KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Liberalizohen” burgjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Liberalizohen” burgjet
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

“Liberalizohen” burgjet

Përditësimi i fundit: 29 Prill, 2026 9:06 am
18 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga Elton Qyno

Vala e madhe e kontrolleve në disa nga burgjet e sigurisë së lartë dhe sigurisë së zakonshme të vendit, ka çuar në bllokimin e dhjetëra televizorëve, kabujve dhe antenave, e deri tek thikat artizanale e disa karikuesa telefonash.

Por teksa Drejtoria e Burgjeve, thuajse çdo javë “ushqen” mediat me njoftimet e suksesit të kontrolleve nëpër burgje, në anën tjetër emra të njohur të botës së krimit kanë arritur të fitojnë privilegje, që deri pak ditësh nuk mund ti merrnin dot.

Pas largimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Klevis Qose dhe emërimit të drejtorit të ri të Burgjeve, Adriatik Kupi, është konstatuar një liberalizim i kushteve për disa nga emrat e njohur të botës së krimit.

Mësohet se me firmën e Adriatik Kupit, është urdhëruar ndryshimi i sigurisë për të dënuarin me 6 vite burgim, Ramazan Rraja.

Nga qëndrimi në një sektor të sigurisë së lartë, Ramazan Rraja, tashmë ka hyrë në një regjim burgu të sigurisë së zakonshme, duke përfituar benefite që tek regjimi i sigurisë së Lartë nuk mund ti përfitonte dot.

Rraja një personazh i botës së krimit në Fushë-Krujë dhe i lidhur me grupin e Plaurent Dervishaj në Durrës, është deklaruar fajtor për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal.”

Njëherësh ndaj Ramazan Rrajës është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” për “Trafik të lëndëve narkotike” në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal”.

Po kështu, dora është lëshuar dhe me Lulzim Berishën, i cili është transferuar për një periudhë 7 ditore, nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin tek dhoma speciale që ndodhet në ambientet e spitalit Infektiv në Durrës, nga e cila u arratis pak muaj më parë dhe Altin Ndoci.

Gjithashtu mësohet se pak ditë më parë është transferuar në burgun e Peqinit dhe Plaurent Dervishaj. Transferimi i tij është realizuar nga ambientet e burgut Nr.313 në Tiranë drejt Peqinit.

Njëherësh nga paraburgimi i sigurisë së lartë drejt burgut të sigurisë së zakonshme Fushë-Krujë, është zhvendosur dhe Durim Bami, një emër i njohur i botës së krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Bamit më parë i ishte refuzuar kërkesa për transferim. Por pas ndryshimit të lidershipit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, më pas kërkesa e tij është miratuar, duke u çuar në “habitatin” e tij në burgun e Fushë-Krujës. 

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë
Artikulli tjetër Shqipëria e kufizuar në trajtimin shëndetësor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.