KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n
AnalizeFokusKryesoreOpinionZhvillim

“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n

Përditësimi i fundit: 28 Prill, 2026 11:35 am
32 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj dy prej aktorëve më të mëdhenj të tregut privat spitalor në vend, American Hospital, i njohur ndryshe si Spitali Amerikan dhe International Hospital ose siç njihet më mirë Spitali Hygeia, por mënyra se si është trajtuar ky proces ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Vendimi për hapjen e hetimit paraprak u mor në prill 2025. Ndërsa vendimi për mbylljen e procedurës, të cilin e konsultoi ekofin.al është marrë në korrik 2025, por është bërë publik vetëm së fundmi në faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës, duke vënë në diskutim serioz transparencën dhe llogaridhënien e këtij autoriteti ndaj publikut dhe tregut.

Në raportin që disponon ekofin.al, Komisioni i Konkurrencës pranon qartë se këto dy ndërmarrje kanë një rol dominues në tregun e shërbimeve spitalore private në Shqipëri. Sipas analizës, ato zotërojnë një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe, më e rëndësishmja, ofrojnë shërbime të avancuara dhe ekskluzive që nuk gjenden as në sektorin publik. Bëhet fjalë për ndërhyrje të specializuara si trombektomia mekanike, transplantet e veshkave apo teknologjitë e avancuara diagnostikuese si PET-CT, të cilat sipas Komisionit të Konkurrencës përbëjnë “shërbime të domosdoshme” në kuptimin e ligjit për konkurrencën.

Pra, kemi një konstatim të qartë: tregu është i përqendruar, shërbimet janë të diferencuara dhe barrierat e hyrjes janë të larta, qoftë për shkak të kostove teknologjike, mungesës së stafit të kualifikuar apo rregullimit sektorial. Në kushte të tilla, çdo manual i konkurrencës do të sugjeronte një vëmendje të shtuar ndaj rrezikut të abuzimit me pozitën dominuese.

Megjithatë, në një kthesë që e bën të gjithë analizën kontradiktore, Autoriteti i Konkurrencës arrin në përfundimin se, pavarësisht kësaj pozite dominuese, nuk ka prova për sjellje abuzive. Argumenti kryesor është se çmimet për shërbimet e mbuluara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë transparente dhe të barabarta për pacientët, ndërsa vetë ndërmarrjet kanë aplikuar edhe politika fleksibile çmimesh dhe zbritje për kategori të caktuara pacientësh.

Kjo logjikë ngre disa probleme thelbësore. Së pari, fakti që çmimet janë të rregulluara apo të financuara pjesërisht nga shteti nuk e përjashton automatikisht mundësinë e abuzimit në segmentet e tjera të tregut, veçanërisht në shërbimet private apo ato që nuk mbulohen nga skemat publike. Së dyti, vetë Autoriteti i Konkurrencës pranon se në shumë raste nuk ekzistojnë alternativa reale në tregun vendas dhe pacientët detyrohen të drejtohen te këto struktura, çka e forcon më tej pozitën e tyre dominuese.

Edhe më problematik është fakti se një pjesë e këtyre shërbimeve financohen nga fondet publike përmes kontratave me FSDKSH, duke krijuar një situatë ku një operator privat përfiton nga burimet publike, ndërkohë që konkurrenca reale mbetet e kufizuar. Vetë dokumenti pranon se ky mekanizëm i siguron një fluks të qëndrueshëm pacientësh dhe të ardhurash të konsiderueshme operatorit dominues. Edhe pse në raport, Komisioni i Konkurrencës është kujdesur t’i fshehë shifrat, duket qartë se të dy spitalet private janë jo vetëm në pozita doninuese, ofrojnë shërbime ekskluzive, por edhe përfitojnë të ardhura të konsiderueshme, një pjesë e mirë nga buxheti i shtetit, përveç parave të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Autoriteti justifikon mungesën e konkurrencës edhe me faktin se tregu është “rajonal”, pasi pacientët mund të zgjedhin të trajtohen në vende të tjera si Turqia apo vendet e rajonit. Ky argument është shumë i diskutueshëm, deri në kufijtë e qesharakes, pasi zhvendosja jashtë vendit për trajtim shëndetësor nuk është një alternativë reale për shumicën e pacientëve, për shkak të kostove dhe barrierave të tjera praktike.

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës është mbyllja e hetimit dhe vendosja e një periudhe monitorimi njëvjeçar për sjelljen e këtyre ndërmarrjeve. Por kjo zgjidhje duket më shumë si një “zgjidhje për të larë duart”, më shumë një kompromis administrativ sesa një përgjigje e fortë ndaj një tregu që vetë institucioni e përshkruan si të përqendruar dhe me barriera të larta hyrjeje.

E gjithë kjo situatë rëndohet nga fakti që vendimi është mbajtur jashtë vëmendjes publike për muaj të tërë. Publikimi me vonesë i një dokumenti kaq të rëndësishëm jo vetëm që dëmton besimin te institucioni, në të cilin së fundmi u rizgjodh për një mandat të dytë kreu Denar Biba, por krijon edhe dyshime mbi mënyrën se si trajtohen çështjet sensitive që prekin sektorë kritikë si shëndetësia.

Praktikisht kemi një paradoks: Autoriteti i Konkurrencës pranon ekzistencën e një pozite dominuese dhe të shërbimeve ekskluzive, por në të njëjtën kohë e zbeh rrezikun, duke u mbështetur në argumente procedurale dhe sociale. Për një institucion që ka në mision mbrojtjen e konkurrencës dhe konsumatorit, kjo qasje duket më shumë si një shmangie nga përgjegjësia sesa një analizë e thelluar e tregut.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës

Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet

E-Albania sërisht jashtë funksionit

One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet
Artikulli tjetër Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

TAP-i ndërton pikën e daljes në Fier, por qeveria nuk di ku ta çojë gazin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 28 Prill, 2026
Të indeksuarit!
Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Prill, 2026
Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK, mbi 200 mijë €, për sezonin në Himarë
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion 28 Prill, 2026
Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH-së
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.