Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet, të cilat hyjnë në fuqi këtë të enjte, më 29 tetor, në orën 15:00.
Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina me 181 lekë për litër. Çmimet e përcaktuara do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ndërsa operatorët që nuk zbatojnë vendimin rrezikojnë pezullimin e aktivitetit.
Marrë ngha TCH