KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2026 3:57 pm
56 Shikime
Share
13 Min. Leximi
SHARE

Nga Gianluca Eramo

 

Nga protestat studentore që kanë tronditur qytetet franceze deri te përplasjet në Milano, ku grupe të rinjsh kanë shndërruar demonstratat në beteja urbane, rrugët e Evropës Perëndimore po pasqyrojnë zemërimin e një brezi që ndihet i zhgënjyer dhe i përjashtuar.

Është një revoltë e ashpër, por e shpërndarë, që shpreh pakënaqësinë e të rinjve në shoqëritë me demokraci të konsoliduar, pa vënë megjithatë në pikëpyetje themelet kushtetuese të këtyre sistemeve. T’i trajtosh protestat që po përfshijnë Tiranën si një tjetër shpërthim të këtij lloji, kësaj here në Ballkan, do të thotë të mos kuptosh thelbin e asaj që po ndodh.

Përpara godinave qeveritare shqiptare nuk kemi të bëjmë me grupe të rinjsh që kërkojnë përplasje për hir të dhunës. Ajo që njihet si “Revolucioni i Flamingove” është një lëvizje politike që ka bashkuar studentët, botën akademike dhe shoqërinë civile kundër kapjes së shtetit.

Është një revoltë kundër ligjeve të hartuara në funksion të interesave të mëdha private dhe kundër një modeli qeverisjeje që e ka zbrazur demokracinë nga përmbajtja, ndërsa jashtë vendit shet imazhin e një Shqipërie të rregullt dhe të qëndrueshme.

Për partnerët evropianë dhe ata të NATO-s, Shqipëria ka qenë prej kohësh një pikë e qëndrueshme mbështetjeje në Ballkanin Perëndimor. Në një rajon të shenjuar nga tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës, brishtësia institucionale e Bosnjë-Hercegovinës dhe konkurrenca në rritje mes fuqive të jashtme, Tirana ka paraqitur një profil që u përshtatet pritshmërive perëndimore: një popullsi përgjithësisht pro Perëndimit, një orientim të qëndrueshëm drejt NATO-s dhe një qeveri që di të komunikojë në gjuhën e diplomacisë dhe të qeverisjes ndërkombëtare.

Kjo afërsi ka krijuar një marrëdhënie pragmatike, por edhe të mbështetur te shkëmbimi i interesave, mes Tiranës dhe kryeqyteteve perëndimore. Edi Rama e ka kuptuar se, përballë krizave të brendshme dhe të jashtme, shumë prej partnerëve evropianë parapëlqejnë parashikueshmërinë politike të rajonit, edhe kur ajo vjen në kurriz të shtetit të së drejtës.

Duke e paraqitur Shqipërinë si një partnere të besueshme, nga pritja e refugjatëve afganë në vitin 2021 deri te marrëveshja me Italinë për menaxhimin e flukseve migratore jashtë territorit italian, qeveria Rama ka fituar pikë në arenën ndërkombëtare.

Por kjo mbështetje diplomatike, është shndërruar në praktikë, në një çek të bardhë për kryeministrin. Në emër të stabilitetit, kancelaritë perëndimore kanë toleruar dobësimin e mekanizmave të kontrollit institucional dhe përqendrimin gjithnjë e më të madh të pushtetit.

Rrënjët e këtij modeli duhen kërkuar te problemet e pazgjidhura të tranzicionit postkomunist. Rënia e regjimit të Enver Hoxhës, në vitin 1991, nuk solli një demokraci liberale të konsoliduar, por një përballje të gjatë dhe të ashpër mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Pavarësisht dallimeve në retorikë, të dyja partitë kanë mbetur për një kohë të gjatë peng i së njëjtës kulturë politike të trashëguar nga e kaluara: një mënyrë personaliste dhe klienteliste e ushtrimit të pushtetit, ku fitorja në zgjedhje shihet si e drejtë për të vënë nën kontroll administratën dhe për të delegjitimuar kundërshtarin.

Kriza e vitit 1997, kur shembja e skemave piramidale e zhyti vendin në kaos të armatosur dhe çoi në ndërhyrjen ndërkombëtare përmes misionit “Alba”, përforcoi një qasje pragmatike në kryeqytetet perëndimore.

