KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mifol/ Koncesionari i Aeroportit të Vlorës po rrafshon kodrën e varrezave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mifol/ Koncesionari i Aeroportit të Vlorës po rrafshon kodrën e varrezave
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinion

Mifol/ Koncesionari i Aeroportit të Vlorës po rrafshon kodrën e varrezave

Përditësimi i fundit: 26 Janar, 2026 1:16 pm
240 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Koncesionari i Aeroportit të Vlorës po rrafshon malin në fshatin Mifol, ku pushteti vendor vetëm sa fërkon sytë, duke mos ndaluar këtë masakër mjedisore që vetëm sa shtohet dita-ditës.

Pa asnjë leje përkatëse nga institucionet qendrore, lokale apo edhe mjedisore, firma 2A Group me pronar Valon Ademin, ka dërguar në Mifol mjete të rënda për të marrë dhe dhe për t’a dërguar në fushën e kripores, atje ku po ndërtohet Aeroporti.

Pavarësisht se nga njëra anë dy firmat, që përbëjnë edhe koncesionarin e VIA, po zihen për aksionet, me bllokime dhe vendime, në terren ata po bëjnë kërdinë, duke mos pyetur as për ligje dhe as për leje.

Por, skandali thellohet më tej për shkak se pushteti vendor, ai që prek drejtpërdrejtë banorët, si Njësia Administrative Novoselë, apo edhe Bashkia Vlorë, nuk kanë reaguar, pavarësisht se janë lajmëruar me dhjetëra herë nga banorët.

A nuk ka kapacitete Bashkia e Vlorës për të dërguar inspektorë në zonë? Nga ata të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, të cilët vendosin gjoba sa herë që banorëte Mifolit, por jo vetëm, ndërtojnë kotece, avlli apo kasolle. Po nëse këtë s’veprojnë, po Policia Bashkiake ku është? A është lajmëruar IKMT-ja qendrore? Duket se, porosia ka ardhur nga lart, pasi asnjë institucion nuk vepron në atë zonë, duke qenë se vetë klane brenda mazhorancës kanë interesa personale apo familjare me njërën apo tjetrën firmë.

Këto institucione duhet të bëjnë gjënë më të thjeshtë, të trokasin te pushteti vendor për të parë nëse është miratuar ndonjë shesh për të marrë dhe’. Apo firmat koncesionare kanë vepruar tinzar, duke mos pasur asnjë leje, por ndërkohë që gërryejnë ç’të mundin. A mos vallë koncesionari ka bërë lidhjen direkte me Administratorin e Novoselës Kanan Shakajn?

Administratori Shakaj duket se e ka bërë “pronë” të vetën Novoselën. Ai ka qenë kryetar i Komunës së Novoselës për disa mandate. Pas vitit 2015, kur u bë edhe reforma territoriale, Kanani u emërua Administrator, duke mbajtur sërish çelësat e asaj godine në Novoselë për më shumë se 20 vitesh. A nuk ka djem e vajza të reja, me integritet e gjithë zona për të drejtuar Njësinë Administrative?

Një nga rastet më flagrante të shpërdorimit të detyrës është pikërisht rasti që po denoncon VoxNews, ku Kanani as ka vepruar për të ndaluar këtë masakër. A nuk i ka parë Kanani apo shokët e tij të partisë mjetet e rënda në fshatin Mifol? Nëse jo, apo është “fshehur”, ja ku i ka kamionët, ku banorët kanë treguar për VoxNews se në një ditë mbushen nga 50 deri në 100 të tillë, për të shkuar më pas në zonën e Aeroportit.

Banorët e fshatin Mifol, në Njësinë Administrative Novoselë, kanë denoncuar në VoxNews, me foto, video apo edhe dokumente, të gjithë masakrën mjedisore. “Dhjetëra kamionë, të cilët punojnë në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, po marrin dhe nga kodrat e fshatit Mifol për mbushjen e territorit të aeroportit. Skrepa dhe fadroma punojnë ditë e natë, duke shkatërruar tokat e banorëve të Mifolit, pa asnjë transparencë dhe pa asnjë plan të miratuar publikisht” pohojnë banorës.

Banorët thanë se egziston edhe një vendim i Këshillit të Komunës Novoselë, i vitit 2014, i cili e përcakton atë zonë si vend për varreza. “Në asnjë rresht të atij vendimi nuk parashikohet që territori të shfrytëzohet për marrjen e dherave apo inerteve. Megjithatë, sot askush nga institucionet përgjegjëse nuk mban përgjegjësi për këtë masakër që po i bëhet këtij fshati. Nuk ka asnjë dokument që të përcaktojë sa metra kub dhe do të merret, për sa kohë do të zgjasë kjo ndërhyrje,dhe, mbi të gjitha, çfarë do të përfitojë Mifoli në këmbim” pohojnë banorët.

Më tej thonë se kjo nuk është hera e parë që Mifoli bie pre e këtij fenomeni. “Më herët, dheu është marrë edhe për mbushje kapanonesh private dhe tokash, ku në kurriz të banorëve të zonës është bërë pazar, pa asnjë dokument, pa procesverbal dhe pa asnjë njoftim zyrtar nga policia, bashkia apo prefektura. Një tjetër rast ku zhvillimi i madh bëhet mbi shpinën e fshatrave të vegjël, ndërsa heshtja institucionale flet më fort se çdo justifikim” përfundojnë ata.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ujësjellësit licencohen, por nuk kontrollohen

AMF bëhet palë me paligjshmërinë, nuk i bindet Kuvendit

Rama bën deputetin e tij të Beratit, Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”

Si po e humbet Shqipëria biodiversitetin e saj bujqësor?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u la pa mirëmbajtje sistemi i fiskalizimit, për shkak të korrupsionit
Artikulli tjetër Selenicë/ Zjarr në një banesë, humb jetën i moshuari

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Dosjet Shqiptare” zbulojnë verbërinë morale të arkitektëve
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Gusht, 2026
Aksident në Golem/ Humbin jetën 2 persona, pas përplasjes së motorit
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
Viti 2025 shënoi rritje të shtetasve të huaj, në Shqipëri
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Gusht, 2026
“Taranto 2026”/ Mundësit shqiptarë shkruajnë historinë në Lojërat Mesdhetare
Aktuale Kryesore Sociale Sporti Te Tjera 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.