KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia nuk gjen adresën e kryebashkiakut të Shkodrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Policia nuk gjen adresën e kryebashkiakut të Shkodrës
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Policia nuk gjen adresën e kryebashkiakut të Shkodrës

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:53 am
39 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Policia nuk ka arritur të sigurojë adresën e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke u bërë kështu shkak për dështimin e zhvillimit të seancës së parë gjyqësore ndaj tij.

Seanca, e planifikuar për këtë të hënë, nuk u mbajt për shkak të mungesës së njoftimit për të pandehurit. Në total, pesë nga shtatë personat nën akuzë nuk kishin marrë informacion zyrtar për procesin, çka e bëri të pamundur nisjen e shqyrtimit të çështjes në themel.

Gjatë relatimit në sallë, kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Elsa Ulliri, bëri me dije se për pesë nga shtatë personat nën akuzë nuk kishte prova që njoftimi ishte kryer në mënyrë të rregullt. Konkretisht, nuk rezultonin të njoftuar Benet Beci, Adela Ruko, Jonid Kazani, Yllka Nishku dhe Edlira Mitrushi. Në të njëjtën kohë, disa prej përfaqësuesve ligjorë mungonin në seancë dhe kishin paraqitur kërkesa për shtyrje.

Në këto kushte, gjykata vlerësoi se nuk ishin përmbushur garancitë minimale procedurale për zhvillimin e një procesi të rregullt, duke vendosur shtyrjen e seancës për datën 20 maj, në orën 10:00, me qëllim që të sigurohet njoftimi i plotë i palëve dhe prania e tyre në proces.

Çështja penale ndaj Becit dhe gjashtë ish-vartësve të tij lidhet me periudhën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Më 17 mars, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi kalimin e dosjes për gjykim në themel, duke përfshirë në proces anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Në listën e të pandehurve janë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi dhe Yllka Nishku, si pjesë e njësisë së prokurimit, si dhe Rudin Gjoni, Premtim Dauti dhe Adela Ruko, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Sipas Prokurorisë së Posaçme SPAK, të pandehurit dyshohet se kanë shkelur barazinë në tendera, duke favorizuar një operator ekonomik në një procedurë prokurimi me vlerë rreth 69.5 milionë lekë. Bëhet fjalë për një tender konsulence të zhvilluar në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”.

Nga hetimet ka rezultuar se procedura është zhvilluar në kundërshtim me legjislacionin për prokurimet publike, duke krijuar avantazhe të padrejta për kompaninë fituese “Consulting & Management Albania” sh.p.k. Sipas akuzës, veprimet janë kryer në bashkëpunim mes drejtuesve dhe strukturave përgjegjëse të institucionit.

Hetimi për këtë çështje nisi pas administrimit dhe analizimit të provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për vepra të tjera penale, përfshirë shkeljen e barazisë në tendera dhe pastrimin e parave.

Me shtyrjen e seancës së parë, procesi ndaj Becit dhe bashkëpunëtorëve të tij mbetet ende në fazën fillestare, ndërsa pritet që në seancën e ardhshme të verifikohet përmbushja e procedurave të njoftimit dhe të mundësohet vijimi i gjykimit.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjyqi pa fund i dosjes Shullazi
Artikulli tjetër Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.