KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mungesat e avokatëve fusin në ngërç Gjykatën e Posaçme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mungesat e avokatëve fusin në ngërç Gjykatën e Posaçme
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Mungesat e avokatëve fusin në ngërç Gjykatën e Posaçme

Përditësimi i fundit: 13 Maj, 2026 9:07 am
121 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga janari deri në maj, procesi gjyqësor kundër ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi ka kaluar nga njëra shtyrje në tjetrën. Trupi gjykues mblidhet në një sallë të Gjykatës së Posaçme, palët gjithashtu, por mungesa e ndonjë avokati bëhet shkak për dështimin e seancave.

Evis Berberi është në proces së bashku me 20 të pandehur të tjerë, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tenderë dhe pastrim parash. Të pandehurit e kësaj çështjeje kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe sipas Kodin e Procedurës Penale, procesi duhej të përmbyllej brenda dy ose tre seancash.

Çështja “Berberi” është vetëm një nga dhjetra gjyqet e profilit të lartë në Gjykatën e Posaçme, të cilat po zvarriten me muaj dhe vite për shkak të strategjisë që ndjekin të pandehurit dhe avokatët e tyre.

Sipas aktorëve të sistemit të drejtësisë, zvarritja e proceseve u jep të pandehurve disa avantazhe, ndërkohë që shkakton konsum të panevojshëm të burimeve njerëzore dhe financiare të gjykatave si dhe një perceptim negativ mbi eficensën e gjyqësorit në tërësi.

Një prej tyre lidhet me kalkulimin e kohës së vuajtjes së dënimit, ku një ditë paraburgim llogaritet e barabartë me 1 ditë e gjysmë burg.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, Engert Pëllumbi i tha BIRN se mungesa e avokatëve është një problem endemik i sistemit gjyqësor dhe i gjykatave të posaçme në veçanti – një fenomen sipas tij tepër shqetësues për mbarëvajtjen e proceseve.

Sipas Pëllumbit, këto zvarritje kanë si qëllim përfitimet e të pandehurve lidhur me masat e izolimit apo kohën e dënimit.

“Përveç përfitimeve në masën e dënimit të vuajtur si rrjedhojë e mënyrës së përllogaritjes së paraburgimit në raport me dënimin me burgim, një nga përfitimet e të pandehurve mund të jetë edhe alibia për lirimin e tyre për shkak të mbajtjes së izoluar për një kohë të gjatë, pa patur një vendim të formës së prerë,” tha Pëllumbi.

“Pra, duke stisur shtyrjen e qëndrimit të tyre në paraburgim, një pjesë e të pandehurve më pas këtë argument e përdorin për të kërkuar lirinë si pasojë e kalimit të një afati të gjatë kohe në izolim,” shtoi ai.

Edhe për Lirime Çukaj, pedagoge e së drejtës penale në Universitetin e Tiranës, qëllimi i mungesave të shpeshta të avokatëve është shumë i qartë.

“Ti kërkon të zvarritësh procesin pasi mund të përfitosh, së pari nga fazat e paraburgimit,” tha Çukaj për BIRN.

“Qëllimi i të pandehurve është të qëndrojnë sa më shumë në paraburgim, në mënyrë që kur gjykata të japë masat e dënimit, të jenë të barabarta me pjesën e vuajtjes. Ky është qëllimi,” shtoi ajo.

Masa të pamjaftueshme

Strategjia e shtyrjes së gjyqeve nga ana e avokatëve pranohet edhe nga kryetari i Komitetit Disiplinor pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, avokati Ferdinand Ndoja, i cili i tha BIRN se kjo ndodh zakonisht me kërkesën e të pandehurve.

Por sjellje të tilla sipas Ndojës nuk referohen mjaftueshëm nga gjykatat për t’u shoqëruar me masa disiplinore.

“Janë klientët që u thonë avokatëve që të mos marrin pjesë në seanca. Madje, iu paguajnë edhe gjobën. A është etike kjo? Patjetër që jo!”, tha Ndoja për BIRN.

“Gjykatat vendosin gjobën dhe nuk bëjnë ankim, si dhe caktojnë avokatë kryesisht,” shtoi ai.

Komiteti Disiplinor nuk vepron kryesisht ndaj avokatëve, por vihet në lëvizje nga gjykatat ose palët e tjera ndërgjyqësore. Ndoja i tha BIRN se ka më shumë se një vit që nuk ka marrë asnjë ankesë nga gjykatat lidhur me mungesën e përsëritur të avokatëve, edhe pse ky fenomen është tashmë i përditshëm.

“Duhet të ketë një ankesë nga klienti, nga gjykata, prokuroria apo nga Ministria e Drejtësisë. Kur kemi pasur ankim e kemi trajtuar me përparësi”, tha ai duke treguar rastin e heqjes së licensës së një avokateje.

Sipas pedagoges Çukaj, në rastet kur nuk justifikohen mungesat e përsëritura, gjykata me të drejtë parashikon vendosjen e gjobës, pasi këtë parashikon dhe Kodi i Procedurës Penale. Por ajo thekson nevojën e masave disiplinore në rastet kur këto mungesa janë të përsëritura dhe pa arsye.

“Nëse mungesa bëhet e përsëritur, ç’ka në fakt mungon në Kodin e Procedurës Penale, por që është tek ligji për avokatinë…, do ishte pikërisht fakti i fillimit të procedimit disiplinor, … sepse dëmtohet zhvillimi gjykimit brenda një afati të arsyeshëm,” theksoi Çukaj.

Për kreun e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, masat e përdorura nga Gjykata e Posaçme, të tilla si zëvendësimi i avokatëve me mbrojtës kryesisht apo pezullimi i afateve të paraburgimit, nuk po japin efektet e duhura për ngërçin e krijuar.

“Edhe pse Gjykatat e Posaçme rëndom i përdorin këto mjete, sërish ato nuk janë plotësisht efektive për të parandaluar zvarritjen e proceseve,” konstaton Pëllumbi.

Njësoj të pamjaftueshme konsiderohen edhe masat me gjobë, që sipas Pëllumbit janë procedura që kërkojnë kohë për t’u ekzekutuar, duke i bërë ato joefektive.

Pëllumbi propozon si zgjidhje rritjen e gjobës në minimumin e saj si dhe gjetjen e mekanizmave për ekzekutim të menjëhershëm përmes marrëveshjeve me shërbimet përmbarimore private.

Po ashtu, ai vlerëson se referimet në Komitetin Disiplinor pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë duhet të jetë më i shpeshtë, megjithëse vëren se ekziston një mungesë besimi në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me efektivitetin e këtij komiteti.

Gjyqtari Pëllumbi çmon gjithashtu se një mënyrë dekurajuese për zvarritjen e proceseve do të ishte ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale për sa i përket mënyrës së përllogaritjes së afateve të paraburgimit në raport me masën e dënimit.

“Nëse një ditë paraburgim do të përllogaritej sa një ditë burgim, sikurse bëjnë legjislacione të tjera (si ai italian p.sh.), atëherë kjo do të sillte ulje të seancave joefektive për shkak të mos përfitimit të të pandehurit nga koha e kaluar në paraburgim,” tha Pëllumbi, duke shtuar se një masë tjetër ndëshkuese mund të ishte heqja nga llogaritja e kohëzgjatjes së dënimit të afateve të pezulluara të paraburgimit.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Futboll/ Sot finalja e Kupës së Shqipërisë
Artikulli tjetër Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferia mbetet bosh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.