KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Ndotja e ajrit, vrasës i heshtur’/ Mungojnë të dhënat zyrtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ‘Ndotja e ajrit, vrasës i heshtur’/ Mungojnë të dhënat zyrtare
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

‘Ndotja e ajrit, vrasës i heshtur’/ Mungojnë të dhënat zyrtare

Përditësimi i fundit: 4 Shkurt, 2026 12:40 pm
218 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Qytetet më të mëdha të vendit përballen me nivele të larta ndotjeje të ajrit, por mbeten pa sisteme funksionale për matjen e shkallës së saj, ndërsa të dhënat e mbledhura nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk publikohen në kohë reale.

Në javën e parë të korrikut, ndërsa temperaturat regjistronin rekorde të reja dhe ajri rëndohej nga vapa përvëluese e verës, qielli mbi qytetin industrial të Elbasanit u mbulua me re të dendura tymi, si rrjedhojë e një zjarri që përfshiu venddepozitimin e mbetjeve në periferi të tij.

Sipas matjeve të realizuara nga organizatat mjedisore, si pasojë e zjarrit masiv që përfshiu fushën e mbetjeve, sasi të mëdha dioksidi karboni, metani dhe dioksidi azoti u përhapën në ajër, duke tejkaluar normat e lejuara.

Shqipëria detyrohet nga direktivat e Bashkimit Europian dhe legjislacioni i brendshëm që të monitorojë cilësinë e ajrit si dhe ndikimin e ndotjes në shëndetin e popullatës.

E megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi dhe intervistave me ekspertë tregojnë se qytetet kryesore të vendit nuk kanë mjete që të prodhojnë të dhëna të besueshme për cilësinë e ajrit, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk i publikon këto të dhëna në kohë reale.

Paaftësia për të mbledhur të dhëna mbi sasinë e grimcave të rrezikshme në ajër, sipas ekspertëve, ka paralizuar edhe reagimin ndaj shkaqeve të ndotjes, e cila fajësohet për një gamë të gjerë problemesh shëndetësore në rritje.

“Sjellin probleme në aparatin respirator, probleme të frymëmarrjes, rritje të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, lodhje, irritime dhe ndikim afatgjatë në shëndet, alergji, kollë dhe shqetësime, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit,” tha Imeldi Sokoli, ekspert mjedisi.

Megjithëse ka ngritur një inspektorat të dedikuar për mjedisin, Bashkia e Elbasanit i tha BIRN se kapacitetet e kësaj agjencie lënë për të dëshiruar.

“Inspektorati i Mjedisit, Bashkia Elbasan, nuk disponon logjistikën e duhur për të kryer monitorime në ajër, ujë dhe tokë, por vepron duke i konstatuar nga ana vizive në terren, në të gjithë subjektet që operojnë në territorin e Bashkisë Elbasan”, shpjegoi bashkia në një përgjigje me shkrim.

Pamje e cunguar

Ndotja e ajrit është përqendrimi në atmosferë i substancave të dëmshme – gazra, grimca të imëta apo komponime kimike, në nivele që rrezikojnë shëndetin e njerëzve, ekosistemet dhe klimën.

“Bazuar në të dhënat e monitoruara të cilësisë së ajrit urban për vitin 2024, vlerësohet se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara nuk është në një nivel shumë të mirë”, shkruhet në raportin vjetor të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) për vitin 2024.

Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, 17.6% e aksidenteve cerebrovaskulare, sëmundjeve ishemike të zemrës, sëmundjeve pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astmës dhe kancerit të mushkërive lidhen drejtpërdrejt me ndotjen e ajrit.

Ekspertët e mjedisit theksojnë se matja e rregullt e disa elementeve të caktuara ndihmon në lidhjen e tyre me efektet që mund të kenë në shëndetin e njeriut.

“Sa i përket monitorimit të cilësisë së ajrit, ky proces ka rol kyç për të lidhur ndikimin që ka cilësia e ajrit në shëndetin publik, pasi normat e larta të komponentëve të matur, si PM2.5, PM10, NO2 dhe CO2, sjellin probleme të ndryshme shëndetësore”, tha Imeldi Sokoli.

