KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banka Botërore: Qeveria shpenzon shumë, por ka probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Banka Botërore: Qeveria shpenzon shumë, por ka probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesoreOpinion

Banka Botërore: Qeveria shpenzon shumë, por ka probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2026 12:55 pm
387 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren fondet publike, duke theksuar se vendi përballet me kosto të larta në sektorin e transportit dhe me probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore.

Raporti “Albania Public Finance Review 2025” analizon shpenzimet publike dhe vlerëson se përmirësimi i cilësisë së investimeve, sidomos në transport, është thelbësor për rritjen ekonomike dhe për afrimin me Bashkimin Europian.

Sipas raportit, Shqipëria ka bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, duke çuar gati 6% t ë PBB-së për investime publike, por rrjeti i transportit vazhdon të vuajë nga probleme të mëdha. Rrugët karakterizohen nga gjendje e dobët, mbingarkesë trafiku dhe ndotje, ndërsa transporti hekurudhor dhe ai detar mbeten të penguar nga infrastruktura e vjetruar.

Banka Botërore thekson se eliminimi i jo-efikasitetit në investimet infrastrukturore mund të rrisë ndjeshëm cilësinë e përgjithshme të infrastrukturës në vend. Në mënyrë konkrete, përmirësimi i efikasitetit të shpenzimeve në energji dhe transport mund të rrisë indeksin e infrastrukturës me deri në 18.6%.

Kjo do të përmirësonte konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe cilësinë e shërbimeve publike, duke ulur kostot për bizneset dhe qytetarët.

Raporti paralajmëron se rreziqet fiskale në Shqipëri lidhen edhe me detyrimet nga ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike-private (PPP), veçanërisht në sektorët e energjisë dhe transportit.

Efikasiteti i dobët i investimeve publike mbetet një shqetësim i vazhdueshëm, duke rritur presionin mbi financat publike dhe duke kufizuar efektin e investimeve në rritjen ekonomike.

Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i transparencës dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore është thelbësor për të shmangur rritjen e borxhit dhe për të siguruar që investimet të japin rezultatet e pritshme.

Një tjetër problem i madh lidhet me ndikimin e ndryshimeve klimatike. Sektori i transportit dhe energjisë konsiderohet shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike, ndërsa financimi për menaxhimin e fatkeqësive dhe mbrojtjen e mjedisit mbetet i pamjaftueshëm.

Për t’u afruar me standardet rajonale, Shqipërisë do t’i duhet të rrisë shpenzimet për klimën dhe mjedisin me 0.4–0.9% të PBB-së.

Banka Botërore rekomandon që Shqipëria të fokusohet në përmirësimin e përzgjedhjes së projekteve infrastrukturore, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve, forcimin e institucioneve dhe monitorimit të investimeve.

Sipas raportit, pa rritjen e cilësisë së investimeve dhe pa projekte më të përgatitura, shpenzimet e larta në transport rrezikojnë të mos japin efektin e pritur në zhvillimin ekonomik.

Studimi thekson se Shqipëria nuk ka problem vetëm nivelin e investimeve në transport, por mbi të gjitha cilësinë dhe efikasitetin e tyre. Përmirësimi i menaxhimit të projekteve dhe rritja e transparencës konsiderohen vendimtare për rritjen ekonomike dhe afrimin me BE-në.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kosova rrezikon 166 milion euro nga fondet e BE-së për planin e rritjes

Zjarret në vend/ 32 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive

Formula 1/ Fiton Antonelli në Monza, piloti italian niset nga vendi i 19-të

Superiore/ Tirana më në fund buzëqesh, vjen fitorja e parë në kampionat

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbi/ Dy persona tentojnë të vrasin presidentin Vuçiç
Artikulli tjetër Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin dhe kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.