KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hapet projekti i radhës për tjetërsimin e pronës te ish-fusha e Aviacionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Hapet projekti i radhës për tjetërsimin e pronës te ish-fusha e Aviacionit
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Hapet projekti i radhës për tjetërsimin e pronës te ish-fusha e Aviacionit

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 11:56 am
207 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një pronë e stërmadhe në zonën e ish-fushës së Aviacionit në Tiranë do t’i jepet privatit, për ta bërë kulla, teksa shteti do të marrë një përqindje, e cila deri më tani ka qenë më e ulta ndër projektet e hapura dhe të mbyllura të Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Dokumentet që ka hulumtuar Vox News tregojnë se kjo korporatë ka marrë nën administrim truallin ku ndodhej dikur Hambari i Helikopterëve, një pronë tërësisht shtetërore, e përdorur për vite me radhë për shërbime civile dhe ushtarake, teksa në atë që dikur ishte krenaria e forcave ajrore, sot do “krenohemi” me kulla të radhës.

Duket se, edhe ato pak prona shtetërore në zona elitare po grabiten dita-ditës, me projekte tepër të dyshimta dhe tërësisht në favor të investitorëve privatë, të cilët me lidhjet deri në kupolën qeverisëse, ia kanë arritur të dalin fitues, teksa nuk ka informacione të mëtejshme se si do të ndahet torta e ambienteve shtetërore.

Dikur, prona në fjalë ishte një godinë e stërmadhe nga ku niseshin helikopterët civilë dhe ushtarakë, të cilët kohët e fundit janë transferuar në zonën e Farkës, ndërsa atij hambari ia kishin vënë syrin biznesmenë të fuqishëm. Vox News ka hulumtuar dokumentet e kësaj thirre, ku rezulton se emri i projektit është “Korpusi i Institucioneve të Pavarura” dhe “Qendra për Zhvillimin Multifunksional”.

“Projekti i investimit realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit të pronave shtetërore në pronësi të saj dhe partnerëve publikë, përfitues në këtë projekt dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe ekzekutive, dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit”, pra një falje të pronës publike.

Më tej shkruhet se, projekti do të realizohet nëpërmjet instrumentit të sipërmarrjes, ku partneri privat do të projektojë dhe zhvillojë në Tiranë dy objekte me funksion publik, konkretisht objektin publik ‘Korpusi i Institucioneve të Pavarura’ në zonën urbane në Njësinë Administrative nr. 2, Tiranë dhe ‘Qendrën për Zhvillimin Multifunksional, Tiranë’, ku përfshihen klinika e re mjekësore dhe palestra sportive komunitare publike në Njësinë Administrative nr. 7, Tiranë .

“Objektet publike financohen nga pjesa takuese e Korporatës në objektin multifunksional për sipërmarrje, i cili gjithashtu projektohet dhe zhvillohet nga partneri privat në pronën e Korporatës në zonën e ish- Fushës së Aviacionit, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë”, vijon dokumenti.

Vox News shfletoi dokumente të tjera ku rezulton se faza e kualifikimit konsiston në paraqitjen e një aplikimi nga subjektet e interesuara, aplikim i cili përmban 2 projekt-idetë paraprake arkitekturore dhe dokumentacionin që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve të kualifikimit të aplikantëve.

“Kjo fazë synon përzgjedhjen e projekt-ideve arkitekturore nëpërmjet një konkursi të hapur publik në praninë e një jurie ndërkombëtare dhe të propozimit financiar më të favorshëm për Korporatën të paraqitur nga një partner i kualifikuar”, vijon dokumenti, ndërkohë që ka të shoqëruar edhe hartën se ku do të implementohet ky projekt, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.

“Ofertat financiare të paraqitura nga kandidatët në Fazën e dytë duhet të plotësojnë kriterin bazë, i cili është 35 % e sipërfaqes totale të zhvillimit të objektit multifunksional për sipërmarrje në pronën e Korporatës në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, Njësia Administrative nr. 7, Tiranë, me një sipërfaqe maksimale për t’u projektuar dhe zhvilluar prej rreth 50,000 metra katrorë”, vijon dokumenti.

Pra, në këtë rast, ndryshe nga projektet e tjera, Korporata ka kërkuar më pak përqindje në ndërtim, teksa një kërkesë e tillë lë vend për abuzime apo edhe për paracaktim të fituesit, të cilët në të shumtën e rasteve kur janë shpallur fitues, kanë qenë tepër të diskutuar.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria e Kosovës bllokon produktet e Nikolin Jakës në doganë
Artikulli tjetër Çfarë është Hantavirusi?! Sëmundja që po frikëson Europën ditët e fundit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit
Aktuale Koment Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
Gjykata liron 8 të mitur të ndaluar në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.