Pas Dritës së Kosovës, edhe dy skuadra të tjera shqiptare kanë siguruar kualifikimin për në turin e tretë të Conference League.
Bëhet fjalë për Ballkanin dhe Deçiçin, kampion në Malin e Zi.
Deçiç Tuz ka eleminuar kampionen e Gjeorgjisë, Dinamon e Batumit. Sfida e mbrëmjes së sotme përfundoi 0-0 në Malin e Zi, teksa kualifikimi i klubit shqiptar u sigurua nga fitorja 0-2 në Gjeorgji.
Sa i përket Ballkanit, skuadra e Ilir Dajës, triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj maltezëve të Hamrun në transfertë, pasi ndeshja e parë u mbyll pa gola.