KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2026 11:50 am
33 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një tjetër përbindësh betoni do të ngrihet në kodrën e gjelbër të Ujit të Ftohtë në Vlorë, e cila dita ditës po shndërrohet në një kantier të madh ndërtimi, me godina shumëkatëshe. Në vend që në atë zonë të ngrihen struktura të njëjta, me lartësi të caktuar, apo të ketë studime të mirëfillta, KKTU-ja jep leje për të kënaqur “klientët” e saj.

Aktualisht, ndërtuesit po përdorin metoda të reja për t’i mbushur mendjen anëtarëve të KKTU-së apo edhe syrit të banorëve, duke zbukuruar projektet, ose më saktë fasadën. Projekti i radhës, i cili është plot 20 kate mbi dhe nëntokë, është quajtur “gjethja”. Por, si mund të jetë 20 kate kjo gjethe? Aq më tepër në kodrën më të bukur dhe panoramike të Vlorës, atje ku deri para pak kohësh, lejet nuk i kalonin 6 katet.

Duket se babëzia e betonit nuk po kursen asnjë zonë në Shqipëri, sidomos bregdetin, nga Vlora deri në Sarandë, me qindra leje të dhëna për resorte e tashmë për pallate shumëkatëshe në bregdet. Mazhoranca aktuale erdhi në pushtet me premtimin e prishjes së ndërtimeve në bregdet, madje i vuri tritolin “pallatit të Lulzim Bashës”, teksa tashmë në mandatin e katërt jep a asnjë fre leje në gjithë bregdetin.

Vox News ka hulumtuar një tjetër leje tepër të dyshimtë të dhënë nga qeveria, të zbardhur ditët e fundit. KKTU-ja ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin “The Leaves”, godinë banimi dhe shërbimesh 14 dhe 16 kate me 3-4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në bashkinë Vlorë me subjekt zhvillues “Azure Developments”.

Redaksia jonë ka mësuar se pronarë të kësaj firme janë 3 aksionerë, Redi Struga, Shpëtim Xhaferaj dhe Asllan Hastoçi. Kompania është themeluar vetëm në fund të vitit 2024, ndërkohë që në vitin 2025 ka aplikuar për lejen e ndërtimit në Vlorë. Fillimisht ka pasur aksionerë Redi Strugën dhe Shpëtim Xhaferajn, ndërsa më vonë është futur aksioner edhe Asllan Hastoçi. Të tre, kanë nga 33 % të aksioneve.

Në dokumentet shoqëruese të hulumtuara nga Vox News detajohet se e gjithë hapësira ku po ndërtohet objekti ka një sipërfaqe totale prej 1300 m², ndërkohë që sipërfaqja e zënë nga struktura e propozuar është 470.2 m².

“Sheshi ekzistues i ndërtimit ndodhet buzë rrugës ‘Dhimitër Konomi’ në qytetin e Vlorës dhe përfaqëson një pronë me akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore. Brenda kufijve të pronës ndodhet aktualisht një godinë ekzistuese njëkatëshe, pa vlera arkitekturore ose historike. Zona përreth karakterizohet nga një miks ndërtesash banimi dhe shërbimi”, thuhet në këtë dokument.

Sipas saj, në afërsi të sheshit të ndërtimit gjenden kryesisht ndërtesa banimi me lartësi që variojnë nga 2 deri në 5 kate. Stili arkitektonik i tyre është kryesisht funksional, me fasada të thjeshta dhe pa detaje të theksuara dekorative. Tipologjia e terrenit të sheshit të ndërtimit është e pjerrët, me një disnivel të konsiderueshëm prej rreth 9 metrash nga niveli i rrugës në drejtim të kodrës në pjesën e pasme të truallit.

Në të njëjta dokumente shkruhet se godina përbëhet nga dy volume të larta me 14 dhe 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, të pozicionuara mbi një truall me sipërfaqe 1300 m². “Duke qenë se pozicioni i godinës në kodër, na jep mundësi të kemi një pamje të pastër në drejtim të detit Jon, jemi munduar që pjesa më e madhe e apartamenteve të kenë orientim drejt detit. Fasada përfaqëson një kompozim estetik dinamik, ku ballkonet janë të zhvendosur në mënyrë të çrregullt ndërkate, duke krijuar një ndjesi lëvizjeje dhe organizimi natyror. Parapetet e ballkoneve janë të formësuar në mënyrë jo të rregullt, për të imituar gjethet e një peme, në përputhje me konceptin arkitekturor të projektit – prej nga vjen edhe emri i tij: ‘The Leaves’ (gjethet)”, thuhet në dokument.

Sipas saj, fasada e godinës është e ventiluar me veshje pllaka qeramike, duke kontribuar ndjeshëm në performancën energjetike të ndërtesës. Ajo trajtohet me panele me ngjyra të ndryshme po njësoj si “gjethet” e ballkoneve, për të imituar ngjyrat e ndryshme të krijojnë stinët në natyrë.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj
Artikulli tjetër Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Inteligjenca Artificiale ‘godet’ zyrat, punonjësit e kualifikuar janë më të ekspozuar
Ekonomi HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.