KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deklarohet fajtor një i pandehur për korrupsion në zgjedhje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Deklarohet fajtor një i pandehur për korrupsion në zgjedhje
AktualeFokusKryesorePolitikeSociale

Deklarohet fajtor një i pandehur për korrupsion në zgjedhje

Përditësimi i fundit: 1 Prill, 2026 9:45 am
239 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar shpalli të martën më 31 mars vendimin për deklarimin fajtor të të pandehurit Ylli Baruti për blerje të votave në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Besmir Stroka dhe Etleva Deda vendosi dënimin e Barutit me 1 vit e 6 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 1 vit heqje lirie. Po ashtu, u vendos pezullimi i dënimit dhe vendosja në shërbim prove për dy vjet.

Në nëntor të vitit të kaluar, u deklaruan fajtorë edhe bashkëpunëtorët e Barutit, zyrtari i drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dritan Stoka dhe kryeplaku i Lagjes së Re Sauk, Agim Osma, të akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Stoka dhe Osma u dënuan me nga dy vjet heqje lirie.

Sipas SPAK, të gjykuarit kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të zgjedhësve duke i detyruar për të votuar ose duke përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta; qëndrimin në punë apo edhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

Po ashtu, nga bisedat e përgjuara, ka rezultuar se të pandehurit kanë kërkuar dhe marrë përfitime të parregullta për të ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të disa shtetasve.

Në zgjedhjet e vitit 2019, opozita nuk mori pjesë dhe partia e vetme realisht në garë ishte Partia Socialiste, e cila i fitoi zgjedhjet.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa para duhen për të blerë lirinë?
Artikulli tjetër Presidentja Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.