KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 12:06 pm
20 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Vetëm pak ditë pas aksidentit tragjik të 3 majit në Durrës, ku një 57-vjeçar në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe la një tjetër në gjendje të rëndë në spital, mazhoranca sinjalizon ndërhyrje të reja në ligj.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve më 5 maj 2026, njoftoi se shumë shpejt Partia Socialiste do t’i drejtohet Kuvendit me një paketë ndryshimesh në Kodin Penal dhe atë Rrugor.

“Ne do ti drejtojmë shumë shpejt Kuvendit të Shqipërisë, një paketë ndryshimesh të kodit rrugor të Republikës së Shqipërisë, por dhe Kodit Penal, si kundërpërgjigje adeguate e në nivelin e ndërhyrjeve ligjore të kësaj situate.” u shpreh Ulsi Manja.

Po aq i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Policisë së Shtetit. Pa një analizë mbi përgjegjësitë direkte, Drejtori i Përgjithshëm, Skënder Hita, pezulloi disa drejtues të Policisë së Durrësit për performancë të dobët në detyrë, përfshirë drejtorin vendor, zëvendësdrejtorin për rendin dhe shefin e policisë rrugore.

“Nisur nga aksidenti shumë i rëndë në qytetin e Durrësit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra drejtuesit vendor, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit.

Sipas ekspertëve, këto veprime të menjëhershme synojnë të zbusin reagimin popullor në momente kulminante pakënaqësie, më shumë sesa të adresojnë rrënjën e problemit.

“Ashpërsimi i dënimeve mund të jetë një pjesë e zgjidhjes, por nuk mund të jetë zgjidhja vetë. Pa strategji, pa institucion, pa kontroll profesional dhe pa analiza teknike të pavarura, ndryshimi i ligjit rrezikon të mbetet vetëm reagim pas tragjedisë. Dënimi vepron pas ngjarjes, strategjia vepron para saj.” u shpreh Mamir Hodo, Ekspert i Rindërtimit të Aksidenteve Rrugore.

Ndërsa për avokat Sokol Dedndreaj, reagimet ligjore të menjëhershme pas tragjedive kanë vlerë simbolike dhe politike, por rrallë prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme.

“Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë duhet të bazohen në analiza të thelluara dhe të dhëna konkrete, përndryshe rrezikojnë të mbeten masa të përkohshme pa ndikim real në parandalimin e rasteve të ngjashme” – thotë avokati.

Nuk është hera e parë që menjëherë pas një ngjarje me ndikim të madh në opinionin publik, merren masa si ndryshime ligjore, pushime nga puna të funksionarëve publikë.

Me të njëjtën situatë u përballëm edhe pas vrasjes së Martin Canit nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli”, situatë e cila solli reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili “fajësoi” rrjetet sociale, konkretisht Tik Tok-un, për sjelljet devijante të fëmijëve. Për këtë arsye, ky aplikacion i përdorur masivisht u mbyll për një vit, por u rihap përsëri duke ngritur pikëpyetje se sa efektiv ishte ky veprim.

Këto veprime të menjëherëshme sipas ekspertëve bëhet për të sheshuar reagimin popullor në një moment kulminant kryengritjeje për shkak të pakënaqësisë.

Sipas Drejtoreshës Juridike në Shoqëri-Sigurimesh, Greta Ambeli, në Shqipëri shteti “ngrihet në këmbë”, pasi ndodhin ngjarje të rënda.

“Parimi i sigurisë juridike nënkupton që ligji duhet të jetë i qartë, i parashikueshëm dhe i qëndrueshëm, në mënyrë që individët të dinë si të sillen dhe çfarë pasojash juridike mund të kenë veprimet e tyre. Si rregull, normat juridike nuk duhet të ndryshojnë shpesh duke e vënë individin në një situatë të pasigurt, lidhur kryesisht me të drejta që ai mund ti ketë përfituar nga një ligj i caktuar.” – tha për “shteg.org” ekspertja Ambeli.

