KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike
AnalizeFokusKryesoreSociale

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike

Përditësimi i fundit: 19 Maj, 2026 10:54 am
44 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë automjetet hibride dhe elektrike. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se tregu i makinave të reja në vend po ndryshon me ritme të shpejta.

Sipas statistikave të DPSHTRR për periudhën janar–prill 2026, automjetet Electric Hybrid Plug-in me 0 kilometra përbëjnë 81.2% të të gjitha mjeteve të reja të regjistruara gjatë katër muajve të parë të vitit.

Kjo do të thotë se më shumë se 8 në 10 makina të reja të regjistruara në Shqipëri janë hibride ose elektrike.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një rritje të fortë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Regjistrimet e mjeteve Electric Hybrid Plug-in janë rritur me 26.7% në raport me janar–prill 2025.

Sipas ekspertëve të tregut, qytetarët po orientohen drejt këtyre automjeteve për disa arsye kryesore. Një prej tyre është konsumi më i ulët i karburantit dhe kostot më të reduktuara të përdorimit në afat të gjatë. Një tjetër faktor lidhet me interesin në rritje për automjete më pak ndotëse dhe më moderne.

Rritja e mjeteve hibride dhe elektrike shihet edhe si tregues i ndryshimit gradual të flotës automobilistike në Shqipëri, e cila për vite me radhë është dominuar nga automjetet me naftë.

Ky trend po afrohet gjithnjë e më shumë me zhvillimet në tregun europian, ku automjetet me emetime të ulëta po fitojnë terren nga viti në vit.

Megjithatë, sfidat mbeten të lidhura me infrastrukturën e karikimit për automjetet elektrike, numrin e kufizuar të pikave të karikimit dhe kostot ende të larta të disa modeleve të reja në treg.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Barcelona: Kryeqyteti i krimit dhe islamizmit në Europë

Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri

Vetëvrasjet, drama mes ekonomisë, vetmisë dhe bullizimit

Transformimi i telekomunikacionit, shqiptarët nuk duan më minuta dhe SMS, por internet pa ndërprerje

Shteti nuk e ofron, transplanti i veshkave mbetet ekskluzivitet i privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Greqia e Veriut kthen sytë nga turistët shqiptarë
Artikulli tjetër Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 19 Maj, 2026
Greqia e Veriut kthen sytë nga turistët shqiptarë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 19 Maj, 2026
Një aktivist shqiptar në flotiljen e sulmuar nga Izraeli, pranë Gaza-s
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Maj, 2026
Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al”, 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 19 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.