Përparësi iu dha rendit publik dhe stabilitetit, edhe nëse kjo nënkuptonte tolerimin e institucioneve të dobëta dhe të një demokracie të papërfunduar. Kontrolli i kufijve dhe siguria rajonale u kthyen në treguesit kryesorë të besueshmërisë së qeverive shqiptare, ndërsa forcimi i shtetit të së drejtës u la në plan të dytë.

Vitet e fundit, kjo qasje është përkthyer në një model qeverisjeje ku pushteti politik dhe ekonomik është përqendruar gjithnjë e më shumë. Projektet e mëdha të rigjenerimit urban, investimet e huaja të profilit të lartë dhe lulëzimi i turizmit kanë ushqyer jashtë vendit imazhin e një Shqipërie në modernizim të shpejtë.

Por në të njëjtën kohë, përdorimi i gjerë i partneriteteve publike-private dhe statusit të “investitorit strategjik” ka ngritur pikëpyetje serioze për konkurrencën, transparencën dhe përqendrimin e përfitimeve ekonomike në duart e një numri të kufizuar grupesh pranë pushtetit.

Bregdeti dhe zonat urbane më fitimprurëse, janë kthyer në terren përplasjesh mes zhvillimit ekonomik, interesave spekulative dhe mbrojtjes së interesit publik. Kundërshtitë e këtij modeli janë shfaqur qartë me protestat për mbrojtjen e ekosistemit Vjosë-Nartë dhe kundër projekteve të zhvillimit në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit.

Për t’i hapur rrugë projektit gjigant turistik të Affinity Partners, kompanisë së lidhur me Jared Kushner, janë miratuar ndryshime ligjore të përshtatura për këtë qëllim. Sipas kritikëve, këto ndryshime u japin përparësi interesave private në dëm të mbrojtjes së zonës, duke vënë në pikëpyetje respektimin e garancive mjedisore dhe të detyrimeve ndërkombëtare të Shqipërisë për ruajtjen e natyrës dhe peizazhit.

Reagimi qytetar, i bashkuar nën simbolin e flamingos rozë të lagunës së Nartës, e kapërceu shpejt dimensionin e një proteste thjesht mjedisore. Banorë, aktivistë, profesionistë dhe studentë u bashkuan rreth një pakënaqësie shumë më të gjerë: kapjes së shtetit, ligjeve të hartuara në funksion të interesave të caktuara, mungesës së transparencës dhe bindjes se vendimet me rëndësi strategjike merren pa një debat të vërtetë publik.

Kur studentët iu bashkuan lëvizjes, duke kërkuar reforma në arsim dhe dorëheqjen e qeverisë, protesta mori hapur karakter politik. Edhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë tregojnë se sa e vështirë është të ndryshosh këtë model.

Reforma e nisur në vitin 2016, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, solli procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si vetting, dhe krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Këto institucione kanë arritur rezultate të rëndësishme në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe të rrjeteve klienteliste. Megjithatë, ato vazhdojnë të veprojnë në një mjedis politik që i reziston kontrollit dhe llogaridhënies. Sot, prova e vërtetë për drejtësinë nuk lidhet vetëm me figurat e vjetra të opozitës, por edhe me nivelet më të larta të qeverisë Rama.

Hetimet e SPAK-ut për çështje që lidhen me administrimin e tenderëve të mëdhenj, si dhe çështja e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e marrë nën akuzë për zbulim të sekreteve shtetërore, kanë tronditur strukturat e pushtetit.

Këto raste ngrenë pikëpyetje të rënda për funksionimin e institucioneve dhe tregojnë se korrupsioni nuk mund të trajtohet thjesht si një devijim i veçuar nga sistemi. Kur hetimet prekin njerëz të afërt me qeverinë, kjo e fundit e ka gjithnjë e më të vështirë të ruajë imazhin e një administrate thjesht teknokratike dhe priret të përqendrohet te mbrojtja e vazhdimësisë së vet politike.

Në dobësimin e kontrollit institucional ka ndikuar edhe paaftësia e zgjatur e opozitës për të ndërtuar një alternativë bindëse. Partia Demokratike, e mbërthyer pas Sali Berishës, i cili është i izoluar në arenën ndërkombëtare edhe pas masave të ndërmarra nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk ka arritur të krijojë një alternativë të bashkuar dhe të besueshme.