Njëjtë u shpreh edhe eksperti i aksidenteve rrugore Mamir Hodo, për të cilin siguria rrugore nuk duhet të kujtohet vetëm pas tragjedisë, ajo duhet të jetë politikë e përditshme shtetërore.

“Unë nuk jam kundër ndryshimeve ligjore, përkundrazi, kur ato janë të domosdoshme, duhen bërë, por ato duhet të vijnë nga analiza e të dhënave, nga hetimi teknik i aksidenteve, nga identifikimi i shkaqeve reale dhe nga një strategji kombëtare e sigurisë rrugore, jo vetëm nga reagimi emocional pas një tragjedie.” u shpreh Hodo, ekspert i Rindërtimit të Aksidenteve Rrugore.

Efektiviteti i ashpërsimit të masave ligjore

Të dhënat zyrtare tregojnë një panoramë më komplekse sesa reagimi politik i menjëhershëm. Aksidentet rrugore kanë pësuar luhatje në vite, ndërsa shkaqet kryesore mbeten të njëjta.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 (janar–mars) janë regjistruar 282 aksidente rrugore, në të cilat 391 persona kanë mbetur të aksidentuar, të vrarë ose të plagosur. Ndërkohë, për vitin 2025 numri total i aksidenteve rezulton 1250.

“Gjatë muajit mars 2026, 86,5% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.” – thuhet në raportin e marsit 2026 të INSTAT.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme të masave ndëshkuese financiare. Vetëm në vitin 2020, Policia Rrugore vendosi 6.7 milionë euro gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelën rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërsa në vitin 2023, kjo shumë arriti në 28 milionë euro, rreth katër herë më shumë.

Ndryshimet në Kodin Rrugor gjatë viteve të fundit kanë sjellë masa më të ashpra, si gjoba më të larta, ulje të pikëve në lejen e drejtimit dhe penalizime për shkelje serioze, përfshirë drejtimin nën efektin e alkoolit, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se problemi mbetet kryesisht te sjellja e drejtuesve dhe mungesa e kontrollit të vazhdueshëm.

“Faktorët kryesorë përfshijnë përdorimin e celularit gjatë drejtimit, shpejtësinë e lartë, parakalimet e rrezikshme, konsumimin e alkoolit, drejtimin pa leje dhe mosrespektimin e sinjalistikës. Duhet kontroll i vazhdueshëm nga strukturat përkatëse, duke ndërthurur praninë e efektivëve të policisë në terren, si edhe përdorimin e teknologjisë së avancuar, si kamerat inteligjente”, u shpreh Drejtoresha Juridike në Shoqëri Sigurimesh, Greta Ambeli.

Ndërsa sipas avokat Sokol Dedndreaj, masat parandaluese dhe administrative janë më efektive për uljen reale të aksidenteve sesa vetëm ashpërsimi i dënimeve.

“Heqja e lejes së drejtimit, pezullimi i zgjatur dhe bllokimi i mjetit kanë efekt të drejtpërdrejtë në parandalim, sidomos kur aplikohen në mënyrë të menjëhershme dhe të përsëritur për shkelësit” – shpjegon avokati.

Sipas Dedndreaj, neni 290, paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë tashmë parashikon rastet kur shkelja e rregullave të qarkullimit sjell pasojë vdekje, ndaj diskutimi i vetëm i arsyeshëm lidhet me rritjen e masës maksimale të dënimit në rastet kur drejtuesi i mjetit është nën efektin e alkoolit ose drogës.

Por për kunddër sa thonë ekpertët, mbeten të paqarta propozimet që qeverisa do të bëjë dhe nëse ndërhyrjet e reja ligjore do të prodhojnë një ndryshim konkret në terren, apo do të ndjekin të njëjtin cikël reagimesh të shpejta që shfaqen pas çdo tragjedie.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Artikulli tjetër Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
Çfarë është Hantavirusi?! Sëmundja që po frikëson Europën ditët e fundit
Aktuale Analize Fokus Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.