KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shteti nuk e ofron, transplanti i veshkave mbetet ekskluzivitet i privatit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shteti nuk e ofron, transplanti i veshkave mbetet ekskluzivitet i privatit
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shteti nuk e ofron, transplanti i veshkave mbetet ekskluzivitet i privatit

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2026 10:59 am
40 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një sërë shërbimesh dhe ndërhyrjesh mjekësore vijojnë të mos ofrohen prej vitesh në spitalet publike, përfshirë këtu edhe në QSUT dhe për to buxheti i shtetit vijon të financojë me pagesa të majme dhe të sigurta spitalet private, që duket se kanë ekskluzivitetin e këtyre trajtimeve.

Paketa e dializës dhe ajo e transplantit renal vijojnë të mbeten ndër shërbimet më të specializuara dhe më të kushtueshme që financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa të dhënat e vitit 2025 tregojnë se pesha kryesore e transplanteve të veshkës vazhdon të mbulohet nga spitalet private.

Sipas të dhënave nga FSDKSH, gjatë vitit 2025 u kryen gjithsej 15 transplante të veshkës, nga 14 që ishin realizuar në vitin 2024, duke shënuar një rritje të lehtë të ndërhyrjeve. Nga këto, 9 transplante renale janë kryer në spitalin jopublik “Hygeia”, ndërsa 6 transplante janë realizuar në spitalin jopublik “Amerikan”.

FSDKSH pranon “e zeza mbi të bardhë” se ende nuk ofrohet paketa e transplantit të veshkës dhe as terapia e flakjes akute të veshkës në spitalet publike, çka do të thotë se pacientët që kanë nevojë për këto procedura vijojnë të trajtohen vetëm në spitalet private, të kontraktuara nga Fondi.

Përveç transplanteve, gjatë vitit 2025 është realizuar edhe 1 procedurë e terapisë së flakjes akute të veshkës, e kryer në spitalin “Amerikan”.

Paketa e lidhur drejtpërdrejt me pacientët e dializës është gjithashtu ajo e vendosjes së fistulës dhe graftit, procedura që mundësojnë kryerjen e hemodializës. Kjo paketë është ofruar si nga QSUT, ashtu edhe nga spitalet private “Amerikan 1”, “Hygeia” dhe “Salus”.

Gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 164 vendosje fistulash për pacientët në dializë. Peshën më të madhe e mbajti Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me 66 procedura, e ndjekur nga “Hygeia” me 50 procedura dhe spitali “Amerikan” me 41 procedura. Ndërkohë, spitali “Salus” realizoi 7 procedura të tilla.

Ndërkohë, janë vendosur te pacientët e dializës në vitin 2025 gjithsej 27 grafte, nga të cilat 7 vendosje grafti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 9 vendosje grafti në spitalin jopublik “Amerikan”, 9 vendosje grafti në spitalin jopublik “Hygeia” dhe 2 vendosje grafti në spitalin jopublik “Salus”.

Të dhënat tregojnë se, edhe pse QSUT mban peshë për procedurat mbështetëse për pacientët e dializës, siç është vendosja e fistulës, ndërhyrjet më të avancuara si transplantet renale vazhdojnë të kryhen tërësisht në sektorin privat të kontraktuar nga shteti.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Barcelona: Kryeqyteti i krimit dhe islamizmit në Europë

Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri

Vetëvrasjet, drama mes ekonomisë, vetmisë dhe bullizimit

Transformimi i telekomunikacionit, shqiptarët nuk duan më minuta dhe SMS, por internet pa ndërprerje

Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025
Artikulli tjetër Transformimi i telekomunikacionit, shqiptarët nuk duan më minuta dhe SMS, por internet pa ndërprerje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike
Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Maj, 2026
Greqia e Veriut kthen sytë nga turistët shqiptarë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 19 Maj, 2026
Një aktivist shqiptar në flotiljen e sulmuar nga Izraeli, pranë Gaza-s
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Maj, 2026
Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al”, 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 19 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.