KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Divorcet dhe dhuna në familje “çmendin” gjyqtarët e Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Divorcet dhe dhuna në familje “çmendin” gjyqtarët e Tiranës
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Divorcet dhe dhuna në familje “çmendin” gjyqtarët e Tiranës

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2026 11:44 am
167 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Avokati dhe ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka publikuar të dhënat për çështjet familjare që kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, për vitin 2025. Në to, bie në sy numri i lartë i divorceve dhe dhuna në familje.

Gjatë vitit ë lamë pas, janë regjistruar 1385 padi të reja për zgjidhje martese dhe 173 kërkesa zgjidhje martese me marrëveshje.

“Nga pikëpamja juridike kjo tregon se shumica e divorceve nuk realizohen me marrëveshje sipas procedurës së shkurtuar, pasi palët zakonisht kanë konflikt për kujdestarinë e fëmijëve, pensionin ushqimor, pasurinë bashkëshortore e më pak për shkakun e divorcit”, shkruan Balla.

Sipas tij, në praktikën gjyqësore këto mosmarrëveshje përkthehen në procese më të gjata, më shumë seanca gjyqësore, më shumë ekspertiza sociale dhe psikologjike, më shumë «punë për avokatët», por më shumë stres për çiftet që divorcohen.

Gjithashtu, nga të dhënat që ndan ish-kreu i Qeverisë së Prokurorëve, bie në sy se paralelisht me divorcet ka edhe një numër shumë të lartë të urdhrave të mbrojtjes. Për 2025, janë kërkuar 1002 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje dhe 444 kërkesa për urdhër mbrojtje.

“Urdhri i menjëhershëm jepet kur ekziston rrezik i menjëhershëm për jetën ose shëndetin dhe gjykata vendos shpesh brenda 24 orëve. Numri i madh tregon një përdorim të mirë të ligjit për dhunën në familje, ndërhyrje të shpejtë të gjykatës për mbrojtjen e viktimave, por tregon edhe shkallën ende të lartë të dhunës së ushtruar kryesisht nga burrat në familje, në atë familje të cilën duhet ta mbrojnë. Kjo është e trishtueshme”, shkruan Alfred Balla.

Interesante janë edhe të dhënat për konfliktet për pasurinë bashkëshortore, të cilat tregojnë për 142 padi të reja për pjesëtim të saj, një pasojë tipike e divorceve konfliktuale. Në praktikë proceset për pasurinë, shpesh zgjasin më shumë se vetë divorci e kërkojnë ekspertiza financiare, vlerësime pasurish, analiza të kontributit të bashkëshortëve etj,.

Gjithashtu, avokati Alfred Balla publikon edhe të dhënat për çështjet për përgjegjësinë prindërore, çështjet e atësisë dhe birësimet e pavlefshmërinë e martesës.

Më poshtë, shënimi i plotë i ish-kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë:

–         Dominimi i padive për zgjidhje martese. Të dhënat tregojnë 1385 padi të reja për zgjidhje martese dhe 173 kërkesa zgjidhje martese me marrëveshje, të regjistruara në 2025. Nga pikëpamja juridike kjo tregon se shumica e divorceve nuk realizohen me marrëveshje sipas procedurës së shkurtuar, pasi palët zakonisht kanë konflikt për kujdestarinë e fëmijëve, pensionin ushqimor, pasurinë bashkëshortore e më pak për shkakun e divorcit. Në praktikën gjyqësore kjo do të përkthehet me procese më të gjata, më shumë seanca gjyqësore, më shumë ekspertiza sociale dhe psikologjike, më shumë «punë për avokatët», por më shumë stres për çiftet që divorcohen.

–         Numri shumë i lartë i urdhërave të mbrojtjes. Shifrat për 2025 tregojnë se janë kërkuar 1002 urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje dhe 444 kërkesa për urdhër mbrojtje. Nga ana juridike kjo është shumë domethënëse. Urdhëri i menjëhershëm jepet kur ekziston rrezik i menjëhershëm për jetën ose shëndetin dhe gjykata vendos shpesh brenda 24 orëve. Numri i madh tregon një përdorim të mirë të ligjit për dhunën në familje, ndërhyrje të shpejtë të gjykatës për mbrojtjen e viktimave, por tregon edhe shkallën ende të lartë të dhunës së ushtruar kryesisht nga burrat në familje, në atë familje të cilën duhet ta mbrojnë. Kjo është e trishtueshme.

–         Konfliktet për pasurinë bashkëshortore. Statistikat tregojnë për 142 padi të reja për pjesëtim pasurie bashkëshortore. Kjo është një pasojë tipike e divorceve konfliktuale. Në praktikë proceset për pasurinë, shpesh zgjasin më shumë se vetë divorci e kërkojnë ekspertiza financiare, vlerësime pasurish, analiza të kontributit të bashkëshortëve etj,.

–         Çështjet për përgjegjësinë prindërore. Shifrat tregojnë për 31 padi të reja për ndryshim vendimi mbi përgjegjësinë prindërore si dhe 9 padi për pension ushqimor. Nga praktika gjyqësore kjo tregon se shumica e çështjeve për kujdestarinë zgjidhen brenda procesit të divorcit dhe vetëm një numër më i vogël rikthehen në gjykatë për ndryshim vendimi.

–         Çështjet e atësisë. Vihen re se janë 15 padi të regjistruara për njohje atësie dhe 65 për çnjohje atësie. Juridikisht këto janë procese shumë specifike dhe lidhen me prova biologjike (test ADN) kur ka kontestime të statusit juridik të fëmijës. Fakti që çnjohja është më e lartë tregon se shumica e proceseve lindin nga konflikte pas lindjes së fëmijës ose pas ndarjes së çiftit.

–         Birësimet dhe pavlefshmëria e martesës. Shifrat janë relativisht të ulëta ku kishte 14 kërkesa për birësime dhe 22 padi për pavlefshmëri martese. Këto janë procese më të rralla dhe kërkojnë verifikime të thelluara nga gjykata e përfshirje të institucioneve shtetërore e sociale.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tentuan të kontrabandonin mbi 2 mijë milingona nga Kenia, arrestohet kinezi
Artikulli tjetër Europa nuk mund të jetë një fuqi ushtarake

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.