KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Irani nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Irani nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës
AktualeSocialeSporti

Irani nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës

Përditësimi i fundit: 12 Mars, 2026 10:11 am
194 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Irani nuk mund të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 pasi bashkorganizatorët, Shtetet e Bashkuara, i nisën bombardimet kundër këtij vendi së bashku me Izraelin, duke vrarë liderin, ajatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën ministri i Sportit, Ahmad Donyamali.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit gati dy javë më parë, duke vrarë udhëheqësin suprem të Republikës Islamike dhe duke nxitur konflikt në gjithë rajonin e Gjirit.

“Duke pasur parasysh se ky regjim i korruptuar ka vrarë liderin tonë, në asnjë rrethanë nuk mund të marrim pjesë në Kupën e Botës”, i tha ministri televizionit shtetëror.

Kupa e Botës do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.

“Fëmijët tanë nuk janë të sigurt dhe, në thelb, nuk ka kushte për pjesëmarrje”, tha Donyamali.

“Duke pasur parasysh veprimet keqdashëse që kanë kryer kundër Iranit, ata na kanë detyruar në dy luftëra gjatë tetë ose nëntë muajve dhe kanë vrarë e martirizuar mijëra njerëz tanë. Prandaj, natyrisht që nuk mund të jemi të pranishëm”, shtoi ai.

Në shortin e hedhur dhjetorin e kaluar, Irani ishte në grup me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re.

Që të tri ndeshjet e Grupit G ishin planifikuar të zhvilloheshin në Shtetet e Bashkuara, dy në Los Anxhelos dhe një në Sietëll.

Irani ishte i vetmi vend që mungoi në samitin e planifikimit të FIFA-s për pjesëmarrësit e Kupës së Botës, i mbajtur javën e kaluar në Atlanta.

 

Marrë nga REL

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran
Artikulli tjetër Kuvend dhe protestë në orën 10:00, “blindohet” Parlamenti, pritet seancë e tensionuar për imunitetin e Ballukut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin
Fokus Koment Kryesore Opinion Zhvillim 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.