KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:56 am
49 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria është bërë gati të ndryshojë ligjin për sektorin e energjisë elektrike, duke propozuar një paketë të re rregullash që forcojnë ndjeshëm mënyrën si trajtohen faturat e papaguara dhe detyrimet e konsumatorëve.

Projektligji i hedhur për konsultim publik, i konsultuar nga skyweb.al, parashikon që klientët fundorë janë të detyruar të paguajnë faturat e energjisë sipas kontratës së furnizimit.

Në rast mospagese, furnizuesi ka të drejtë të ndërmarrë një sërë masash për arkëtimin e detyrimit, duke nisur nga njoftimi zyrtar, ndërprerja e energjisë elektrike dhe deri te procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm përmes përmbarimit .

Risia më e fortë lidhet me mundësinë e vendosjes së barrës hipotekore mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike. Sipas projektligjit, kjo masë mund të aplikohet në rastet kur detyrimi i papaguar kalon vlerën 1.5 milion lekë dhe i përket klientëve jofamiljarë, pra kryesisht bizneseve .

Vendosja e barrës hipotekore nënkupton që prona lidhet juridikisht me borxhin dhe nuk mund të përdoret lirshëm pa u shlyer detyrimi.

Në praktikë, kjo e kthen faturën e energjisë nga një detyrim i thjeshtë pagesor në një detyrim që prek drejtpërdrejt pasurinë.

Paralelisht, projektligji ruan trajtimin e faturës së energjisë si titull ekzekutiv, çka i jep furnizuesit mundësinë të ndjekë procedurat e përmbarimit pa pasur nevojë për procese të gjata gjyqësore .

Megjithëse në tekst nuk përdoret drejtpërdrejt termi “sekuestrim”, kombinimi i barrës hipotekore me procedurat e përmbarimit krijon bazën ligjore që në faza të mëtejshme, nëse borxhi nuk shlyhet, të arrihet deri në ekzekutimin e pasurisë sipas legjislacionit civil.

Projektligji synon të forcojë disiplinën e pagesave në sektorin energjetik dhe të reduktojë borxhet e këqija, në një kohë kur paralelisht po shtohen edhe të drejtat e konsumatorëve për transparencë në faturim dhe akses në informacion mbi çmimet.

Në tërësi, ndryshimet tregojnë një qasje më të ashpër ndaj mospagesës së energjisë, duke e lidhur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë faturën me pasurinë e konsumatorit, të paktën për kategorinë e bizneseve.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia nuk gjen adresën e kryebashkiakut të Shkodrës
Artikulli tjetër Karburanti i shtrenjtë solli 5 milion euro më shumë në buxhet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.