KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri, këtë verë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri, këtë verë
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri, këtë verë

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2026 10:28 am
399 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kompania ajrore Ryanair, njoftoi se do të shtojë 20 linja të reja nga dhe për në Shqipëri. Sipas kompanisë low cost, plani është që këto linja të sjellin një rritje me 50 për qind të numrit të pasagjerëve duke arritur në 4 milionë.

“Këtë verë, Ryanair do të operojë 43 linja për në/nga Tirana, duke përfshirë 20 linja të reja si Alghero, Baden-Baden, Eindhoven, Genoa, Memmingen, Parma dhe Wroclaw, duke sjellë një rritje të trafikut prej 50% dhe 4 milionë pasagjerë në vitin 2026,” tha Ryanair.

Kompania me bazë në Irlandë njoftoi se do të zgjerojë me shpejtësi investimet dhe aktivitetin e saj në Shqipëri, nëse qeveria shqiptare ruan politikën e taksave të ulëta për aviacionin komercial.

“Gjatë 5 viteve të ardhshme, Ryanair do të vazhdojë të investojë dhe të rritet në Shqipëri, duke vendosur deri në 6 avionë B737 (investim prej 600 milionë dollarësh) në Tiranë, duke u rritur në mbi 6 milionë pasagjerë në vit, duke operuar mbi 60 linja, duke mbështetur mbi 4,000 vende pune deri në vitin 2030, me kusht që Qeveria Shqiptare të vazhdojë politikën e saj të taksës zero mbi aviacionin dhe Aeroporti i Tiranës të ruajë kostot e ulëta të aksesit nëpërmjet skemave të nxitjes së rritjes, për të stimuluar rritjen e shpejtë të trafikut dhe turizmit në Tiranë,” shtoi kompania low cost.

Ryanair i zbuloi këtë planin me rastin e aktivitetit për diplomimin e 35 studentëve të parë në Shqipëri, që do t’i bashkohen stafit të saj si anëtarë ekuipazhi. “35 studentët e parë nga 70 anëtarë të rinj të ekuipazhit të kabinës që do t’i bashkohen linjës ajrore në bazën e saj të re me 4 avionë në Tiranë nga fundi i marsit, e kanë kaluar trajnimin e ekuipazhit të kabinës me një shkallë suksesi 100%,” bëri të ditur kompania.

“Këto rezultate nga 35 praktikantët tanë të parë – një përqindje perfekte kalueshmërie 100% – tregojnë talentin dhe etikën e jashtëzakonshme të punës që kemi gjetur në Shqipëri. Dhe ata janë vetëm gjysma e parë e 70 anëtarëve të rinj të ekuipazhit të kabinës që jemi krenarë t’i mirëpresim në bazën tonë të re me 4 avionë në Tiranë këtë vit. Ndërsa Shqipëria ruan politikën e saj të aviacionit me kosto të ulët dhe pro rritjes, Ryanair do të vazhdojë të investojë, duke sjellë më shumë avionë, më shumë itinerare, më shumë vizitorë dhe më shumë vende pune të paguara mirë në Tiranë. Ky është vetëm fillimi i një partneriteti afatgjatë që do të transformojë udhëtimin ajror dhe turizmin në të gjithë Shqipërinë,” u shpreh CEO i kompanisë irlandeze Michael O’Leary.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në Premierligë, do t’u lejohet iftari lojtarëve, gjatë ndeshjeve, në muajin e shenjtë të Ramazanit
Artikulli tjetër KESH fal energji, shet 11 mijë mega me çmim 16 euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.