KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Karburanti i shtrenjtë solli 5 milion euro më shumë në buxhet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Karburanti i shtrenjtë solli 5 milion euro më shumë në buxhet
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Karburanti i shtrenjtë solli 5 milion euro më shumë në buxhet

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 11:00 am
30 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri. Kjo lehtësi fiskale që do të jetë në fuqi deri në përfundim të situatës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, u aplikua për herë të parë më 3 prill, kur çmimi i naftës arriti 233 lekë, por me uljen e akcizës u pagua nga qytetarët 224 lekë për litër.

“Për të mbrojtur konsumatorët dhe për të mbajtur në kontroll çmimet e shitjeve të gazoil dhe benzinës është propozuar që niveli i akcizës të ulet me 20% përgjatë kohëzgjatjes së periudhës së veçantë. Në total ulja e taksave për një litër është 9.5 lekë pasi kur ulet akciza, ulet edhe TVSH-ja e aplikuar. Për naftën akciza ulet kur kalon mbi 220 lekë litri, për benzinën kur kalon 200 lekë/litri”, tha Andi Mehmeti zëvendësministër i Financave.

Për shkak të rritjes së çmimeve buxheti i shtetit ka përfituar më shumë para se parashikimet, pasi ka mbledhur më shumë taksa. Afro 5 milionë euro është përfitimi aktual tha zëvendësministri i Financave Andi Mehmeti, ndërsa humbja prej uljes së akcizës është minimale.

“Efekti pozitiv është 553 milionë lekë të ardhura, shtesë por ka pasur edhe rritje të sasisë së importuar në konsum me rreth 2 mijë tonë, ose 3% më shumë se në mars të 2025. Gjithsesi efekti pozitiv i çmimeve në të ardhura është 553 milionë lekë. Ndërsa efekti negativ për periudhën 1-24 prill nga akciza është vetëm 37 milionë lekë për këtë periudhë, nga ulja ne 20%”, tha Mehmeti.

Në komisionet parlamentare u shqyrtua edhe nisma e deputetit të PD-së Eno Bozdo për të ulur taksën e qarkullimit.

“Nisma parashikon reduktimin e taksës së qarkullimit që aplikohet mbi çmimin fundor të karburantit me 20 lekë, për ta kthyer atë në nivelin e 2013-ës. Mendohet që një masë zbutëse e cila mund ta ulte çmimin e karburantit është ulja e taksës së qarkullimit, e cila vërtet ulet me 200 lekë të vjetra por bashkë me TVSH-në mund të çojë në reduktim të çmimit deri në 240 lekë të vjetra për litër”, tha Bozdo.

Por ulja e kësaj takse mori ‘karton të kuq’ në Komisionin e Ekonomisë pasi mazhoranca argumenton se masat e marra deri më tani nga qeveria janë të mjaftueshme për të mbajtur situatën në kontroll.

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë është Hantavirusi?! Sëmundja që po frikëson Europën ditët e fundit

Hapet projekti i radhës për tjetërsimin e pronës te ish-fusha e Aviacionit

Qeveria e Kosovës bllokon produktet e Nikolin Jakës në doganë

Një aksident merr mesatarisht 155 mijë lekë dëmshpërblim

PSG, skuadra e parë franceze që shkon tri herë në finale të Championsit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Artikulli tjetër Dhurimi dhe trashëgimia e pronave, përgjysmohet tatimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nisma PS-PD për financimin e partive pritet me kritika nga shoqëria civile
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 7 Maj, 2026
44.5% e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
Artan Xhori paraqiti letra false, në tenderin 9 milion € të TVSH-së
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
Si i ‘dhuroi’ Balluku, 120 milion € kompanisë Bankers?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.