KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2026 10:57 am
170 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Koncesionet në shëndetësi vijojnë të mbeten një nga zërat më të kushtueshëm për buxhetin e shtetit dhe në veçanti për Fondin e Kujdesit Shëndetësor, që pagoi një faturë totale prej rreth 4.72 miliardë lekësh, ose 49.2 milionë euro për vitin 2025 për tre kontratat kryesore koncesionare në sistemin spitalor: hemodializën, sterilizimin dhe laboratorët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm për shërbimet e hemodializës dhe sterilizimit janë kryer pagesa në vlerën 2.83 miliardë lekë, nga 2.86 miliardë lekë të planifikuara, ose rreth 99% e planit vjetor. Në këtë shumë përfshihen edhe detyrime të mbartura nga viti i mëparshëm. Vetëm 28 milionë lekë “janë kursyer”, referuar planit të pagesave për këto dy koncesione.

Financimi i kontratës së hemodializës realizohet nga pesë drejtori rajonale shëndetësore, ndërsa kontrata e sterilizimit financohet nga 12 drejtori, përfshirë 11 drejtori rajonale dhe Drejtorinë e Shërbimeve Spitalore Universitare.

Ndërkohë, për kontratën PPP të laboratorëve, e cila financohet drejtpërdrejt nga vetë spitalet publike, janë paguar 1.89 miliardë lekë nga 1.9 miliardë lekë të planifikuara. Edhe në këtë rast realizimi rezulton pothuajse i plotë ndaj planit buxhetor.

Në total, tre koncesionet kryesore në sektorin e shëndetësisë konsumuan afro 4.72 miliardë lekë gjatë vitit, duke konfirmuar peshën e konsiderueshme që partneritetet publik-private vijojnë të kenë në financat publike të sektorit shëndetësor.

Kontratat PPP në shëndetësi kanë qenë ndër më të debatuarat ndër vite, për shkak të kostove të larta shumëvjeçare për buxhetin dhe diskutimeve mbi eficiencën e tyre në raport me shërbimet e ofruara. Megjithatë, pagesat për këto kontrata vijojnë të zënë një peshë të rëndësishme në financimin e sistemit spitalor publik.

 

MNarrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri

A po bëhet sërish Shqipëria “pronë” e fuqive të huaja?

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike
Artikulli tjetër Shteti nuk e ofron, transplanti i veshkave mbetet ekskluzivitet i privatit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 4 Shtator, 2026
Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale Sporti 4 Shtator, 2026
“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.