KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2026 12:12 pm
21 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Që në serbatorin e zetorit ai e “indekson” çmimin e rritur të naftës menjëherë pasi plugon, frezon, apo korr një ngastër toke.

“Rritja e çmimit të naftës na detyroi automatikisht të rrisim çmimet për çdo shërbim që ofrojmë në bujqësi për fermerët”, thotë një i ri, teksa punon një ngastër toke në fshatin Barbas në Tiranë.

“Është rritur nafta. Nuk mund t’i mbanim çmimet njësoj si vitin e kaluar, dilnim me humbje” e pret shkurt ai, duke mos pranuar të identifikohet, ndërsa vijon se nga viti në vit sheh që ulet sipërfaqja e tokës së punuar, veçanërisht në kulturën e drithrave.

Ndërsa çmimi i naftës njeh ulje por edhe ngritje të lehta sipas ditëve, Parlamenti miratoi pak kohë më parë aktin normativ për akcizën e naftës me 85 vota pro dhe 25 kundër.

Akti normativ parashikon uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri.

Megjithatë, kjo nismë nuk pritet të ndikojë drejtpërdrejtë në kostot e larta në sektorin bujqësor.

Zhdukja e naftës falas

Në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë këtë vit në mënyrë të beftë u hoq mbështetja për naftë falas për fermerët. Heqja e kësaj skeme mbështetëse korrespondoi me rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës, duke kapur aktualisht vlerën deri në 205 lekë litri.

“Skema e naftës është skemë për ulje kosto prodhimi dhe është mbështetur me buxhet të drejtpërdrejtë për fermerin, me skemën e re është gjithëpërfshirëse ku mbulohen të gjithë fermerët në uljen e kostos së prodhimit”, tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Sipas tij, heqja e skemës së naftës falas për fermerët që punonin mbi 1 hektarë tokë, nuk ndikon në rritje të kostove, pasi skema mbështetëse është shpërndarë në forma të tjera, kryesisht në blegtori.

Por si kanë ndryshuar çmimet?

Për punimin, frezimin apo mbjelljen e një hektari tokë bujqësore, kosto është rritur në mënyrë të ndjeshme. “Vitin e kaluar një hektarë tokë punim dhe frezim shkonte 45.000 lekë (të reja), ndërsa aktualisht me rritjen e çmimit të naftës jemi të detyruar ta rrisim me të paktën 60-65 mijë lekë të reja (në varësi të çmimit ditor të naftës)” pohon zetoristi.

Përveç çmimit të naftës rritje e ndjeshme pati edhe për plehrat kimikë, të domosdoshëm në këtë fazë të bujqësisë. Një kuintal pleh kimik ure nga 5500 lekë ka shkuar në 6500 lekë; një kuintal nitrat nga 4500 në 6000 lekë; ndërsa një kuintal dap (ushqyes bimësh) nga 8500 në 9600 lekë.

Kosto edhe në blegtori

Në skemën mbështetëse të ndryshuar për vitin 2026, sektori i blegtorisë ka një lloj prioriteti, kjo në ndihmën direkte për krerë bagëti (të imta dhe gjedhë).

Për ferma me mbi 50 kokë bagëti (dele dhe dhi) fermerët mund të aplikojnë për subvencionim në vlerën deri në 12 000 krerë; për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant, me jo më pak se 5 (pesë) krerë lopë dhe/ose mëshqerra. Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Shoqëri të bashkëpunimit bujqësor.

Në vlerën deri në 1 500 lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant, me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) krerë dele dhen/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “SHBB”.

Efektet 

Pavarësisht përgjysmimit të numrit të krerëve për tufë (nga 100 që ishte në 50 për të imtat dhe nga 10 lopë në pesë), që përfitojnë nga kjo skemë ka rritje të kostove të ushqimit bazë më sektorin blegtoral. Për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimikë misri dhe jonxha (dy prodktet bazë) blihet më shtrenjtë nga fermerët, por njëkohësisht kanë edhe koston e prodhimit më të lartë nëse e sigurojnë vetë.

Një deng bar nga 350 lekë kosto, (kositje, mbledhje) që ishte vitin e kaluar, ka shkuar në 450-500 lekë, pa përfshirë transportin, nga fusha deri në stallë.

Përfundimi

Deklaratën e Ministrit të Bujqësisë që heqja e skemës së përfitimit të naftës falas për fermerët nuk ndikon drejtëpërdrejtë, pasi sipas tij skema mbështetëse është shtrirë në sektorë të tjerë (subvencionim me shpërndarje e skemës mbështetëse), do e konsiderojmë të pavërtetë.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera

Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

KORRIDORI I TETE DHE LUFTA PËR ENERGJINË

Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KORRIDORI I TETE DHE LUFTA PËR ENERGJINË
Artikulli tjetër Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 21 Maj, 2026
Rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ministria e Jashtme maqedonase thërret ambasadorin e Shqipërisë në Shkup
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 21 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.