KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria jo letrave me vlerë për të mbuluar humbjet e bankës, nga kursi i këmbimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Qeveria jo letrave me vlerë për të mbuluar humbjet e bankës, nga kursi i këmbimit
FinanceFokusZhvillim

Qeveria jo letrave me vlerë për të mbuluar humbjet e bankës, nga kursi i këmbimit

Përditësimi i fundit: 30 Korrik, 2024 8:54 am
220 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare nuk do të lëshojë më letra borxhi për të mbuluar humbjet e Bankës së Shqipërisë nga kursi i këmbimit.

Në pasqyrat e saj financiare të vitit 2023, Banka e Shqipërisë bën të ditur se ky institucion dhe Qeveria Shqiptare, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në konsultime me FMN-në, rishikuan marrëveshjen “Mbi transferimin e fitimit neto të Bankës së Shqipërisë pranë Ministrisë së Financave dhe mbulimin e humbjeve të Bankës së Shqipërisë”.

Siç parashikohet në nenin 7 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, sa herë që në bilancin e Bankës së Shqipërisë vlera e mjeteve të saj bie nën shumën e detyrimeve dhe fondit të themelimit, Ministri i Financave transferon në Bankën e Shqipërisë letra me vlerë të qeverisë të negociueshme, me interes me normat e tregut, në masën e nevojshme për të korrigjuar mungesën.

Por, marrëveshja dypalëshe ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e datës 16.1.2015, e ndryshuar më 29.12.2023, përcakton se termi “detyrime”, referuar nenit 7 të ligjit, nuk përfshin detyrimet ndaj qeverisë shqiptare ose FMN-së, pasi roli i tyre është të garantojnë ose mbështesin stabilitetin financiar.

Për rrjedhojë, këto detyrime nuk pritet të shlyhen në rrethana likuiditeti ose mungese kapitali.

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka njohur humbje nga rivlerësimi i monedhave të huaja, ajo beson se mbetet e mirëkapitalizuar, edhe pse forcimi i monedhës Lek përkundrejt monedhave ku është investuar rezerva valutore, ka gërryer kapitalin e saj.

Banka Qendrore shprehet se fitimet ose nga rivlerësimi janë të luhatshme dhe i nënshtrohen faktorëve ekonomikë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të Bankës së Shqipërisë dhe mund të kthehen me ndryshimin e kushteve ekonomike botërore.

Humbja e akumuluar nga rivlerësimi ka ardhur si rezultat i mbiçmimit të lekut ndaj euros që nga viti 2019.

Banka e Shqipërisë nuk parashikon të zvogëlojë rezervën e saj valutore dhe si rrjedhojë nuk pret që t’i materializojë këto humbje nga kursi i këmbimit.

BSH arsyeton se, në rastet kur ajo do të detyrohet të shesë valutë në treg, do ta bëjë këtë në kushtet kur do të kemi një dobësim të shpejtë të monedhës Lek. Kjo lëvizje do të ndikojë indirekt në uljen e tepricës së llogarisë së rivlerësimit si dhe në rritjen e kursit të këmbimit me të cilën do të shitet rezerva.

Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë gjykon se nuk ka nevojë për kapital shtesë për të plotësuar nevojat e saj operacionale, për sa kohë që mjetet e saj ndjeshëm tejkalojnë detyrimet e afërta për t’u shlyer.

Në veçanti, detyrimet ndaj Qeverisë Shqiptare si dhe FMN-së, nuk pritet të shlyhen plotësisht në një të ardhme të parashikueshme.

Vetëm në periudhën 2022-2023, Banka e Shqpërisë ka raportuar në bilanc më shumë se 40 miliard lekë humbje, si rezultat i zhvlerësimit të rezervës së saj valutore, për shkak të forcimit të lekut në kursin e këmbimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Harris dhe Trump duan të forcojnë klasën e mesme
Artikulli tjetër Faturat e papaguara të energjisë nga ujësjellësit arrijnë në 300 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.