KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike
AktualeAnalizeEkonomiHI-TechKryesoreSociale

Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

Përditësimi i fundit: 22 Prill, 2026 11:57 am
31 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Janë botuar në Fletore Zyrtare ndryshimet në ligjin për parqet tekonologjike, ndryshime të cilat do të hyjnë në fuqi pas 15 ditësh.

Në krahasim me ligjin bazë aktual që e koncepton parkun si një hapësirë të mirëpërcaktuar fizike ku zhvilloheshin aktivitete kërkim-zhvillimi dhe inovacioni, ligji i ri i hap rrugë modelit të përfolur virtual e digjital.

Për herë të parë, ligji lejon që aktivitetet të zhvillohen përmes infrastrukturës digjitale, të cilat i sheh si mundësi për start-up-et, profesionistët digjitalë dhe subjektet që operojnë në distancë, të cilët mund të përfitojnë në lehtësitë e modelit.  Në këtë mënyrë, modeli tradicional i parkut si zonë e mbyllur fizike zgjerohet në një formë hibride, ku bashkëjetojnë aktivitetet fizike dhe ato virtuale.

Ligji gjithashtu pasuron ndjeshëm terminologjinë dhe mekanizmat që rregullojnë funksionimin e parqeve. Përkufizohen për herë të parë elementë si “datacenter”, duke reflektuar rëndësinë e infrastrukturës së të dhënave në ekonominë moderne, si dhe krijohen instrumente të rinj bashkëpunimi si marrëveshjet për shitblerjen e aksioneve dhe marrëveshjet për zhvillimin e produkteve inovative ndërmjet përdoruesve të parkut dhe enteve publike.

Gjithashtu, ligji forcon rolin e shtetit si aktor aktiv në këtë ekosistem. Institucionet publike detyrohen të shqyrtojnë brenda 15 ditëve kërkesat për leje dhe licenca të zhvilluesve apo përdoruesve të parkut. Ndërkohë, dispozita parashikon se do të përfitojnë në mënyrë preferenciale mallrat/shërbimet/krijimet/produktet e realizuara në park nga një përdorues që ka aksionar mbi 51% një ent publik apo një shoqëri të përbashkët/sipërmarrjetë përbashkët me një ent publik kundrejt një çmimi preferencial që parashikohet në marrëveshjen e bashkëpunimit për një produkt inovativ, bazuar në kontratën e modelit tip të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për më tepër, institucionet publike mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me përdoruesit për zhvillimin dhe përdorimin e produkteve inovative.

Sa i përket regjimit fiskal, qeveria ka vendosur të zgjerojë gamën e përjashtimit nga TVSH, e cila me ligjin aktual limitohet vetëm te mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park, të cilat shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”;

Tashmë, do të aplikohet shkalla 0 (zero) për qind e TVSH-së, për:

  1. mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park, të cilat shërbejnë për nxjerrjen e produktit inovativ, si dhe tarifa e aplikuar nga zhvilluesi/menaxhuesi tek përdoruesi.
  2. produktet, shërbimet dhe zgjidhjet inovative të krijuara në park nga përdoruesit me aksionar entin publik mbi 51%, të cilat përdoren nga institucionet, entet dhe autoritetet publike për ushtrimin e funksioneve publike dhe që nuk hyjnë në qarkullim tregtar. Në këto raste, produkti inovativ trajtohet si mall apo shërbim i prodhuar për nevoja shtetërore dhe nuk konsiderohet furnizim i tatueshëm sipas legjislacionit në fuqi për TVSH-në.
  3. iii. produktet, shërbimet dhe zgjidhjet inovative të krijuara në park, të cilat përdoren nga subjekte jashtë parkut për të cilat legjislacioni i fushës aplikon shkallën 0 të TVSH-së apo përjashtim të saj.”

Po kështu zgjerohet edhe përjashtimi nga taksa e pasurisë. Aktualisht ligji parashikon se përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare për ndërtimet e realizuara në park;

Ndërkohë, do të përjashtohen edhe zhvilluesit dhe përdoruesit në park që ofrojnë/shesin/shkëmbejnë aksione me një ent publik në këmbim të një transaksioni financiar apo në natyrë sipas kushteve dhe termave të negociuar në marrëveshjen e shitblerjes së aksioneve të një përdoruesi të parkut”.

Po kështu, me ndryshimin e ri ligjor, do të përfitojnë nga lehtësitë fiskale edhe shoqëritë e përbashkëta të krijuara ndërmjet një përdoruesi dhe një enti publik, si edhe përdoruesit të cilët kanë aksionar një ent/autoritet publik, pavarësisht kuotës së aksioneve, bashkëpunojnë me institucionet/entet/autoritetet publike në kushtet e marrëveshjes së bashkëpunimit për një produkt/shërbim inovativ bazuar në marrëveshjen tip të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe në bazë të negocimit përkatës të autorizuar nga organet vendimmarrëse sipas legjislacionit të zbatueshëm.”.

Një tjetër risi lidhet me përdorimin e të dhënave shtetërore, të cilat mund të vihen në dispozicion për zhvillimin e produkteve inovative, në kushte të përcaktuara dhe me kufizime të qarta ligjore. Paralelisht, forcohet roli i zhvilluesit të parkut, i cili mund të përfitojë nga të ardhurat e krijuara nga pronësia intelektuale për një periudhë deri në pesë vite, duke krijuar kështu stimuj shtesë për investim dhe menaxhim aktiv.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë
Artikulli tjetër Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Inteligjenca Artificiale ‘godet’ zyrat, punonjësit e kualifikuar janë më të ekspozuar
Ekonomi HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.