KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Denoncimi: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa me doktoraturë plagjaturë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Denoncimi: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa me doktoraturë plagjaturë
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Denoncimi: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa me doktoraturë plagjaturë

Përditësimi i fundit: 17 Shkurt, 2026 1:05 pm
448 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Studiuesi Taulant Muka ka publikuar dy denoncime, ku akuzon drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa, për plagjiaturë në artikuj shkencorë dhe në doktoraturën e tij.

Një ditë më parë, Muka denoncoi një artikull shkencor të publikuar nga Igli Tafa në vitin 2011, me titull “A Survey of QoS Routing Protocols for Ad Hoc Networks”, është kopjuar fjalë për fjalë nga studime të mëhershme të publikuara nga autorë në Malajzi dhe Indi, konkretisht nga punimet e Aisha-Hassaan (2008) dhe I. Latha (2009).

Sipas Mukës, artikulli përmban pjesë të marra “copy–paste”, duke ngritur dyshime serioze mbi integritetin akademik të drejtuesit të një institucioni që administron sistemet digjitale shtetërore dhe të dhënat e qytetarëve.

“Dashuria e Kryeministrit Rama për plagjiaturën s’ka fund…

Artikulli shkencor i vitit 2011 i Igli Tafës, drejtorit të ri të AKSHI, është kopjuar fjalë për fjalë (copy–paste) nga studime të publikuara më herët në Malajzi dhe Indi. Mes mijërave shqiptarëve të arsimuar, Kryeministri sërish provon se plagjiaturën e ka kriter për drejtuesit.

Bëhet fjalë për studimin: “A Survey of QoS Routing Protocols for Ad Hoc Networks” (2011), i cili rezulton identik me pjesë nga dy artikujt e Aisha-Hassaan (2008) dhe I. Latha (2009).

AKSHI është institucioni që administron sistemet digjitale të shtetit dhe të dhënat e qytetarëve. Si mund të drejtohet një institucion kaq kritik nga dikush me një precedent të tillë?

Dhe pyetja tjetër: a është vetëm ky artikull i tij 100% copy–paste?

Rasti nuk duket i izoluar: edhe ish-drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, e kemi treguar për doktoraturën 100% plagjiaturë.

Pas gjithë ngjarjeve të rënda që lidhen me AKSHI, janë të qarta pasojat kur institucione kritike drejtohen nga njerëz me standarde të ulëta profesionale.”, shkori Muka në facebook ditën e djshme.

Ndërkohë, në reagimin e tij të bërë sot, Muka ngriti akuza edhe për doktoraturën e Igli Tafës, e mbrojtur në vitin 2013 në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Sipas tij, leksionet e profesoreshës rumune Dana Petcu, të publikuara në vitin 2009, janë përdorur fjalë për fjalë si kapituj në disertacionin e Tafës. Muka thekson se që në kapitullin e parë vërehet përputhje e plotë e tekstit dhe strukturës, duke e cilësuar këtë si një rast të qartë plagjiature.

“Rasti i dytë i Igli Tafës, Drejtorit të AKSHI-t!

Leksionet e profesoreshës rumune Dana Petcu (2009) janë përdorur fjalë për fjalë si kapituj në doktoraturën e Igli Tafës (mbrojtur 2013, Universiteti Politeknik i Tiranës). Pra: shënime leksionesh të një profesoreje të huaj, të paraqitura si punë doktorature!

Që në kapitullin e parë del qartë kopjimi, teksti dhe struktura përputhen identikisht. Ky është standardi i drejtorit të AKSHI-t. Një shembull i keq se si merren gradat dhe titujt shkencorë në Shqipëri, duke dëmtuar arsimin dhe meritokracinë.

Denoncimi i djeshem për artikullin e 2011 kopjuar nga studime malajziane e indiane nuk eshte plagjiature e izoluar e z. Tafa. Si është e mundur që në vitin 2026, kur teknologjia e zbulon kopjimin menjëherë dhe kur mijëra shqiptarë janë edukuar në universitetet më të mira në botë, ne ende drejtohemi nga plagjiatura?

Doktoratura e z. Tafa nuk shkarkohet online në faqen e Universitetit Politeknik, siç kërkon ligji për transparencën në arsimin e lartë dhe aksesin publik të disertacioneve. Kjo mungesë aksesi publik tregon edhe arsyen pse qeveria dhe Biblioteka Kombëtare kanë kufizuar ose “kycur” doktoraturat nga qasja e lirë: praktikisht kane bllokuar meritokracinë dhe të ardhmen e vendit.”, shkroi Muka në postimin e ditës së sotme.

Mesaduket kryeministri Edi Rama ka si kriter vlerësues për këtë post, aftësinë për të vjedhur pasi më herët, Muka ka denoncuar edhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, për plagjiaturë në doktoraturën e saj.

Në një reagim në Facebook, Muka shkruante se teza e saj ishte “një kombinim copy-paste i pjesës teorike nga burime të ndryshme”, ndërsa pjesë të tjera, sipas tij, ngjanin më shumë me shënime leksionesh apo specifikime teknike tenderash sesa me një punim doktorature.

“A mundet drejtoresha plagjiature e AKSHI te kontrolloj plagjiaturat dhe sistemin e provimeve te matures dhe shtetit në Shqiperi?

Pak dite me pare Kryeministri deklaroi qe do t’i dixhitalizojme doktoraturat për të kontrolluar plagjiaturat, dhe perbri mendimeve qe kam shprehur pas deklarates se tij, kuptova qe institucioni pergjegjes per dixhitalizimin e proceseve dhe krijimin e sistemeve elektronike eshte AKSHI.

Por si mundet ky insitucion, me ne krye Znj. Mirlinda Karcanaj, Drejtor i Pergjithshem Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit te siguroje cilesine dhe eventualisht te kuptoje dhe parashtroje sakte kerkesat funksionale te sistemit hipotetik, kur Znj. Karcanaj doktoraturen e vete e ka komplet plagjiature? A mundet Znj. Karcanaj të garantoje sistemin dixhital per provimet e matures dhe shtetit qe te ofroje meritokraci”, shkruante Muka më vitin 2018.

Igli Tafa u emërua në krye të AKSHI-t më 13 shkurt 2026, pasi ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj u shkarkua nga detyra dhe ndodhet nën hetim për procedura të dyshuara abuzive me tendera që lidhen me institucionin.

Karçanaj është aktualisht në masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërsa SPAK po heton disa procedura tenderuese me vlera të konsiderueshme, të lidhura me mirëmbajtjen e sistemeve dhe serverëve shtetërorë.

Më parë Igli Tafa ka mbajtur postin e drejtorit në Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Balluku dhe Bektashi, dy të pandehurit e SPAK që po betonizojnë Farkën
Artikulli tjetër Tirana e mbuluar me llaç dhe kantiere ndërtimi, kullat bosh, çmimet në qiell

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.