KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA-ja nis përpjekje të reja për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA-ja nis përpjekje të reja për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit
AktualeAnalizeBotaEkonomiSociale

SHBA-ja nis përpjekje të reja për ta rihapur Ngushticën e Hormuzit

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 8:48 am
40 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë një pretendim të Iranit se forcat iraniane e goditën një luftanije amerikane që po përpiqej të hynte në Ngushticën e Hormuzit, si dhe kanë nisur përpjekje të reja për ta rikthyer qarkullimin e anijeve tregtare në këtë rrugë jetike detare.

Mes armëpushimit të brishtë amerikan, Irani i lëshoi katër raketa përtej Gjirit Persik drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi ushtria e këtij vendi më 4 maj.

Sistemet e mbrojtjes ajrore arritën t’i rrëzojnë tri prej këtyre raketave, ndërsa e katërta ra në det.

Më shumë se dy muaj pasi forcat amerikane dhe izraelite filluan sulmet ndaj Iranit, Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kërcënimeve të Teheranit, gjë që ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë dhe ka tronditur ekonominë globale.

Uashingtoni është kundërpërgjigjur duke vendosur bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

Qindra anije dhe mijëra marinarë kanë mbetur të bllokuar në det qëkurse Irani bëri kërcënime lidhur me transportin detar pas ofensivës amerikano-izraelite. Deri javën e kaluar, më shumë se 900 anije tregtare ndodheshin në Gjirin Persik, sipas firmës së inteligjencës detare AXSMarine.

Gjatë fundjavës, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se anijet luftarake amerikane do t’i shoqërojnë anijet që janë “bllokuar” dhe nuk po mund ta kalojnë ngushticën, duke filluar nga 4 maji.

Dy anije tregtare me flamur amerikan kaluan nëpër ngushticë “si hap i parë”, tha më 4 maj Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila mbikëqyr forcat amerikane në rajon.

Më herët, media gjysmëzyrtare shtetërore iraniane pretendoi se dy raketa kishin goditur një luftanije amerikane pranë Jaskut, afër hyrjes së ngushticës.

Megjithatë, Komanda Qendrore e SHBA-së e mohoi këtë.

“Asnjë anije e marinës amerikane nuk është goditur”, thuhet në një postim të saj në X.

Në një deklaratë, Qendra e Përbashkët e Informacionit Detar – një koalicion prej gati katër duzinash vendesh që synon të ndajë informata mbi rrugët detare në Lindjen e Mesme – tha se SHBA-ja ka krijuar një “zonë të përforcuar sigurie” në jug të rrugëve të zakonshme të transportit në ngushticë për të ndihmuar kalimin e anijeve.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit publikoi një hartë të re navigimi që përcakton një zonë të re ujore që, sipas tyre, është nën kontrollin iranian.

Garda, e njohur si IRGC, është degë e fuqishme e ushtrisë iraniane.

Ajo i ka kërcënuar anijet që nuk i zbatojnë udhëzimet e reja të navigimit. Anijet që nuk bashkëpunojnë do të përballen me “rreziqe serioze”, përfshirë ndalimin me forcë, tha IRGC-ja.

Një armëpushim i shpallur nga Trump më 7 prill vazhdon të jetë në fuqi, teksa po vazhdojnë gjithashtu përpjekjet për të negociuar një marrëveshje më të gjerë paqeje.

Ndër pengesat kryesore është çështja e ambicieve bërthamore të Iranit.

Uashingtoni kërkon që Teherani të heqë dorë nga uraniumi i tij, përfshirë uraniumin e pasuruar në nivel të lartë, i cili mund të përdoret për ndërtimin e armës bërthamore.

Teherani tha më 3 maj se po shqyrtonte propozimin më të fundit amerikan për një marrëveshje paqeje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, u citua të ketë thënë se aktualisht nuk ka bisedime mbi kapacitetet bërthamore të Iranit.

Duke folur në Fox Neës më 4 maj, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se bllokada detare është pjesë e një embargoje më të gjerë ekonomike.

“Ne po e ngufatim regjimin, dhe ata nuk janë në gjendje t’i paguajnë ushtarët e tyre”, tha ai. “Kjo është një bllokadë e vërtetë ekonomike dhe përfshin të gjitha nivelet e qeverisë”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Uashingtoni hyn në boshllëkun energjetik të Evropës, në Ballkan
Artikulli tjetër Shtutgart/ Konfiskohet mall ilegal në autobusin nga Kosova

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 8 Maj, 2026
Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.