KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Raiffeisen Bank ndërtoi 70 m2 pa leje në mes të Tiranës

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2026 11:25 am
102 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shumë institucione publike ndër muaj e vite, bënë fiks dy sy qorr dhe veshët e shurdhër përballë një zaptimi të hapësirës publike. Zaptuesi nuk ishte një i fortë apo lac rrugësh, as më shumë e as më pak ishte selia qendrore e Raiffeisen Bank Albania.

Në pjesën e pasme që lidh Rrugën e Kavajës me Rrugën e Durrësit, në një lagje autoktone tiranase e në mes të kryeqytetit, Raiffeisen Bank e ktheu hapësirën publike dhe trotuarin në një strehë për kondicionerët e zyrave. Kjo situatë në plot 70 m2, sipas IMT, është ndërtuar pa leje, e pikërisht nga një institucion që ligjin dhe lejen do duhet t’i ketë të shenjta. Pra, BANKA.

I vetmi institucion që guxoi të përballej pa u joshur, edhe pse Raiffeisen Bank ka shumë para, ishte Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë.

Ky institucion, në përgjigje të ankesave të banorëve, konstatoi zaptimin dhe ndërtimin e paligjshëm nga Raiffeisen Bank, e gjobiti dhe i kërkoi largim të menjëhershëm dhe kthim të trotuarit në shërbim të publikut.

Por banka, nga ana e saj, e refuzoi këtë vendim, duke trokitur në gjykatë. Pak javë më parë, gjykata i ka dhënë të drejtë IMT-së, duke detyruar Raiffeisen të paguajë gjobën e vendosur nga IMT. Ajo që mbetet shumë e habitshme është se si këtë situatë nuk e panë satelitët Albania 1 dhe 2, si dhe Policia e Shtetit, Policia Bashkiake e shumë institucione publike, duke toleruar thuajse një geto me hekura, gjenerator dhe kondicionerë që ua nxinë jetën banorëve.

Më 5 shkurt 2026, gjykata ka vendosur që Raiffeisen Bank të paguajë gjobën e vendosur nga IMT, si dhe interesat si kamatëvonesë, duke e çuar në afro 6 mijë euro faturën për bankën. Mbetet për t’u parë nëse banka ka reaguar apo do të reagojë edhe për heqjen e ndërtimit pa leje.

DOKUMENTI 1

BASHKIA TIRANË

INSPEKTORATI I MBROJTJES SË TERRITORIT – NJËSIA 10

Seria Nr: 0008170

Proces Verbal Nr: 8170

Datë: 20.10.2025

Për: Konstatimin e kundërvajtjes

Bazuar në Ligjin Nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar, si dhe ligje të tjera në fuqi, inspektorët ushtruan kontroll në subjektin:

Subjekti: Raiffeisen Bank

Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë

KONSTATUAN:

  1. Shtesë me sipërfaqe rreth 70 m², e ndërtuar në terren ekzistues.
  2. E mbuluar me konstruksion alumini + gjenerator brenda.
  3. Punime të kryera pa leje nga organet përkatëse.
  4. Referuar ankesës me portalin “Hapësira Ime Publike” (me nr. reference 2025/019-…).

Kërkohet:

Të paraqitet dokumentacioni tekniko-ligjor pranë IMT brenda afateve ligjore në fuqi.

DOKUMENTI 2

BASHKIA TIRANË

INSPEKTORATI I MBROJTJES SË TERRITORIT – NJËSIA 10

Seria Nr: 0007310

Vendim Nr: 7310

Datë: 29.10.2025

Për: Dënimin me gjobë

Në bazë të procesverbalit nr. 8170, datë 20.10.2025, pas kontrollit në subjektin:

Subjekti: Raiffeisen Bank

Adresa: Rruga e Kavajës, Tiranë

Është konstatuar kundërvajtja administrative:

Ndërtim me sipërfaqe rreth 70 m², i mbuluar me konstruksion alumini dhe vendosje gjeneratori, pa leje ndërtimi.

Bazuar në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe Ligjin nr. 10 279, datë 20.05.2010 “Për kundërvajtjet administrative”.

VENDOSA:

Dënimin e kundërvajtësit Raiffeisen Bank me gjobë në masën:

93,200 (nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind) lekë të reja.

Gjobë që duhet të paguhet brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.

Vendimi mund të ankimohet në gjykatë brenda 10 ditëve.

Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e tij.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh

Rritja e çmimeve ‘fryn’ arkën e shtetit, qytetarët mbeten pa mbështetje

Një konflikt i hershëm përfundon në vrasje, në Memaliaj

Irani dyshon ndaj zgjatjes së armëpushimit nga Trump

Mesazh i CENTCOM-it për Iranin: Ne mbetemi në gatishmëri dhe po armatosemi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Udhëkryqi i reformës zgjedhore: Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikulli tjetër Bela fut në bela ndërtimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA pezullon transfertat e dollarëve për Irakun, rrit presionin ndaj Bagdadit
Aktuale Analize Bota Finance 22 Prill, 2026
Mali i Zi/ Policia në kërkim të një të dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 22 Prill, 2026
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 22 Prill, 2026
Kriza në Hormuz fuqizon Korridorin e Mesëm
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.