KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

Tri kompani “padisin” Vangjel Tavon, në KPP

Përditësimi i fundit: 15 Prill, 2026 9:29 am
47 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Bashkia Himarë ka shpallur një tender me vlerë rreth 300 milionë lekë me TVSH për “blerje sistem menaxhimi financiar”, një procedurë që që në nisje ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën si është ndërtuar.

Nga verifikimi i që skyweb.al i bëri dje paradite dokumenteve të tenderit rezulton se kriteret teknike janë në disa raste të ekzagjeruara dhe të paqarta, duke sugjeruar për fryrje artificiale të fondit dhe kufizim të konkurrencës. Elementë si kërkesa për akses për qindra përdorues apo mungesa e parametrave teknikë konkretë e bëjnë këtë tender të vështirë për t’u ofertuar në mënyrë reale.

Pas këtyre konstatimeve nga redaksia, Skyweb.al iu drejtua Bashkisë Himarë me një kërkesë për informacion duke kërkuar detaje mbi praktikën e ndjekur dhe numrin e personave që do ta përdorin këtë sistem. Në lidhje me një kërkesë tjetër për informacion disa javë më parë, Bashkia Himarë vijon të shkelë ligjin, e lejuar edhe nga një institucion si Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Ndërkohë, vetëm pak orë më pas, pra dje pasdite, tre kompani të njohura në sektorin e shërbimeve digjitale kanë depozituar ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik, duke konfirmuar problemet e evidentuara me këtë tender, i cili nga eksperiencat e mëparshme duket se do të ketë shumë probleme, në mos do të anulohet.

Sipas tyre, tenderi është hartuar me mangësi serioze ligjore dhe teknike, duke treguar mungesë njohjeje të procedurave ose tendencë për të kufizuar garën dhe orientuar rezultatin.

Në KPP janë drejtuar konkretisht kompanitë DataLog, Kreatx dhe Smart ICT Services.

Të treja, me qasje të ndryshme, kërkojnë rishikimin e thellë të kritereve teknike, ndërsa njëra prej tyre shkon edhe më tej duke kërkuar anulimin e plotë të procedurës dhe rishpalljen nga e para për shkak të gabimeve të Bashkisë Himarë.

Skyweb.al po ndjek me vëmendje procedurat e tenderëve në Bashkinë Himarë, ku vihet re një rritje e ndjeshme e tyre gjatë javëve të fundit.

Çfarë kërkojnë kompanitë që ankimuan tenderin

DATALOG sh.p.k.kundërshton drejtpërdrejt kriteret e vendosura në dokumentet e tenderit, duke i cilësuar si të fryra dhe jo në përputhje me ligjin.

Ajo kërkon heqjen e detyrimit për listepagesa 3 mujore dhe uljen e kërkesave për vite eksperiencë të stafit, të cilat sipas saj përjashtojnë operatorë të tjerë nga gara. Po ashtu, kundërshton kufizimin vetëm në zgjidhje “cloud”, duke kërkuar që të lejohen edhe alternativa të tjera teknike.

Kompania evidenton gjithashtu mungesë qartësie në dokumente dhe përdorim të referencave ligjore të vjetruara. Në thelb, ajo kërkon rishikim të kritereve për të garantuar konkurrencë reale dhe trajtim të barabartë për operatorët.

Nga ana tjetër, KREATX sh.p.k, mban një qëndrim më të fortë, duke kërkuar anulimin e plotë të tenderit dhe rishpalljen e tij nga e para.

Sipas saj, dokumentet janë të paplota dhe të ndërtuara gabim, duke nisur që nga klasifikimi i kontratës si “mall” dhe jo “shërbim”.

Ajo kundërshton mënyrën e pikëzimit dhe kriteret për staf, duke theksuar se janë të paqarta dhe lënë hapësirë për interpretim. Po ashtu, vë në dukje mungesën e elementëve teknikë bazë që do të lejonin ofertim real. Për KREATX, procedura nuk garanton transparencë dhe konkurrencë dhe duhet rifilluar nga zero.

Ndërkohë, Smart ICT Services e fokuson ankesën te mangësitë teknike të tenderit, duke argumentuar se specifikimet janë të paplota dhe të pamjaftueshme për ndërtimin e një oferte reale .

Sipas saj, kërkesa për migrim të të dhënave, integrime me sisteme shtetërore dhe funksione të avancuara është bërë pa dhënë parametrat bazë si volumet, strukturat dhe mënyra e realizimit.

Po ashtu mungojnë të dhëna për numrin e përdoruesve dhe ngarkesën e sistemit, çka e bën të pamundur përllogaritjen e kostove.

Smart ICT kërkon rishikim të plotë të specifikimeve teknike, duke theksuar se në këtë formë tenderi favorizon operatorë të caktuar që mund të kenë informacion të brendshëm dhe cenon konkurrencën.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së

FMN: Bota rrezikon të hyjë në recesion, nëse lufta me Iranin vazhdon

Ron Yeffet vodhi ambasadën e Togos në New York dhe i bëri gol avokatëve të Erion Veliajt

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qiratë në Shqipëri u rritën më shumë se mesatarja e BE-së
Artikulli tjetër Wizz Air bëhet partner i Federatës Shqitpare të Fubollit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjykata e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të disa kompanive të ndërtimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore 15 Prill, 2026
Greqia gati shpimet në Jon/ Në media, hartat e kufirit të pazgjidhur me Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Rajoni 15 Prill, 2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 15 Prill, 2026
Lisbona, qyteti më shumëngjyrësh në botë
Analize Bota Sociale Te Tjera 15 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.