KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria lider “i vetëshpallur” në prokurimet publike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria lider “i vetëshpallur” në prokurimet publike
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipëria lider “i vetëshpallur” në prokurimet publike

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2026 10:57 am
41 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Qasjet optimiste, njohja pa modesti e meritave dhe deklaratat e vetëshpallura si lider rajonal në fusha të ndryshme nuk përbëjnë më risi sa herë kryeministri Rama flet për pozicionin e Shqipërisë në rrugën për Integrimin Europian.

Kështu ndodhi edhe sot kur në konferencën për shtyp të mbajtur në kuadër të dikskutimeve për Kapitullin 5 i cili i referohet Sektorit të Prokurimeve Publike, kryeministri tha se vendi është i pari në rajon.

“Shqipëria është e para në rajon, në prokurimet publike.” deklaroi kryeministri.

Nën prozhektorët e mediave, Edi Rama dhe negociatorja për Bashkimin Europian për Kapitullin 5, e njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, raportuan për progresin e Shqipërisë në këtë sektor, ku sipas Ramës në disa raste arritjet e Shqipërisë ja kanë kaluar edhe vetë standarteve të BE-së.

“Në Shqipërinë e vitit 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe me 1 ofertues është 12%, ndërsa mesatarja e BE-së është 14%”, tha Rama.

Një hapësirë të konsiderueshme në fjalën e kryeministrit e zuri sektori digjital. Ai deklaroi se po punohet për ngritjen e një sistemi elektronik për prokurimet publike ku një rol të rëndësishëm ia dedikoi ministres së Inteligjencës Artificiale “Diella”, me “shpikjen” e së cilës arriti të shfaqej në faqet e para të gazetave botërore.

Sipas kryeministrit aplikimi i “AI” do të mundësojë zhvillimin online të procedurave duke ofruar një proces të gjurmueshëm dhe transparent.

“Diella do të shënojë kapërcimin nga një epokë në tjetrën të të bërit biznes. Është një përmbysje totale e një sistemi dhe një reflektim në Shqipëri i gjithë asaj që teknologjia u jep vendeve, dhe mbi të gjitha vendeve në zhvillim si i yni”, – tha kryeministri.

Kapitulli 5 “Për Prokurimet Publike” parashikon përafrimin me ligjet e Bashkimit Europian në parimet e transparencës, trajtimit të barabartë, konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit, si dhe rregullat për dhënien e kontratave publike për punë, shërbime apo furnizime për autoritetet kontraktore.

Vlerësimi i shkruar në Raportin e Bashkimit Europian të vitit 2025, nuk është aq pozitiv sa ai i kryeministrit Rama. Vendi ynë vlerësohet si “mesatarisht i përgatitur” teksa theksohet se pavarësisht ekzistencës së një kuadri ligjor të harmonizuar në masë të madhe me standartet europiane, sfida kryesore mbetet përmirësimi i procedurave konkurruese dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit, veçanërisht në fushën e koncesioneve dhe Partneriteteve Publike – Private (PPP).

“Për parandalimin e korrupsionit në prokurimin publik, Shqipëria duhet të përqendrohet në forcimin e mëtejshëm të funksionimit të sistemit të përgjithshëm për të rritur konkurrencën, pajtueshmërinë dhe profesionalizimin.” thuhet në Raport.

Në të njëjtën kohë, raporti nënvizon nevojën për respektimin e plotë të rregullave të Bashkimit Evropian dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë, duke e lidhur drejtpërdrejt funksionimin e prokurimeve publike me transparencën e përdorimit të fondeve publike. Këtë fakt, e pranon edhe vetë kryeministri.

“Kemi ende një sërë problemesh për të adresuar … nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, janë sistemet që korruptojnë njerëzit, sistemi i prokurimit publik që kemi ngritur pas viti, është gjithmonë e më pak i korruptueshëm” tha ai në fjalën e tij.

Por ndërsa digjitalizimi i këtij procesi është theksuar si arritje e qeverisë në uljen e përfitimeve në prokurimet publike, tenderat mbeten sërish hallka kryesore e korrupsionit në Shqipëri.

Për përfitimin e paligjshëm të tyre, SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar) ka çuar pas hekurave disa zyrtarë të autoriteteve më të rëndësishme në vend, ndërsa shumë të tjerë janë nën hetim.

AKSHI, Posta Shqiptare, Qendra Spitalore Univeristare Nënë Tereza, Sh.A Albpetrol, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, dhe një numër i lartë bashkish në vend renditen si institucionet me problematikat më të mëdha në proceset e tenderimeve.

Sipas një raporti të dorëzuar në Kuvend nga Komisioni i Prokurimit Publik, vetëm për vitin 2025 janë zhvilluar 94 tendera nga AKSHI, nga të cilët 43 janë ankimuar në KPP. Në mbi 60% të rasteve të shqyrtuara, Komisioni ka gjetur shkelje dhe ka pranuar plotësisht ose pjesërisht ankesat e bizneseve.

Në total, gjatë vitit 2025 janë regjistruar mbi 1,100 ankesa në fushën e prokurimeve publike, ku rreth gjysma e ankesave të paraqitura në KPP për të gjitha institucionet publike janë konsideruar të bazuara, duke përfshirë procedura me një vlerë të konsiderueshme financiare që shkon në 343 milionë euro.

Edhe sipas Raportit të SPAK të vitit 2025 prokurimet publike mbajnë “stafetën” e sektorëve më problematikë që kanë vënë para drejtësisë zyrtarë dhe të zgjedhur me votë nga qytetarët. Sipas Raportit, manipulimet e tenderave shoqëronin çdo fazë, nga ajo e përgatitjes së dokumentacionit e deri në shpalljen e fituesit.

Në këtë kuadër, në një realitet që kur procedurat tenderuese janë bërë shkak të pengmarrjeve mes biznesmenëve, hetimeve të 16 kryebashkiakëve dhe dhjetëra zyrtarëve të tjerë, deklaratat e kryeministrit se “Ne në prokurime jemi një vend anëtar i BE” janë optimiste.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lufta në Iran pritet të shtrenjtojë importet dhe të vonojë furnizimet edhe në Shqipëri

Avokati i Popullit: Burgjet pa kushte dhe të mbipopulluar

“Trusti i Zvërnecit”, ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Një përgjigje publike mbi integritetin dhe akuzat

BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një ligj i ri në Turqi mund të rrisë tensionet me Greqinë
Artikulli tjetër Njoftohet krijimin e “simotrës” së AKSHI-t

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thellohet kriza e popullsisë në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Maj, 2026
Marrëveshaj Rama-Alabbar/ Çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Dy vëllezër kanë pushtuar call center-at në Tiranë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Durrës/ Të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 13 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.