KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: U kërkua rikthimi në burg, asnjë shenjë nga Lefter Koka/ Ish-ministri ka lënë Shqipërinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > U kërkua rikthimi në burg, asnjë shenjë nga Lefter Koka/ Ish-ministri ka lënë Shqipërinë
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

U kërkua rikthimi në burg, asnjë shenjë nga Lefter Koka/ Ish-ministri ka lënë Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 15 Maj, 2026 9:38 am
89 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së vendosi rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, mirëpo ekzekutimi i këtij vendimi duket i pamundur, pasi ish-zyrtari nuk ndodhet më në Shqipëri.

Ish-ministri mësohet se është larguar nga territori shqiptar dhe në këto kushte vendimi i Apelit të GJKKO-së mbetet pezull deri në lokalizimin e tij nga autoritetet.

Ky vendim erdhi pas rishqyrtimit të dosjes së inceneratorit të Tiranës, ku gjykata vendosi që Koka të vuajë edhe 6 muaj të tjerë burg, duke rrëzuar pjesërisht vendimin e mëparshëm të GJKKO-së për shuarjen e masës së sigurisë.

Kujtojmë se një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së ndryshoi vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin, i cili ishte dënuar me 2 vite burg për “shpërdorim detyre” në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në shkallën e parë, Gjykata kishte vlerësuar se dënimi ishte shlyer përmes kohës së kaluar në paraburgim, çka solli lirimin e tij nga qelia në dhjetor të vitit 2025. Megjithatë, Apeli vendosi rikthimin në burg të Kokës për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të dënimit.

Sipas dosjes së SPAK, zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, kanë shpërdoruar detyrën gjatë procedurave për dhënien e koncesionit të inceneratorit të Tiranës në Sharrë, një projekt me vlerë rreth 128.2 milionë euro pa TVSH. Hetimet kanë ngritur dyshime se kompania e biznesmenit Klodian Zoto është favorizuar përgjatë gjithë procedurës së konkurrimit.

Në të njëjtin vendim, Apeli i GJKKO-së dënoi edhe ish-punonjësin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Jetmir Llapaj, me 8 muaj burg, pasi në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm. Ndërsa për të pandehurit e tjerë, vendimet e shkallës së parë u lanë në fuqi.

Në prill të vitit të kaluar, GJKKO dënoi me 10 vite burg në total 7 të pandehur për aferën e inceneratorit të Tiranës. Katër ish-anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit u dënuan me nga 2 vite burg, ndërsa ndaj të gjithë të dënuarve u vendos edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Lefter Koka u arrestua fillimisht në dhjetor të vitit 2021 për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, ndërsa më pas hetimet e SPAK e përfshinë edhe në dosjet e Fierit dhe Tiranës. Aktualisht, dy dosje, ajo e Elbasanit dhe e Tiranës, janë vulosur me vendim të formës së prerë, ndërsa çështja e inceneratorit të Fierit është rikthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës

Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE

Spektakël televiziv i Grida Dumës për të larë figurën e Mirlinda Karçanajt

Konsensusi i rremë europian dhe pazari i madh i politikës shqiptare

Trump përfundon vizitën dyditore në Kinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Italia kalon në “sitë” detin/ Gjoba për jahtet dhe anijet luksoze, që lundronin me flamuj të huaj
Artikulli tjetër Paqja Fiskale hyn në zbatim, fshihen borxhet e prapambetura

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nga Veliaj tek Beqaj, a po hapet rruga e lirimit të zyrtarëve të lartë nga qelitë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Maj, 2026
“Gryka e Xhehenemit” në Sazan, rrezik për resortin e Jared Kushner
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Shqipëria dhe BE përballë një krize demografike
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Ligji i Putinit që “ngjall frikë” në Evropë
Analize Bota Fokus Opinion Zhvillim 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.