Kjo dobësi, e ka kufizuar rolin mbikëqyrës të parlamentit dhe e ka zhvendosur përplasjen politike jashtë institucioneve, drejt lëvizjeve qytetare, shoqatave profesionale, universiteteve dhe shesheve. Problemi ka edhe një dimension të thellë demografik dhe shoqëror.

Emigracioni masiv e ka zhveshur Shqipërinë nga një pjesë e madhe e fuqisë punëtore të kualifikuar, profesionistëve dhe të rinjve. Për dekada me radhë, largimi nga vendi ka shërbyer edhe si një valvul shkarkimi për pakënaqësinë politike.

Ata që kishin mundësi të iknin, shpesh zgjidhnin të ndërtonin jetën diku tjetër, duke marrë me vete ambiciet, aftësitë dhe energjinë kritike. Por sot, tkurrja e shtresës së mesme urbane, rritja e çmimeve dhe kostoja gjithnjë e më e lartë e banesave e bëjnë gjithnjë e më pak të qëndrueshme këtë rrugëdalje.

Protestat tregojnë se emigracioni, dorëzimi dhe heshtja nuk mund të shërbejnë pafundësisht si valvula shkarkimi për tensionet e shoqërisë. Për partnerët perëndimorë, veçanërisht për Italinë, e lidhur historikisht me Shqipërinë përmes marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe afërsisë gjeografike, zhvillimet në Tiranë kërkojnë një zgjedhje politike që nuk mund të shtyhet më.

Nuk mjafton të fshihemi pas arsyetimit se kështu e kërkon realpolitika. Të vazhdosh ta trajtosh Ramën si një garant të domosdoshëm dhe të paprekshëm të stabilitetit, duke toleruar dobësimin e mekanizmave demokratikë në këmbim të marrëveshjeve për emigracionin dhe bashkëpunimit policor, do të thotë të përsërisësh gabime strategjike që kanë kushtuar shtrenjtë në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme.

Ideja se në lindje të Triestes demokracia mund të sakrifikohet për hir të stabilitetit afatshkurtër, bie ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet integrimi evropian. Për më tepër, kjo qasje krijon aleatë që, pavarësisht imazhit të jashtëm të qëndrueshmërisë, mbeten institucionalisht të brishtë dhe politikisht të paparashikueshëm.

Ajo që po ndodh në Tiranë nuk është një rast i veçuar. Është pasqyrë e një problemi që përshkon Ballkanin dhe që Evropa vazhdon ta shpërfillë. Nga Beogradi në Tiranë, udhëheqës që ndryshojnë në retorikë, por ngjajnë në mënyrën si ushtrojnë pushtetin, kanë mësuar ta dobësojnë demokracinë nga brenda.

Ata përdorin ligjet, tenderët dhe administratën publike për të konsoliduar kontrollin e tyre dhe për të kufizuar hapësirën e mbikëqyrjes demokratike. Bashkimi Evropian, ka bërë një gabim të rëndë duke e trajtuar përqendrimin e pushtetit si garancinë më të besueshme kundër tensioneve rajonale dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm.

Por demokracia nuk mund të mbahet në këmbë vetëm me procedura formale, kur qytetarëve u mohohet mundësia të ndikojnë realisht në vendimmarrje. Nëse kjo nuk ndryshon, Evropa rrezikon të financojë vetë paqëndrueshmërinë e së ardhmes, duke ngatërruar përqendrimin e pushtetit me sigurinë.

Pra “Revolucioni i Flamingove” duhet parë si një paralajmërim. Ai nuk është thjesht një episod trazirash që kërkon menaxhim, por një kërkesë për një rend tjetër politik, ku stabiliteti të mos jetë fasadë e një pushteti pa kontroll, por produkt i institucioneve që u japin llogari qytetarëve.

Për Perëndimin, zgjedhja nuk është mes Ramës dhe opozitës, as mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit. Zgjedhja e vërtetë është mes një stabiliteti të rremë, që përgatit terrenin për kriza të reja, dhe një stabiliteti të qëndrueshëm, të mbështetur te shteti i së drejtës, institucionet funksionale dhe demokracia.

 

Marrë nga Linkiesta.it

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria
Artikulli tjetër Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.