Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kalamata të Greqisë, ku një shtetas shqiptar është gjendur i vrarë. Mendohet se shqiptari është ekzekutuar gjatë orëve të fundit të pasdites në vendin e quajtur Burnia në zonën e Klamatës.
Sipas dyshimeve të para, viktima rezulton të jetë qëlluar me armë gjahu në kokë nga një distancë e afërt. Ai punonte në një stallë lopësh dhe ende nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ai thuhet se kishte qëndruar atje pasi iu ofrua akomodim nga pronari i pronës, një shtetas tjetër shqiptar , ndërkohë që ka qenë pronari i shtëpisë ku qëndronte ai që e ka gjetur dhe më pas ka njoftuar autoritetet.
Po ashtu, dyshohet se shqiptari, i cili punonte në stallën në fjalë, ka pasur një zënkë e pronarin e tij.
Ende pritet të bëhet i ditur identiteti dhe mosha e shqiptarit.
Marrë nga Ekathimerini.com