KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: NATO-ja e rrëzon një raketë, të lëshuar nga Irani, drejt Turqisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > NATO-ja e rrëzon një raketë, të lëshuar nga Irani, drejt Turqisë
AktualeAnalizeBotaFokusRajoni

NATO-ja e rrëzon një raketë, të lëshuar nga Irani, drejt Turqisë

Përditësimi i fundit: 5 Mars, 2026 9:02 am
378 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Turqia njoftoi se mbrojtja ajrore e NATO-s e ka shkatërruar një raketë balistike të lëshuar nga Irani, e cila ishte duke hyrë në hapësirën ajrore turke të mërkurën.

Kjo është hera e parë që një vend anëtar i aleancës përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin në rritje në Lindjen e Mesme.

Nuk është e qartë se cili ishte caku i raketës iraniane, por një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca ushtarake e dënon veprimin e Iranit për ta shënjestruar Turqinë dhe se qëndron fuqishëm përkrah të gjithë aleatëve.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se raketa kishte kaluar mbi Irak dhe Siri para se të rrëzohej nga sistemet ajrore dhe të mbrojtjes të NATO-s, të vendosura në Mesdheun lindor.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë forca ajrore të vendosura në bazën e Incirlikut në jug të Turqisë, nuk kanë folur ende për këtë rast. Kjo bazë ndodhet në një provincë që kufizohet me provincën Hatay, ku autoritetet turke thanë se kishin rënë mbetjet e raketës së rrëzuar nga NATO-ja.

“I paralajmërojmë të gjitha palët të përmbahen nga veprime që do të çonin drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në rajon. Në këtë kuadër, do të vazhdojmë konsultimet me NATO-n dhe aleatët tanë të tjerë”, tha Ministria turke e Mbrojtjes, duke shtuar se nuk pati të vrarë apo të plagosur.

“Do të ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim të gjithë hapat e nevojshëm për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore. U kujtojmë të gjitha palëve se gëzojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër vendit tonë”, shtoi ajo.

Dy deklarata të tjera fillestare nga zyrtarë të lartë turq për incidentin nuk përmendën Nenin 4 të NATO-s, i cili parashikon që aleatët “do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërit prej tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e një vendi anëtar kërcënohet.

Ankaraja kishte kërkuar të ndërmjetësonte bisedime midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në javët para se SHBA-ja dhe Izraeli të nisnin sulme kundër Iranit, të cilat nxitën sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë nga Teherani.

Disa vende në Gjirin Persik dhe gjetkë janë përfshirë në pasojat e këtij zhvillimi.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Senati amerikan bllokon propozimin për të kufizuar autoritetin e Trumpit, në luftën ndaj Iranit
Artikulli tjetër Lufta e fjalëve: Si i emërton SHBA-ja operacionet ushtarake?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.