KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionZhvillim

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2026 11:54 am
27 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Disa ditë më parë, Skyweb.al raportoi për shumën e konsiderueshme të parave që Bashkia Himarë, nën drejtimin e Vangjel Tavos, po shpenzon për aktivitete dhe evente gjatë javëve të fundit.

Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe tenderi me fond 9 800 000 lekë (pa TVSH) për “Organizim i aktivitetit të çeljes së sezonit veror”, i cili është shoqëruar me ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik, duke nxjerrë në pah problematika dhe mungesë transparence mbi mënyrën se si përdoren fondet publike si edhe dyshime për paracaktim të fituesit përmes kritereve teknike.

Bëhet fjalë për një tender, i cili një vit më parë u fitua nga një subjekt i lidhur me prodhimin e patates në Pogradec, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret dhe përzgjedhjen.

Edhe këtë vit, interesi për fituesin ishte i lartë, por zhvillimet e fundit kanë shtuar më shumë dyshimet sesa kanë dhënë përgjigje.

Pas shpalljes së tenderit, kompania “Think Advertising” depozitoi një ankesë pranë KPP, ku kundërshtonte në mënyrë shumë të detajuar dhe profesionale kriteret teknike të vendosura nga Bashkia Himarë, duke kërkuar ndryshimin e tyre.

 Argumentimi i kompanisë ishte i fortë dhe çështja kishte kaluar në fazë shqyrtimi nga KPP, por këtu duket se nisin skemat, telefonatat, premtimet…

Por, në mënyrë të papritur dhe pa asnjë sqarim teknik, siç skyweb.al ka konstatuar në KPP, kompania është tërhequr nga ankesa.

Në kërkesën dërguar KPP-së, ajo justifikohet me formulimin: “Pasi jemi të angazhuar në punë të tjera dhe e kemi të pamundur për vazhdimin e procedurave të ankimit ndaj tërhiqemi nga ankesa e depozituar në KPP.”

Ky arsyetim, i përgjithshëm dhe pa lidhje me thelbin e pretendimeve, duke ditur edhe se përballë ndodhet një “usta” si Vangjel Tavo, që tenderët e aktiviteteve kulturore ua jep edhe një fermeri patatesh pa e vrarë mendjen fare, ka shtuar dyshimet mbi atë që ndodh realisht pas kuintave për këtë procedurë.

Me tërheqjen e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik e mbylli menjëherë çështjen, pa hyrë në shqyrtimin e pretendimeve, duke i hapur rrugë Bashkisë Himarë të vijojë procedurën për shpalljen e fituesit.

Praktika e deritanishme tregon se tërheqje të tilla shpesh shoqërohen me zhvillime të tjera në vijim, siç janë “tenderët kompensues” në javët apo ditët e ardhshme.

 Skyweb.al do të ndjekë këtë procedurë për të parë nëse emri i kësaj kompanie do të shfaqet si fituese në këtë apo në procedura të tjera të ngjashme në vijim.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë
Artikulli tjetër Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Inteligjenca Artificiale ‘godet’ zyrat, punonjësit e kualifikuar janë më të ekspozuar
Ekonomi HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.