AKM është institucioni kryesor përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ajrit në Shqipëri dhe, sipas saj, të dhënat mblidhen në kohë reale nga gjashtë stacione automatike, një stacion automatik lëvizës dhe dy stacione automatike të dedikuara për grimcat e pluhurit. Megjithatë, këto të dhëna nuk publikohen në mënyrë të vazhdueshme.

AKM i tha BIRN, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, se me ndihmën e Bashkimit Europian po punon që në të ardhmen të realizojë “publikimin në kohë reale të të dhënave të ajrit urban”

Nga ana tjetër, aktivistët e shoqërisë civile dhe organizatat mjedisore konstatojnë se matja e realizuar nga agjencia jep një panoramë të cunguar, për shkak të numrit të kufizuar të stacioneve të matjes dhe publikimit vetëm një herë në vit të të dhënave përmes raportit të gjendjes në mjedis.

Për ekspertët e mjedisit, mungesa e publikimit të të dhënave nga pikat zyrtare të monitorimit shtetëror në kohë reale krijon një hendek informacioni të përditësuar, që ndikon drejtpërdrejt në të drejtën e qytetarëve për informim dhe mbrojtje shëndetësore.

“Një nga problematikat kryesore lidhet me funksionimin e pikave të monitorimit të cilësisë së ajrit, të cilat në shumë raste rezultojnë prej vitesh pasive ose nuk publikojnë rregullisht të dhëna të aksesueshme për publikun”, evidentoi eksperti i mjedisit, Endi Biba.

Megjithë rrezikun që i kanoset shëndetit publik nga ndotja e ajrit, bashkitë kryesore të vendit, ngjashëm me Elbasanin, nuk kanë kapacitete për të monitoruar sasinë e grimcave të dëmshme. Në përgjigje të kërkesave për informacion, Tirana, Durrësi, por edhe qyteti naftënxjerrës i Kuçovës, i thanë BIRN se nuk kanë instaluar pajisje për matjen e parametrave të ajrit.

Matje alternative

Përballë kësaj situate, aktivistët dhe organizatat në Shqipëri përdorin mjete alternative për matjen e ajrit, si pajisje statike dhe të lëvizshme, ndër to edhe pajisjet e lidhura me “IQAir”, një kompani zvicerane e teknologjisë për cilësinë e ajrit, e njohur globalisht për pajisje dhe zgjidhje që ndihmojnë njerëzit të kenë ajër më të pastër.

Në faqen e saj në internet raportohen në kohë reale parametrat e ajrit në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, përmes pajisjeve të vendosura nga vullnetarë në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Për mesataren e cilësisë së ajrit në vitin 2024, “IQAir” konstatoi se përqendrimi i PM2.5 (grimcat mikroskopike të ajrit) ishte 2.9 herë më i lartë se vlera e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Në një vend ku ndotja e ajrit përbën një nga sfidat kryesore mjedisore dhe shëndetësore, funksionaliteti i pikave të monitorimit, publikimi i rregullt i të dhënave dhe përfshirja e komuniteteve duhet të jenë elementë thelbësorë të politikave mjedisore,” tha Endi Biba.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë se çfarë ajri po thithin dhe të kenë akses real në këtë informacion”, përfundoi ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas “boom”-it, tregu i pronave jep sinjale frenimi, çmimet janë rritur 120% në 5 vjet

Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Ramës

Ngjitja dhe rënia e Ergys Agasit

Trump njofton rimbushjen e rezervave të SHBA-së me naftë venezueliane

Rritja e kostove po shkrin biznesin e akullores vendase

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sorosi financon me 3.3 milion dollarë protestat në Minesota
Artikulli tjetër Importet e veshjeve dhe këpucëve bien 9%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nën hijen e Beratit, beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Skandali me 6 mln eurot e Startup-eve: Shpallen fitues që nuk plotësojnë kriteret
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Sociale 30 Gusht, 2026
Leksione se si ulen çmimet
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 30 Gusht, 2026
Fierzë nën 275 metra, bien prurjet dhe tkurret rezerva hidrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.