KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një përgjigje publike mbi integritetin dhe akuzat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Një përgjigje publike mbi integritetin dhe akuzat
FokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Një përgjigje publike mbi integritetin dhe akuzat

Përditësimi i fundit: 13 Maj, 2026 10:48 am
48 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Unë Monika Kryemadhin nuk e kam ndjekur asnjëherë publikisht. As atëherë kur nëpër emisionet prime time fliste për standardin që e rrethonte të dielave me shampanjë dhe festat me tendat gjigante ku të ftuarit i gostiste me kadaif me pana dhe karkaleca deti, verë Deschants dhe puro kubaneze të llojit “Cohiba”; as kur flet për politikë, sepse sado fort të përpiqem me gjithë njohuritë e mia të kufizuara, zor se gjej një rast të saj si deputete e Parlamentit të vendit tim, si Kryetare Partie, të ketë marrë një nismë që së paku të mos i shërbente një pakice; por as dhe tani kur del si analiste, qoftë tek një reality show apo edhe të hallit të vet që ka me drejtësinë.

Kjo për arsyen e vetme se ajo pak kohë që më mbetet, nga puna me orare të gjata, dua ta kem me veten.

Ndaj as nuk do e kisha idenë për daljen e radhës së znj. Kryemadhi, nëse që në mëngjes nuk do të mbinte telefoni, ku ato pak miq që më rrethojnë, ishin të habitur nga deklaratat e saj në lidhje me emrin tim.

Nuk do i kushtoja rëndësi nëse të njëjtat deklarata nuk do ishin të përsëritura në daljet e saj televizive, ku herë si analiste, herë si e pandehur, e herë si viktimë, përfshin edhe emrin tim në përpjekjet për të krijuar një narrativë tjetër mbi akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me të dhe ish-bashkëshortin e saj.

“Historia e CEZ-DIA-s ka filluar nëpërmjet një shkrimi që është bërë nga Lindita Çela të cilin e ka marrë nga Lulzim Basha si shkrim” – tha për të disatën herë Kryemadhi mbrëmjen e së hënës në emisionin e Ylli Rakipit.

Edhe pse zonja Kryemadhi e ka marrë një herë përgjigjen në lidhje me këtë shkrim, atëherë kur aso kohe bashkëshorti i saj në cilësinë e kryetarit të Kuvendit deklaronte se “shkrimi është publikuar nga gazetarja e papërgjegjshme, duke përmirësuar edhe standardin e jetës së saj”, dhënë nga media ku unë punoja aso kohe (gjeni këtu linkun), 11 vjet më pas zonja i rikthehet çështjes sërish duke fyer integritetin tim profesional për të ndërtuar një narrativë mbi publikun se sa “e pafajshme” është për akuzat që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Në këto 11 vite shumë gjëra kanë ndodhur znj. Kryemadhi! Më së shumti për ju, që tashmë jeni në anën tjetër të gardhit, ku më shumë se sa publikun duhet të bindni gjykatën për “pafajësinë tuaj”.

Sa më përket mua, unë vazhdoj të kem të njëjtin standard jetese.

Një shtëpi me pak metra katror të blerë me kredi pas më shumë se 20 viteve punë ku çdo qindarkë është e fituar me mund, por dhe e shpërblyer fort, pikërisht për hir të përgjegjshmërisë time profesionale.

Sot, unë, Lindita Çela drejtoj një ndër të paktat media në vend, krejtësisht të pavarura, që quhet “shteg.org”, ku edhe seancat gjyqësore të çështjes suaj në GJKKO pasqyrohen me profesionalizëm.

Me punën time, duke raportuar jo vetëm për korrupsionin, por edhe për lidhjet e krimit të organizuar në këtë politikën tonë që mban peng vendin prej 36 vitesh, kam fituar besimin e njerëzve që duan që media në Shqipëri të mos urdhërohet nga X politikan apo X kryetar.

Në punën time nuk jam urdhëruar kurrë znj. Kryemadhi, dhe ky është qëllimi pse u krijua “shteg.org” po ashtu.

Ka dhjetëra raporte ndërkombëtare se si politika ka uzurpuar median në vend, dhe kush është roli edhe i bashkëudhëtarëve tuaj, edhe këtë hall nuk i keni me mua.

Kjo është përgjigjja ime në lidhje me atë që ju deklaroni znj. Kryemadhi.

Kjo është e vërteta ime.

Sa për të vërtetat tuaja e di që kemi rrugë shumë të gjatë për të bërë, qoftë edhe për faktin e votave të reformës në drejtësi, ku procese si ato që Ju po përballeni, më së paku duan nja 10 vite që të kemi një vendim final.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lufta në Iran pritet të shtrenjtojë importet dhe të vonojë furnizimet edhe në Shqipëri

Avokati i Popullit: Burgjet pa kushte dhe të mbipopulluar

“Trusti i Zvërnecit”, ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta

Thellohet kriza e popullsisë në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta
Artikulli tjetër “Trusti i Zvërnecit”, ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Marrëveshaj Rama-Alabbar/ Çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Dy vëllezër kanë pushtuar call center-at në Tiranë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Durrës/ Të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 13 Maj, 2026
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së/ Gjykata refuzon Meremen
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.