KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2026 2:13 pm
253 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Erzen Tola, i akuzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shkelje të rënda ligjore dhe për të cilin është kërkuar zyrtarisht largimi nga shërbimi civil, vijon të mbajë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit.

Ishte fillimisht ministrja Ogerta Manastirliu, e cila kur ishte në krye të Arsimit, ka refuzuar të zbatojë rekomandimet e KLSH-së, duke e mbajtur Tolën në detyrë.

Tola, sipas raportit të KLSH-së, rezulton të jetë i përfshirë në një sërë shkeljesh ligjore, por sërish vazhdon të qëndrojë në postin e sekretarit, duke ngritur dyshime mbi ndikimin dhe mbrojtjen që gëzon brenda strukturave të Ministrisë. Kjo pasi, edhe pse tashmë që në krye të këtij institucioni është caktuar Mirela Kumbaro, sërish Tola vijon të mbajë postin e sekretarit.

Në dokumentin zyrtar të KLSH-së, rekomandohet qartë masa disiplinore “largim nga shërbimi civil” për Erzen Tolën, megjithatë, të dy ministret e Arsimit e kanë bllokuar këtë proces, duke e mbajtur Tolën si një “ushtar besnik” për interesa politike.

Sipas audituesve të KLSH-së, shkeljet e Tolës, me rrogë 10 mijë euro, lidhen me moskryerjen e detyrave funksionale në kohë, vonesat ose mungesën e inicimit të proceseve gjyqësore për rikthimin e fondeve të përfituara nga studentë dhe nëpunës civilë në shkelje të kontratave, si dhe me keqadministrimin e mbështetjes financiare për studentët e ekselencës.

Por pavarësisht akuzave të rënda të ngritura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe kërkesës zyrtare për largimin e tij nga shërbimi civil, Erzen Tola vijon të mbetet në detyrë. Duket se Ministria e Arsimit, nën shembullin e Edi Ramës, i ‘mban peng’ vartësit e kapur në shkelje për ti përdorur më pas si ‘mish për top’ në zbatimin e urdhrave antiligjorë.
Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korridore të fshehta të drogës, nga Shqipëria, drejt Malit të Zi
Artikulli tjetër Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.