KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të indeksuarit!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Të indeksuarit!
FinanceKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Të indeksuarit!

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2026 11:12 am
31 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Indeksimi është një nga ato shpikjet elegante të ekonomisë moderne që i jep shtrenjtimit pamjen e një procesi të qytetëruar. Nuk rriten çmimet, thjesht indeksohen. Nuk shtrenjtohet jeta, vetëm përshtatet me realitetin. Nuk të pakësohen të ardhurat në raport me kostot, por ekonomia po gjen ekuilibrin e saj të ri. Një fjalë e butë, pra, për një goditje të fortë.

Dhe ne kemi hyrë me zell në epokën e indeksimit. Në janar u indeksua me inflacionin akciza që prek karburantet, pijet alkoolike, duhanin etj. Për naftën kjo do të thotë gati 1 lek më shumë për litër. Një lëvizje teknike, në letër. Por si çdo lëvizje teknike në Shqipëri, përfundon gërryes për xhepin e qytetarit.

Të fundit në radhë janë kompanitë celulare, që po u dërgojnë klientëve njoftime për paketat e reja, që po indeksohen me inflacionin. Pra, edhe komunikimi, që deri dje ishte luks i kthyer në domosdoshmëri, hyn zyrtarisht në klubin e çmimeve që ecin vetëm përpara.

Praktika e indeksimit ka hyrë në kontratat e operatorëve që në vitin 2024 dhe tashmë po zbatohet më gjerësisht, me rritje të lidhura me normën mesatare vjetore të inflacionit. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës e ka përfshirë këtë çështje në hetimin e thelluar ndaj tregut celular, ku dy operatorët kryesorë kontrollojnë të gjithë tregun.

Pastaj vijnë supermarketet, që nuk kanë nevojë për letër zyrtare. Ato indeksojnë në heshtje. Sot një produkt kushton pak më shumë se dje, nesër pak më shumë se sot, dhe pas një muaji e kupton se inflacionin nuk e lexon më te raportet, por te kasa.

Të huajt që vijnë në Shqipëri habiten që çmimet në supermarkete janë më të shtrenjta se në vendet e tyre, kur ata kanë dëgjuar që Shqipëria është e lirë. Edhe tregjet bujqësore kanë gjetur gjuhën e tyre të indeksimit.

Shtrenjtohen prodhimet, sepse janë rritur kostot. Shtrenjtohen kostot, sepse janë rritur inputet. Dhe kështu, me një logjikë që nuk prishet kurrë, gjithçka del më e shtrenjtë dhe askush nuk ka faj.

Qiratë, sigurisht, janë indeksuar edhe ato. Madje, jo pak. Çmimet e apartamenteve po ashtu. Tregu po përshtatet, thonë. Po reflekton kërkesën, shtojnë. Me pak fjalë: po indeksohet. Në këtë vend, edhe betoni ka mësuar të ecë me inflacionin.

Dhe kështu, nga nafta te celularët, nga ushqimet te qiratë, nga tregu te shërbimet, të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë: po indeksojnë. Kush me VKM, kush me njoftim për klientët, kush me një etiketë të re në raft, kush me një telefonatë të shkurtër te qiramarrësi. Të gjithë e kanë gjetur formulën se si të mos e quajnë rritje çmimi atë që është, në fakt, shtrenjtim.

Vetëm se në fund mbeten ata që mund të quhen pa frikë të “indeksuarit”. Qytetarët. Ata që paguajnë çmimin final të çdo “përshtatjeje”. Ata që thithin çdo valë indeksimi, por që rrallëherë shohin të indeksohen në të njëjtin ritëm edhe të ardhurat e tyre.

Dhe pikërisht këtu ironia pushon së qeni figurë letrare dhe bëhet statistikë. Në një dekadë, Shqipëria kaloi nga një nga vendet më të lira në rajon, me çmime sa 48.3% e mesatares së BE-së në vitin 2015, në vendin më të shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor në vitin 2024, me 70.6% të mesatares së BE-së, sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, që e masin treguesin sipas barazisë së fuqisë blerëse.

Pra, u bëmë kampionë në indeksimin e çmimeve, jo të pagave. Shqipëria la pas edhe Serbinë e Malin e Zi, që historikisht kishin nivelet më të larta të çmimeve në rajon.

Ndërkohë, pagat nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Përkundrazi. Sipas të dhënave krahasuese, paga mesatare bruto në Shqipëri ka mbetur rreth 30% më e ulët se në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Pra, qytetarit shqiptar i kërkohet të jetojë me çmime gjithnjë e më europiane, por me të ardhura ende ballkanike, madje jo nga më të lartat.

Ky është paradoksi i madh i ekonomisë sonë: ne nuk po konvergojmë me Europën në mirëqenie, por në faturë. Po afrohemi me BE-në jo nga paga, por nga kasa. Jo nga produktiviteti, por nga shporta. Jo nga standardi i jetesës, por nga kostoja e saj.

Dhe megjithatë, këta të indeksuarit vazhdojnë ta mbajnë konsumin në këmbë. Vazhdojnë të blejnë, të paguajnë, të shtyjnë muajin, të mbushin karburantin, të paguajnë paketën celulare, qiranë, ushqimet, ilaçet. Janë ata që, në heshtje, financojnë optimizmin e statistikave dhe qetësinë e atyre që indeksojnë.

Por edhe kjo ka një kufi. Sepse një ekonomi mund të indeksojë çmimet pafund, por nuk mund të indeksojë pafund durimin e konsumatorit. Dhe kur ky i fundit nis të tërhiqet, kur familja blen më pak, shtyn më shumë, heq dorë nga disa shpenzime dhe mbyllet vetëm te nevojat bazë, atëherë të indeksuarit nuk janë më amortizator i krizës.

Kthehen në sinjalin e parë se kriza po hyn në zemër të konsumit. Dhe nuk dihet për sa kohë do ta kompensojë turizmi këtë rënie të konsumit vendas, që po frenohet jo vetëm nga çmimet e shtrenjta, që po reflektojnë një model ekonomik jo konkurrues, të varur nga importet, por edhe emigracionin masiv të popullsisë.

Në fund, mund të rezultojë se të vetmit që nuk u indeksuan kurrë siç duhet janë pikërisht ata që mbajnë ekonominë gjallë. Dhe kjo, për një vend që e ka ngritur konsumin në këmbë të rritjes, mund të dalë një bumerang shumë më i shtrenjtë se çdo indeksim.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Artikulli tjetër TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH-së
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.