KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 12:27 pm
40 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Sipas të dhënave, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2023, në vend kishte 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e Bashkimit Europian për 2024 dhe 111 në 2023-n.

Rekordin në Europë e mban Turqia, që në vitin 2024 kishte 342 të burgosur për 100 mijë banorë, gjithsesi me rënie nga viti i mëparshëm, kur shifra ishte 449.

Mali i Zi kishte 170 të burgosur për 100 mijë banorë në 2023-n, ndërsa në 2024-n treguesi u rrit në 191, duke kryesuar në rajon, së bashku me Shqipërinë. Edhe Serbia ka shifër të lartë, në 173-176, për 100 mijë banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut është e fundit (133-134). Nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE kishte 1 të burgosur për çdo 883 banorë, ose 113 të burgosur për 100 mijë banorë, pak më shumë se në vitin 2023, kur norma ishte 111.

Në vitin 2024, norma më e lartë e të burgosurve për 100 mijë banorë në BE u regjistrua në Hungari, me 193, e ndjekur nga Polonia, me 191, Letonia, me 187, dhe Çekia, me 178.

Norma më e ulët ishte në Finlandë, me 57, e ndjekur nga Holanda, me 67, si dhe Danimarka dhe Gjermania, secila me 70.

Në vitin 2024, në BE kishte rreth 509 mijë të burgosur, ose 8.0% më pak se në vitin 2012, kur numri arriti në rreth 553 mijë, niveli më i lartë që nga viti 1993.

Pas një periudhe stabiliteti në vitet 2017-2019, numri i të burgosurve ra me 6.6% në vitin 2020, me gjasë si pasojë e masave të lidhura me COVID-19. Më pas, nga viti 2021 deri në 2024, numri i të burgosurve u rrit gjithsej me 9.8%.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të grave të burgosura në Europë

Në Shqipëri, pjesa më e madhe e të burgosurve janë meshkuj, ndërsa përqindja e femrave është më e ulëta në Europë, me vetëm 1.4%. Mesatarja e femrave të burgosura në Bashkimin Europian është 5.5%. Në rajon, rekordin e mban Serbia, ku gati 5% e të burgosurve janë gra.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE 1 në 18 të burgosur të rritur ishte grua, ose 5.5% e popullsisë totale në burgje, pothuajse njësoj si në vitin 2023, kur ky tregues ishte 5.4%.

Pesha e grave në burgje ndryshon sipas vendeve të BE-së. Në vitin 2024, përqindja më e lartë u regjistrua në Hungari, me 8.7%, e ndjekur nga Çekia, me 8.6%, Malta, me 8.4%, dhe Suedia, me 7.9%.

Përqindja më e ulët ishte në Francë, me 3.4%, e ndjekur nga Belgjika, me 4.1%, dhe Bullgaria, me 4.3%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj
Artikulli tjetër E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
Çfarë është Hantavirusi?! Sëmundja që po frikëson Europën ditët e fundit
Aktuale Analize Fokus Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.