KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë lënë 300 milion euro investime të parealizuara, thuajse 60% e planit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bashkitë lënë 300 milion euro investime të parealizuara, thuajse 60% e planit
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Bashkitë lënë 300 milion euro investime të parealizuara, thuajse 60% e planit

Përditësimi i fundit: 9 Prill, 2026 10:43 am
241 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Infrastruktura vendore në vendin tonë në shumë zona është primitive me mungesa të thella shërbimesh që nga aksesi në rrugë, shërbime të tilla si menaxhimi i mbetjeve, shëndetësia, arsimi dhe kujdesi social, por ndërkohë qeverisja e bashkiake po rezulton tërësisht e paaftë për të ekzekutuar buxhetin e investimeve të përcaktuar në buxhetin vjetor.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave njësitë e qeverisjes vendore kanë arritur të alokojnë vetëm 60 për qind të buxhetit të investimeve vitin e kaluar duke lënë të papërdorura rreth 29 miliardë lekë ose gati 300 milionë euro.

Nga rreth 50 miliardë që ishte plani i investimeve në pushtetin vendor në 2025 janë realizuar vetëm 20,7 miliardë lekë ose më pak se 41 për qind e planit.

Ajo që vihet re nga interpretimi i të dhënave është se edhe ato pak investime që janë realizuar, janë të përqendruara masivisht te projektet e rindërtimit. Shifrat tregojnë se peshën kryesore të shpenzimeve kapitale, sidomos në projektet e konsideruara, të mëdha, e zënë rindërtimet e banesave dhe institucioneve të dëmtuara nga tërmeti në Tiranë dhe Durrës, me rreth 620 milionë lekë në total.

Ky orientim i fondeve ka lënë në harresë investimet në infrastrukturën bazë që nxit zhvillimin ekonomik, si rrugët,  sistemet e ujitjes apo projektet që rrisin konkurrueshmërinë e bizneseve lokale.

Ekspertët e pushtetit vendor referojnë se bashkitë shpesh parashikojnë shuma në buxhet pa pasur në dorë projekte teknike të mirëfillta. Kur vjen koha e tenderimit, mungesa e detajeve teknike ose problemet me pronësinë e truallit bëjnë që procedurat të anulohen ose të shtyhen pafundësisht.

Shumë bashki nuk kanë inxhinierë apo specialistë prokurimi të aftë për të ndjekur ritmin e investimeve kapitale. Kjo çon në gabime në hartimin e termave të referencës, çka sjell sërish skualifikime ose dështim të tenderëve. Shpesh plani i investimeve fryhet artificialisht në fillim të vitit, por kapacitetet financiare dhe teknike nuk e lejojnë realizimin e tyre.

Në shumë raste, kur bashkitë kanë vështirësi me likuiditetin ose mbledhjen e taksave lokale, ato sakrifikojnë investimet kapitale për të mbuluar shpenzimet korrente (paga, karburant, mirëmbajtje). Paratë që ishin destinuar për rrugë apo ujësjellës, mbeten të papërdorura ose zhvendosen për të mbyllur detyrime të tjera emergjente.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkeljet e rënda me barnat spitalore, abuzim financiar dhe ilaçe të skaduara,
Artikulli tjetër Ish-drejtori i koncesionarit të sterilizimit fiton tender nga kompania shtetërore e sterilizimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.