KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 102 kontejnerët e “Kurum” me mbetjet toksike, Prokuroria firmos 33 masa sigurie
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 102 kontejnerët e “Kurum” me mbetjet toksike, Prokuroria firmos 33 masa sigurie
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

102 kontejnerët e “Kurum” me mbetjet toksike, Prokuroria firmos 33 masa sigurie

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2026 11:04 am
438 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Durrësit ka firmosur ditën e sotme 33 masa sigurie në kuadër të hetimeve për mbetjet e rrezikshme të lidhura me kompaninë “Kurum”.

Burime për mediat bëjnë me dije se 26 prej masave janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest shtëpie”.

Sipas të njëjtave informacione mësohet se në zbatim të këtyre masave policia e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë ndërmarrë një operacion të përbashkët ku deri më tani mësohet se nga 33 masat, janë ekzekutuar vetëm 22 prej tyre.

Hetimet lidhen me skandalin e eksportimit të 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës, të cilët u rikthyen më pas në Shqipëri pas një sinjalizimi nga Rrjeti i Bazelit.

Masat janë marrë pas mbërritjes nga Italia të rezultateve të analizave laboratorike për mostrat e mbetjeve të sekuestruara, të cilat, sipas burimeve hetimore, i klasifikojnë ato si të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut.

Analizat kanë treguar se përqendrimi i substancave të rrezikshme është ndjeshëm mbi normat e lejuara, duke e zhvendosur çështjen nga një problem administrativ mjedisor në një rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin.

Teksa ende nuk ka një reagim zyrtar nga Prokuroria e Durrësit, burime për mediat konfirmojnë se në “arrest shtëpie” është lënë ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit,Arta Dollani si dhe janë firmosur masa sigurie edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM-së dhe Doganave, të dyshuar për shkelje ligjore në procesin e trajtimit dhe eksportimit të mbetjeve të rrezikshme.

*Emrat që dihen deri më tani për të cilët janë lëshuar masat e sigurisë: 

Arrest me burg: Harun Sarica; Sh.H ; Mirjeta Zotaj ; A. Sh; Mikail Hila; Mbarime Koroci; Nazif Bajrami, Andon Prifti; Petrit Qosja; Julian Kapedani; Indrit Likaj; E.D; Y.K; Gjovana Sokolaj; Doni Sokolaj, Olizana Pemati; R.B; Edmond Voda; Helidon Lila; Shkelqim Jakupi, Forian çimo, Gazmend Sina, Ingo Hesse, Dritan Seferaj.

Arrest shtëpie: Evis Mellonashi; B. T; Kledina Skëndo; Arta Dollani.

Kujtojmë se 102 kontejnerët me 210 tonë mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2024 në vendin tonë. Më 5 gusht të 2024,  “Basel Action Network”, ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës “Maersk” u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, BAN, tha se anija “Maersk Campton” dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, “Maersk Candor”, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Sipas të dhënave të BAN, kjo nuk ishte dërgesa e parë me mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azizë. Organizata shprehej asokohe se një dërgesë me mbetje të dyshuara të ngjashme u bllokua më herët këtë vit nga Agjencia e Doganave në Fangcheng të Kinës.

Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i bllokuan në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria duke i nisur për t’i kthyer sërish në vendin tonë.

Prokuroria identifikoi dhe nisi hetimet ndaj kompanisë  “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.

 

Marrë mga MNewsbomb.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spanja realizon transplantin e parë të fytyrës në botë
Artikulli tjetër Ekzekutohen 20 nga 33 masat e sigurisë për personat e përfshirë në skandalin e mbetjeve të “Kurum”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.