Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në aksin Thumanë–Laç. Bëhet me dije, se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.
Marrë nga Dosja.al