KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit, për shkak të korrupsionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit, për shkak të korrupsionit
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit, për shkak të korrupsionit

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2026 1:12 pm
242 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në 29 prill të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 7.7 milionë euro me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.” E thënë thjesht kjo është mirëmbajtja e sistemit dhe serverit të fiskalizimit që bën të mundur lëshimin e faturave nga bizneset.

Por 10 ditë pas shpalljes, tenderi u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga një kompani e quajtur CSP shpk. Në ankesa kompania godiste kriteret e vendosura nga AKSHI duke i kërkuar Komisionit të Prokurimeve Publike modifikimin e tyre.

KPP-së iu deshën dy muaj për të dalë me një vendim. Në datën 1 korrik të vitit të kaluar, organi suprem i tenderave pranoi pjesërish ankesën e kompanisë CSP shpk dhe urdhëroi AKSHI-n, që të modifikonte dokumentat e tenderit. Në pikën 3 të vendimit, KPP urdhëroi AKSHI-n, që brenda 5 ditëve të vinte në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit. Por çfarë ndodhi më pas?

AKSHI i ktheu përgjigje KPP-së në datën 15 korrik për zbatimin e vendimit, por Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e mbajti të ngrirë procedurën për plot 5 muaj dhe ktheu përgjigje për zbatimin e vendimit të KPP-së vetëm në 18 nëntor. Arsyet se pse Tatimet e bllokuan tenderin për 5 muaj mbeten mister.

Vendimi i KPP qe tregon se Tatimet e bllokuan tenderin 5 muaj

Por pas kthimit të përgjigjes, në 4 dhjetor KPP vendosi ta zhbllokojë procedurën dhe të lejojë AKSHI-n që të vazhdojë me zhvillimin e tenderit. Por lufta vazhdonte. Në 18 dhjetor tenderi u bllokua sërish. Këtë herë ishte një ankesë e kompanisë Datalog.

Dy ditë pas vendimit të KPP për lejimin e vazhdimit me tenderin, AKSHI ngarkoi dy shtojca të reja në dokumentet e tenderit. Këto shtojca sipas ankesës së kompanisë DATALOG në KPP, praktikisht paracaktonin fituesin.

“Konkretisht ne faqe 34 te dokumentit shtojce.doc te publikuar ne SPE, vete Autoriteti Kontraktor (AKSHI) pohon se kriteri 2.3.4 i vendosur nga ai mund te plotesohet vetem nga dy Operatorë Ekonomikë. Pra AK pohon se kjo gare sipas AK, mund te fitohet ose nga Infosoft Systems sh.a ose Horizon shpk ose nga dy dyja bashke si bashkim operatoresh ekonomik! Pra qartesisht kemi te bejme me nje procedure te mbyllur faktikisht, ku fituesi eshte i paracaktuar,” denonconte Datalog në ankesën drejtuar KPP-së.

Ankesa e Datalog ku akuzon AKSHI-n per paracaktim fituesi

Kriteri 2.3.4 vendoste kusht që kompanitë duhet të kishin autorizim nga Oracle, posaçërisht për Shqipërinë. Ky kriter përmbushej vetëm nga dy kompani. Infosoft e Armand Sharrës dhe Bledar Dhimës si dhe Horizon e Ermal Beqirit. Ndërkohë një kompani e huaj që mund të kishte të njëjtën marrëveshje me Oracle, por jo posaçërisht për Shqipërinë skualifikohej automatikisht.

Historikisht sistemi i fiskalizimit është mirëmbajtur nga një kompani kroate e lidhur me presidentin kroat Milanoviç. Por më sa duke, grupi që kishte në dorë AKSHI-n, kishte vendosur të gjunjëzonte edhe kroatët e Primus, pavarësisht fuqisë së tyre.

Si rezultat, tenderi për mirëmbajtjen e fiskalizimit nuk është zhvilluar ende as sot, kur po bëhet thuajse 1 vit nga shpallja e tij. Që nga qershori i vitit të kaluar, sistemi i fiskalizimit është praktikisht pa mirëmbajtje, për shkak të mos zhvillimit të tenderit. Kjo është edhe arsyeja se pse kohët e fundit, bizneset po përballen me vështirësi serioze për të lëshuar fatura në aktivitetin e tyre të përditshëm, pasi sistemi herë pas herë kalon në kolaps. Kjo është një kosto shtesë që korrupsioni i ngarkon ekonomisë dhe qytetarëve.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës, mashtrimi i radhës
Artikulli tjetër Mifol/ Koncesionari i Aeroportit të Vlorës po rrafshon kodrën e varrezave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.