KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e Kosovës bllokon produktet e Nikolin Jakës në doganë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria e Kosovës bllokon produktet e Nikolin Jakës në doganë
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesoreRajoni

Qeveria e Kosovës bllokon produktet e Nikolin Jakës në doganë

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 11:51 am
32 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Aleanca Kosovare e Bizneseve denoncoi autoritetet doganore të Kosovës se kanë bllokuar disa ngarkesa me produkte ushqimore nga Shqipëria.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke u bazuar në ankesën zyrtare të pranuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, shpreh shqetësim të thellë për situatën e krijuar në pikën kufitare Morinë, ku disa ngarkesa me produkte ushqimore po mbahen të bllokuara për një periudhë të gjatë dhe të pajustifikueshme,” deklaroi Aleanca përmes një komunikate zyrtare.

AKB zbuloi se kamionët e bllokuar i përkasin kompanisë AGS shpk. Kjo kompani është themeluar nga Nikolin Jaka së bashku me bashkëshorten Alma Tafani dhe aktualisht aksionet e saj zotërohen 100 për qind nga zonja Tafani. Aleanca Kosovare e Bizneseve tha se ankesën për bllokimin e ka marrë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.

“Sipas të dhënave zyrtare, kompania AGS shpk (Shqipëri) ka aktualisht 5 kamionë të ndaluar me produkte UHT, të destinuara për tregun e Kosovës përmes kompanive: Albi Commerce (UHT Grata), Liridoni Distribution (UHT Cremosos), Dualos (UHT Dua Barista). Ndalimi i këtyre ngarkesave ka filluar që nga data 20 prill 2026, me arsyetim kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe verifikimin e përputhshmërisë me etiketimin. Megjithatë, deri më sot koha e pritjes ka arritur deri në 15 ditë, nuk ka rezultate përfundimtare zyrtare dhe nuk ka asnjë sqarim institucional për vonesat. AKB thekson se afatet standarde për analiza të tilla janë rreth 5 ditë pune, dhe tejkalimi i tyre përbën mungesë të theksuar të efikasitetit dhe transparencës institucionale,” tha Aleanca.

Sipas saj, ky nuk është thjesht kontroll, por një barrierë e pastër.

“AKB vlerëson se, në mungesë të çdo indikacioni për rrezik mikrobiologjik apo toksikologjik, ndalimi i zgjatur i produkteve UHT është joproporcional dhe po shndërrohet në një barrierë tregtare të panevojshme. Kjo situatë po prodhon pasoja ekonomike të drejtpërdrejta: Rritje të kostove për bizneset; Shpenzime të larta për mirëmbajtjen e kamionëve frigoriferikë (24/7); Rrezik për dëmtim të produkteve;Vonesa në furnizim të tregut; Rritje të çmimeve për konsumatorët,” vijon komunikata zyrtare.

AKB thekson se kostoja e kësaj bllokade po transferohet drejtpërdrejt te qytetari i Kosovës dhe i kërkoi ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, publikimin urgjent të rezultateve të analizave si dhe lirimin e menjëhershëm të ngarkesave në mungesë të rrezikut të provuar.

AKB paralajmëron se vazhdimi i kësaj situate rrezikon dëmtimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Shqipëri si treg Kombëtar dhe Vendor dhe kjo shkakton rritjen e mëtejshme të çmimeve si dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së tregut.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një aksident merr mesatarisht 155 mijë lekë dëmshpërblim
Artikulli tjetër Hapet projekti i radhës për tjetërsimin e pronës te ish-fusha e Aviacionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 7 Maj, 2026
Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.