KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: ‘Gropa financiare’ në Bashkinë Vlorë, 1.49 mld lekë asete pa dokumente
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > ‘Gropa financiare’ në Bashkinë Vlorë, 1.49 mld lekë asete pa dokumente
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

‘Gropa financiare’ në Bashkinë Vlorë, 1.49 mld lekë asete pa dokumente

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2026 8:18 am
35 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Bashkia e Vlorës ka pasur probleme të shumta në menaxhimin e financave dhe zbatimin e ligjit, sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të publikuar në raportin vjetor të performancës së institucionit.

Raporti ka gjetur pasaktësi në pasqyrat financiare, detyrime të paarkëtuara në vlera të larta dhe shkelje në tenderë e leje ndërtimi, duke çuar në një opinion të kualifikuar për mënyrën si është administruar buxheti.

Auditimi gjeti se asetet nuk janë regjistruar dhe klasifikuar siç duhet, duke sjellë një pasqyrë jo të saktë të vlerës reale të tyre. Për shembull, në llogarinë “Studime dhe kërkime” janë përfshirë projekte me vlerë 115.8 milionë lekë që në fakt duhej të ishin transferuar si investime të përfunduara. Po ashtu, një shumë prej 9.8 milionë lekësh është regjistruar pa u sqaruar natyra e saj ekonomike.

Edhe më problematike është situata me infrastrukturën. Në llogarinë “Rrugë, rrjete, vepra ujore” rezulton një mbivlerësim, pasi nuk është zbritur një vlerë prej 646.6 milionë lekësh që i përket sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. Ndërkohë, për 179 ndërtesa me vlerë totale 1.49 miliardë lekë, bashkia nuk disponon tituj pronësie, duke krijuar pasiguri mbi pronësinë dhe vlerën reale të këtyre aseteve.

Bashkia e Vlorës çaloi edhe në mbledhjen e të ardhurave. Rezulton se bashkia e qytetit bregdetar ka 708.6 milionë lekë të paarkëtuara nga debitorët. Përveç kësaj, 191.7 milionë lekë të mbledhura nga qytetarët përmes ujësjellësit nuk janë derdhur në buxhetin e bashkisë.

Edhe në prokurimet publike KLSH ka gjetur mangësi. Në disa raste janë shpallur fitues operatorë që nuk plotësonin kriteret, duke sjellë një dëm financiar prej 17.2 milionë lekësh. Gjatë zbatimit të kontratave janë paguar 6.7 milionë lekë për punime të pakryera dhe 8.4 milionë lekë për punime pa eficencë.

Në sektorin e ndërtimit, situata ka qenë edhe më problematike. Disa objekte janë ndërtuar pa respektuar kushtet urbane, si distancat, lartësinë apo numrin e parkimeve. Në raste të tjera, ndërtimet kanë nisur pa leje të plotë, ndërsa një kat teknik është certifikuar si banim, duke shmangur pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë. Po ashtu, nuk është zbatuar detyrimi për kontributin 3% për strehimin social për ndërtimet mbi 2,000 m², duke krijuar një mungesë të ardhurash prej 41.5 milionë lekësh, thekson raporti.

Krahas Bashkisë, edhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit nuk ka performuar siç duhet.  Ndërtimet pa leje nuk janë ndjekur rregullisht, nuk janë zbatuar vendimet për prishje dhe nuk janë referuar rastet në Prokurori. Gjithashtu, janë konstatuar të ardhura të humbura prej 6.2 milionë lekësh nga mosllogaritja e saktë e gjobave.

Problemet shtrihen edhe në administrimin e aseteve dhe hapësirave publike. Bashkia nuk ka kryer inventarizim të plotë të pasurive dhe nuk ka ndjekur siç duhet procedurat për menaxhimin e plazheve publike, përfundon raporti.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Daniel Shima figuron çdo ditë e më shumë si koka e mafies së AKSHI-t
Artikulli tjetër Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun e Kampionatit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH-së
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.