Plani i Rritjes dhe Agjenda e Reformave (Plani) u prezantua nga presidentja e Komisionit Europian von der Leyen për herë të parë në Globesec në Bratislavë, në maj 2023[i]. Plani sipas von der Leyen u ndërtua mbi 4 shtylla:
Qëllimet në parim ishin fisnikë dhe jo vetëm të:
Në këtë mënyrë, sipas von der Leyen, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor do të dyfishoheshin brenda dekadës, pra në 7 vjet[ii]. E gjithë kjo “përrallë ekonomike” u përball shpejt me realitetin. Që në krye, burokratët e Komisionit nuk ishin në gjendje t’i paraqisnin autorit në komunikim zyrtar[iii] në nëntor 2023, raste nëpër botë kur dyfishimi i ekonomisë së një vendi është arritur në 7 vjet.
Kjo kërkon rritje ~10% në vit. Prej atëherë, von der Leyen shprehet se dyfishimi i ekonomive do të arrihet në 10 vjet, çka kërkon rritje prej ~7% në vit[iv]. Për shkak se edhe ky nivel rritjeje është pothuaj i pamundur, “justifikimi” rafinohet më tej duke shtuar normën e inflacionit te rritja ekonomike. Në këtë rast 4% rritje reale ekonomike +3% inflacion.
Por edhe me këtë skenar, realiteti është i hidhur. Prej 2024, shifrat e rritjes ekonomike dhe inflacionit për vendet e Ballkanit Perëndimor janë si në tabelë:
Siç vihet re, edhe “justifikimi” për rritje 7% ku përfshihet inflacioni ka rënë.
Pse dështoi Plani i Rritjes në Shqipëri?
Problemet fillojnë që në nisje.
“E di që reformat themelore që po kërkojmë prej jush nuk janë të lehta. Ato prekin strukturat e vendosura të pushtetit, sfidojnë interesat e rrënjosura.” [ii]
Cilat janë këto reforma që “prekin struktura të pushtetit dhe interesa të rrënjosura për të kuptuar atë që thotë Marta Kos
Këto janë vetëm 16 nga 143 reforma që duhen zbatuar deri më 31 gusht 2027. Deri më tani, kur jemi në gjysmën e rrugës, kemi realizuar vetëm 21/143! Me këtë ritëm, në rastin më të mirë, anëtarësimi në BE shtyhet deri më 2033. Pjesa tjetër që duhen kryer janë edhe më të fuqishme dhe prekin interesa tepër të mëdha.
Pavarësisht dëshirës për optimizëm, mundësia që Plani i Rritjes të marrë një kthesë të fuqishme drejt realizimit duken pothuaj të pamundura në situatën e tanishme. Pesimizmi shtohet edhe më tej kur mendon se nuk po kryejmë as reforma për të cilat paguhemi. Për herë të parë në historinë e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor paguhen për kryerjen e reformave, në rastin e Shqipërisë përfitimi gati ~900 milionë euro grante dhe kredi të buta.
Nëse nuk kryejmë reforma për të cilat paguhemi, imagjino të tjerat që kanë të bëjnë me Interim Benchmarks IBAR (standardet e ndërmjetme). Pa kryer IBAR nuk mund të mbyllet asnjë kapitull negociatash! E vetmja rreze shprese është se deri më tani jemi përpara vendeve të tjera në zbatimin e Planit, por prapa Malit të Zi, i cili tashmë ka miratuar IBAR.
Bashkimi Europian po bie në grackën e një narrative pozitive vetëkënaqësie çka vihet re edhe në çështje të tjera që prekin Unionin. Marta Kos, si “ballkanase” e largët, duhet ta dijë se në këtë rajon duhet të kesh “karotë të madhe” dhe “shkop” edhe më të madh nëse vërtet dëshiron të pranojë Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë në BE.
Nëse Bashkimi Europian vërtet dëshiron të vazhdojë të përdorë “stick and carrot”, si levën e ushtrimit të ndikimit dhe fuqisë së tij, duhet të largojë frikën krejtësisht teorike se Shqipëria do të shkonte në drejtim të ndonjë fuqie tjetër botërore dhe jo në BE, nëse nuk do të “llastohej e merrej me të mira”.
Në rast se ndokush vërtet do të provonte ta dërgonte Shqipërinë në “krahët” e fuqive të tjera, do të mjaftonte që BE t’u drejtohej qartë dhe drejtpërdrejt shqiptarëve, të tregonte me emër dhe për turp dhe problemi do të zgjidhej nga këta të fundit.
Marrë nga Monitor