KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan
AktualeAnalizeFinanceKryesoreRajoniSociale

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2026 8:06 am
44 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces konvergjence me standardet e Bashkimit Europian po diktohet nga një sërë faktorësh strukturorë që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka konsideruar si kritikë për qëndrueshmërinë afatgjatë. Sipas bazës së të dhënave të Fondit, Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë listën me të ardhurat më të larta për frymë, përkatësisht me 17,252 dhe 16,377 dollarë sipas projeksioneve të këtij viti. Ky dominim shpjegohet me suksesin e Serbisë në thithjen e industrive prodhuese dhe modernizimin e infrastrukturës, ndërsa Mali i Zi përfiton nga pozicionimi si një qendër elitare e turizmit mesdhetar.

Shqipëria, sipas projeksioneve, pozicionohet e treta në rajon me 12,493 USD për frymë, duke tejkaluar Maqedoninë e Veriut (11,967 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinën (10,701 USD). Ecuria e Shqipërisë lidhet me disiplinën fiskale dhe zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit. Kosova parashikohet të arrijë në 8,958 USD të ardhura për frymë këtë vit duke u renditur e fundit në Rajon. Për Kosovën FMN vë re një potencial të lartë rritjeje nëse vazhdohet me përmirësimin e ambientit të biznesit dhe investimet në kapitalin njerëzor, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.

Perspektiva 2031 në përmirësim për të gjitha vendet

Në horizontin pesëvjeçar 2026–2031, FMN parashikon një përshpejtim të rritjes për të gjitha ekonomitë e rajonit. Serbia pritet të arrijë shifrën 25,291 USD për frymë në vitin 2031, duke u shndërruar në liderin e padiskutueshëm ekonomik të rajonit. Kjo rritje pritet të mbështetet nga integrimi më i thellë në zinxhirët e furnizimit të BE-së. Mali i Zi pritet të ndjekë me 21,214 USD për frymë, ku stabiliteti makroekonomik do të jetë kyç për të ruajtur flukset e investimeve.

Për Shqipërinë, FMN parashikon një nivel të ardhurash për frymë prej 17,353 USD në vitin 2031. Kjo rritje mbështetet nga vazhdimësia së reformave institucionale ndikimin pozitive të reformave dhe fondeve të para-anëtarësimit në BE. Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina parashikohen të arrijnë respektivisht 16,354 USD dhe 14,084 USD, ndonëse FMN paralajmëron se rreziqet gjeopolitike dhe çmimet e energjisë mund të diktojnë luhatje.

Kosova pritet të arrijë në 12,483 USD, duke shënuar rritjen më të madhe në përqindje, çka dëshmon një proces të shpejtë “catching-up” me fqinjët. Viti 2026 shënon një pikë kthesë ku diferencat mes vendeve të rajonit bëhen më të prekshme.

Retrospektiva 2010–2026, si u rriten te ardhurat në Rajon

Duke analizuar periudhën 2010–2026, të dhënat historike të FMN-së tregojnë një rrugëtim shpesh të vështirë. Në vitin 2010, rajoni ishte ende nën efektet e krizës financiare globale, me Shqipërinë që regjistronte vetëm 4,098 USD për frymë. Gjatë kësaj periudhe 16-vjeçare, Shqipëria ka arritur të dyfishojë të ardhurat e saj, kryesisht nga forcimi i monedhës vendase dhe prurjet nga jashtë dhe rritjes në sektorin e turizmit.

Rritja më e qëndrueshme është vërejtur te Serbia dhe Mali i Zi, të cilët kanë pasur baza fillestare më të forta. Megjithatë, viti 2020 shënoi një pikë kritike për shkak të pandemisë, ku FMN nënvizoi se vetëm vendet me rezerva fiskale të forta arritën të rimëkëmbeshin shpejt. Rimëkëmbja pas-pandemike ka qenë më e fortë se pritshmëritë fillestare, duke i lejuar rajonit të hyjë në vitin 2026 me një bazë më të sigurt. Ky maturim ekonomik, i monitoruar nga afër prej Fondit Monetar Ndërkombëtar, sugjeron se Ballkani Perëndimor po lë pas epokën e tranzicionit për të hyrë në një fazë të konsolidimit të mirëqenies. Nga viti 2010 deri në projeksionet e detajuara për vitin 2031, rajoni tregon një trajektore rritëse, ku çdo vend ka mobilizuar burime specifike. Shqipëria, sipas analizave të FMN-së, ka treguar një rezistencë të lartë falë performancës së sektorit të turizmit dhe rritjes së investimeve në ndërtim, të cilat kanë shërbyer si motorë kryesorë.

Në Serbi, FMN vëren se politikat e mbrojtjes së investimeve të huaja direkte dhe zgjerimi i bazës industriale kanë krijuar një distancë domethënëse me fqinjët. Mali i Zi, nga ana tjetër, mbetet i varur nga shërbimet, por po diversifikon portofolin përmes energjisë së rinovueshme. Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, FMN thekson rëndësinë e reformave në tregun e punës dhe rritjen e produktivitetit për të përballuar sfidat demografike. Këto trajektore tregojnë se rajoni po kalon nga një fazë e rritjes së bazuar në konsum, drejt një rritjeje më të qëndrueshme të bazuar te eksportet dhe investimet, çka reflektohet në shifrat optimiste të dekadës së ardhshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lufta në Iran pritet të shtrenjtojë importet dhe të vonojë furnizimet edhe në Shqipëri

Avokati i Popullit: Burgjet pa kushte dhe të mbipopulluar

“Trusti i Zvërnecit”, ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Një përgjigje publike mbi integritetin dhe akuzat

BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë fshihet pas retorikës së re të Putinit për “fundin” e luftës në Ukrainë?
Artikulli tjetër Numri i deputetëve që kërkojnë dorëheqjen e Starmer dyfishohet, brenda një dite

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thellohet kriza e popullsisë në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Maj, 2026
Marrëveshaj Rama-Alabbar/ Çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Dy vëllezër kanë pushtuar call center-at në Tiranë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Durrës/ Të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 13 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.