KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hendek i madh me BE-në, paga për orë pune në Shqipëri 5 Euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hendek i madh me BE-në, paga për orë pune në Shqipëri 5 Euro
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Hendek i madh me BE-në, paga për orë pune në Shqipëri 5 Euro

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 10:08 am
43 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kostot mesatare për orë pune në Bashkimin Evropian vijojnë të rriten, duke thelluar diferencat mes vendeve anëtare dhe ekonomive të rajonit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në vitin 2025 kostoja mesatare për orë pune arriti në 34.9 euro në BE dhe 38.2 euro në eurozonë, nga 33.5 dhe 36.8 euro respektivisht një vit më parë. Diferencat mes vendeve mbeten të theksuara, me nivelet më të ulëta në Bullgari me 12.0 euro për orë, Rumani me 13.6 euro dhe Hungari me 15.2 euro, ndërsa në krahun tjetër Luksemburgu kryeson me 56.8 euro për orë, i ndjekur nga Danimarka me 51.7 euro dhe Holanda me 47.9 euro.

Edhe pse Shqipëria nuk përfshihet në këtë statistikë, sipas përllogaritjeve të ekofin.al, mbi bazën e pagës mesatare në vend në fund të vitit 2025 prej rreth 84,000 lekë ose 875 Euro, diferenca me vendet e BE-së është e ndjeshme.

Duke marrë në konsideratë një mesatare prej 40 orësh pune në javë dhe rreth 22 ditë pune në muaj, paga për orë në Shqipëri rezulton rreth 5 euro. Ky nivel është disa herë më i ulët se mesatarja e BE-së prej 34.9 euro për orë, duke e vendosur Shqipërinë dukshëm poshtë edhe vendeve me kostot më të ulëta në Union.

Këto të dhëna reflektojnë hendekun e madh në produktivitet dhe nivelin e pagave mes Shqipërisë dhe ekonomive evropiane, ndërsa nënvizojnë sfidat për tregun e punës dhe standardin e jetesës në vend. Diferenca e thellë në kostot e punës mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në konkurrueshmërinë ekonomike, migracionin e fuqisë punëtore dhe konvergjencën e Shqipërisë me vendet e Bashkimit Evropian.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sa paguhet një president në kohë lufte? Zelenskyy publikon pagën e tij

“Territorialja” në tryezë, ndizen tensionet

Në kulmin e krizës, shteti i shet 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil

Rrjeti i fshehur i mbetjeve toksike

Përse diskriminojmë në Shqipëri, nga invaliditetit, tek raca dhe orientimi seksual, Tirana në krye

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në kulmin e krizës, shteti i shet 2.3 milionë litra naftë (të cilësisë së lartë) kompanisë Gega Oil
Artikulli tjetër “Territorialja” në tryezë, ndizen tensionet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbrojtësi i të dhënave personale u kërkon taksive dhe spitaleve, të fshijnë të dhënat tona personale
Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 1 Prill, 2026
Çmimet e larta të karburantit, konsumatorët dynden drejt automjeteve elektrike
Analize Ekonomi Sociale Zhvillim 1 Prill, 2026
Presidentja Osmani dekoron futbollistët e Kosovës
Aktuale Kryesore Politike Rajoni Sociale Sporti 1 Prill, 2026
Deklarohet fajtor një i pandehur për korrupsion në zgjedhje
Aktuale Fokus Kryesore Politike Sociale 1 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.