KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë”
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë”

Përditësimi i fundit: 29 Janar, 2026 12:32 pm
247 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas më shumë se 20 vitesh zvarritjeje, shteti shqiptar po ndërhyn për t’i dhënë fund një kapitulli problematik të ekonomisë publike: shoqërive tregtare me kapital shtetëror që kanë mbetur për vite të tëra në proces likuidimi, pa u mbyllur realisht asnjëherë.

Me një projektligj të posaçëm, qeveria parashikon mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të këtyre shoqërive, duke pastruar bilancet nga borxhe historike dhe duke rimarrë kontrollin mbi pasuri të konsiderueshme shtetërore që sot janë të bllokuara juridikisht

Në listën e shoqërive që preken nga kjo nismë përfshihen emra të njohur të ish-industrisë shtetërore, shumë prej të cilave kanë hyrë në likuidim që në fillim të viteve 2000, por pa u mbyllur kurrë përfundimisht. Mes tyre janë:

“Albbakër” sh.a.,

“Albkrom” sh.a.,

“Albminiera” sh.a.,

“Prodhim Mobilje” sh.a.,

“Petrol Alba” sh.a.,

“Duhan–Cigare” sh.a.,

“Albkontroll” sh.a. (Durrës),

“Superfosfat Kurbin” sh.a.,

si edhe “Qendra e Regjistrimit të Aksioneve”.

Këto shoqëri nuk ushtrojnë më aktivitet ekonomik prej vitesh, por kanë vazhduar të ekzistojnë si subjekte juridike, kryesisht për shkak të borxheve të vjetra, pronave të paregjistruara dhe proceseve të papërfunduara të likuidimit.

Një nga elementët kyç të projektligjit është ndarja e detyrimeve reale nga borxhet historike, të cilat në shumë raste rezultojnë të parashkruara, të pajustifikuara ose të lidhura me subjekte që nuk ekzistojnë më. Ligji parashikon që detyrimet reale të shlyhen sipas rendit të përcaktuar në Kodin Civil, ndërsa borxhet e parashkruara të fshihen ligjërisht, duke pastruar bilancet nga ngarkesa fiktive

Paralelisht, të gjitha pasuritë e këtyre shoqërive si truall, fabrika, depo, objekte industriale dhe galeri minerare,  do të transferohen te një subjekt i vetëm shtetëror, i sapokrijuar, me emrin “Operatori i Shoqërive Shtetërore” sh.a.. Ky operator do të shërbejë si administrator i centralizuar i aseteve dhe detyrimeve të trashëguara, duke garantuar vazhdimësinë juridike në marrëdhëniet me kreditorët dhe palët e treta.

Ligji nuk parashikon privatizim të drejtpërdrejtë dhe as rikthim të këtyre shoqërive në aktivitet ekonomik. Qëllimi është mbyllja përfundimtare e një problemi të vjetër, rritja e sigurisë juridike dhe nxjerrja e pasurisë publike nga një kaos ligjor që ka zgjatur për dekada.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Urimi cinik që mbërriti në telefona, për një privatësi tashmë të humbur
Artikulli tjetër Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.