KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë
AnalizeFokusKomentKryesoreSociale

Shembja në aksin Librazhd-Qafë Thanë/ Kreu i ARRSH: Mali ka pirë shumë ujë

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2026 2:04 pm
40 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli, teksa ka folur për mediat pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd-Qafë Thanë, deklaroi se shembja është një fenomen natyror.

Teksa u përpoq që për një moment të kthehej në “Baba Vangën” e Shqipërisë, Ami Kozeli tha se shembja është shkaktuar nga mbingopja e malit me ujë dhe këtë e ka konstatuar duke e parë me sy të lirë.

Ai tha se, pavarësisht se trasa e re kalon mbi malin ku ndodhi rrëshqitja dhe mjetet e rënda janë çdo ditë në terren, ndërhyrjet nuk kanë ndikuar në destabilizimin e masivit shkëmbor.

“Kemi konstatuar edhe me sy të lirë se mali është i mbingopur nga uji, çka ka sjellë shembjen e shpatit. Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po kryhen në këtë segment” deklaroi drejtori i ARRSH.

Kaosi që u shkaktua në aksin Librazhd-Qafë Thanë dhe fadromat e “ANK” që e rënduan situatën

Qarkullimi në një nga rrugët kombëtare më të rëndësishme që lidh Librazhdin me juglindjen e vendit u ndërpre paraditen e djeshme (e diele, 1 shkurt) për shkak të rrëshqitjes masive të dheut, gurëve dhe shkëmbinjve.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur Dragostunjë, ku një masiv i madh shkëmbor ra nga mali, duke zënë të gjithë gjerësinë e akseve dhe bllokuar të dyja drejtimet.

Bllokimi i aksit paralizoi qarkullimin duke bllokuar automjetet edhe një auto-ambulancë që po dërgonte një grua me këmbë të thyer drejt Spitalit të Elbasanit.

Stafi mjekësor u detyrua ta nxirrte pacienten nga ambulanca dhe ta kalonte përmes lumit pranë rrugës në një barrelë, për të vazhduar transportimin e saj për ndihmë mjekësore.

Rruga e bllokuar është pjesë e një projekti më të gjerë të zgjerimit dhe rehabilitimit të aksit Librazhd–Qafë Thanë, projekt që synon përmirësimin e lidhshmërisë dhe sigurisë së trafikut në këtë korridor strategjik.

Punimet e këtij projekti kryhen nga kompania A.N.K. SHPK, e cila ka historik në projekte infrastrukturore në Shqipëri dhe ka fituar tenderë publikë për faza të ndryshme të rrugës. Kompania ka lidhje me biznesmenin Ndue Kola, ndërsa pronësia aktuale është në duart e vëllait të tij, Agim Kola. Tenderi për fazën e fundit të zgjerimit të rrugës është shpallur me një fond limit prej rreth 29 milionë eurosh, përfshirë TVSH-në.

Ndëkohë sipas raportimeve, pikërisht kompania A.N.K konsiderohet shkaktare direkte e bllokimit, pasi thuhet se kjo e fundit po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, dhe ka nisur punimet për shembjen e pjesës së rrezikshme në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës.

Ndërhyrja e fadromave të ANK ka sjellë hedhjen në rrugë të masivëve të gurëve e dherave, çka ka përkeqësuar bllokimin e aksit.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e djeshme se arsyeja kryesore e gjithë kësaj situate janë vjedhjet kolosale të dyshes Rama –  Balluku.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si u sabotua ekzekutimi i gjobës 190 mijë euro të Bankers Petroleum?

Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit

Ndërtimi jep sinjale të forta ftohjeje

Menaxhimi i pronave të Himarës, me shoqëri tregtare, pritet me shqetësim

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat spanjolle i bëjnë jehonë triumfit të Alcaraz, në Australian Open
Artikulli tjetër Borxhi Publik, një nga pengesat kryesore për integrimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve, brenda ditës, me 4000%
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 2 Shkurt, 2026
Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 2 Shkurt, 2026
Korridore të fshehta të drogës, nga Shqipëria, drejt Malit të Zi
Analize Fokus Kryesore Rajoni Zhvillim 2 Shkurt, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.