KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Gara pa rivalë e Berishës për drejtimin e PD-së rrezikon ta fundosë politikisht partinë

Përditësimi i fundit: 21 Maj, 2026 12:15 pm
20 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Sali Berisha i ka quajtur zgjedhjet e 23 majit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë “një proces demokratik dhe modern”.

Megjithatë, në garë është vetëm një kandidat – vetë Berisha, i cili kandidon sërish për t’u rizgjedhur kryetar i partisë.

Edhe pse disa kandidatë potencialë po përgatiteshin të përballeshin me Berishën në votimin e brendshëm, të paktët që shfaqën interes për të kandiduar u skualifikuan shpejt.

Duke shpjeguar këtë zhvillim të pazakontë, Berisha tha se “bashkëpunëtorët e qeverisë dhe krimit nuk pranohen”, duke iu referuar qeverisë së Partisë Socialiste të Edi Rama.

Votimi për drejtimin e partisë erdhi prej humbjes së saj në zgjedhjet e përgjithshme të majit 2025, por është shtyrë për një kohë të gjatë.

Megjithëse partia nisi një proces formal për regjistrimin e kandidaturave për zgjedhjet e brendshme, strukturat e partisë, të kontrolluara nga Berisha, përjashtuan të gjithë kandidatët potencialë, duke pretenduar se ata nuk plotësonin kriteret.

Kandidati potencial më i spikatur ishte ish-deputeti Ervin Salianji, i cili, pasi kaloi rreth një vit në burg për shpifje ndaj ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ka qenë kritik ndaj partisë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, duke bërë thirrje për reforma të brendshme.

Megjithëse dënimi i tij me burg fillimisht u konsiderua politik nga partia, kritikat e tij ndaj Berishës pas lirimit nga burgu nuk janë mirëpritur.

Salianji e quan procesin e përzgjedhjes një “farsë të turpshme”, duke thënë se ai ka minuar besueshmërinë e partisë përballë Partisë Socialiste të Ramës.

“Kjo farsë që po zhvillohet para syve të të gjithë shqiptarëve, duke kulmuar me uzurpimin e turpshëm të Partisë Demokratike, dëmton rëndë besueshmërinë e opozitës, i heq epërsinë morale Partisë Demokratike dhe vë përballë një parti autokratike me një qeveri autokratike,” tha Salianji për BIRN.

Megjithatë, për shkak të dënimit të tij me burg, Salianji është ndaluar të mbajë një post zyrtar për pesë vjet.

Berisha, tashmë 81 vjeç, ish-kryeministër dhe ish-president, ka qenë një figurë dominuese në politikën shqiptare postkomuniste për më shumë se tre dekada.

Rizgjedhja e pritshme e tij në krye të Partisë Demokratike vjen pas humbjes së dukshme të partisë në zgjedhjet e majit 2025, kur ajo fitoi vetëm 50 mandate në parlament kundrejt 83 mandateve të fituara nga Partia Socialiste, e cila siguroi mandatin e katërt qeverisës.

Megjithatë, shumë njerëz vënë në dyshim demokracinë e brendshme të Partisë Demokratike dhe aftësinë e saj për të frymëzuar votues të rinj nëse nuk është e gatshme të dëgjojë zëra kritikë.

Statuti i vetë partisë përcakton që kryetari duhet të japë dorëheqjen nëse humben zgjedhjet e përgjithshme. Kjo nuk ndodhi në rastin e Berishës. I pyetur për këtë, Berisha u përgjigj se zgjedhjet nuk ishin “humbur”, por “vjedhur” nga socialistët në pushtet.

Që atëherë, strategjia e tij ka qenë organizimi i protestave të përmuajshme kundër korrupsionit të pretenduar qeveritar, duke iu referuar disa çështjeve që po hetohen nga SPAK-u.

Megjithatë, vetë Berisha aktualisht është në gjyq për korrupsion. Një pjesë e mirë e retorikës së tij publike përbëhet nga dënimi i Altin Dumani, i cili ishte kreu i SPAK-ut kur nisi hetimi ndaj Berishës.

Luljeta Progni, gazetare me bazë në Tiranë, paralajmëron se “një parti që përjashton anëtarët e saj, qofshin këta kandidatë apo figura të tjera politike, po investon me vetëdije në humbje, jo në fitore.”

“Pas 13 vitesh në opozitë, është e pakuptueshme që një parti ta ngushtojë gjithnjë e më shumë hapësirën politike brenda saj,” tha Progni për BIRN.

“Përjashtimi i kandidatëve u jep legjitimitet atyre që besojnë se beteja për drejtimin e opozitës nuk ka të bëjë me ofrimin e një alternative për elektoratin ndaj qeverisë, por vetëm me ruajtjen e kontrollit mbi partinë,” shtoi ajo.

Një parti e identifikuar plotësisht me liderin e saj?

Sali Berisha u zgjodh për herë të parë në krye të Partisë Demokratike në vitin 1991 – partia e parë pluraliste e krijuar në Shqipëri pas gati 50 vitesh komunizëm.

Ai kishte marrë pjesë në organizatat studentore dhe protestat që çuan në rrëzimin e regjimit komunist.

Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë për t’u bërë President i vendit në vitin 1992, por u rikthye në krye të saj në vitin 1997, pasi u largua nga presidenca.

Në vitin 2013, ai dha sërish dorëheqjen si kryetar i partisë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të atij viti, pasi kishte qeverisur për tetë vite si kryeministër.

Por ai u rikthye përsëri në vitin 2021, kur ish-kryetari i partisë, Lulzim Basha, u distancua prej tij dhe vendosi ta përjashtonte nga partia, pasi Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Berisha udhëhoqi më pas një lëvizje politike brenda partisë dhe një betejë ligjore që përfundoi me rikthimin e tij në krye të Partisë Demokratike. Megjithatë, që nga ajo kohë, ai nuk ka arritur të fitojë asnjë përballje elektorale kundër socialistëve.

Gentian Gaba, aktivist i partisë dhe kritik i Berishës, thotë se aktualisht Partia Demokratike duket më shumë se kurrë e identifikuar me figurën e Berishës.

“Edhe pse kam qenë pjesë e një përpjekjeje disavjeçare për reformimin e Partisë Demokratike, duhet të them se ajo është një parti sui generis, e cila sot identifikohet më shumë se kurrë me figurën e Berishës, i cili për një pjesë të madhe të periudhës së tranzicionit ka qenë vetë identiteti i saj politik, emocional dhe historik,” tha Gaba për BIRN.

Sipas Gabës, “gara” aktuale për drejtimin e partisë pasqyron një konsensus të brendshëm brenda PD-së.

“Në këto kushte, mendoj se kjo ‘garë’ është vetëm një shfaqje e konsensusit të brendshëm për pranimin e këtij realiteti politik në Partinë Demokratike, ndërsa delegjitimimi i rivalëve, nisur nga qasja dhe retorika e kandidatëve, tregon një dëshirë për të mos e rikthyer partinë në një cikël të ri përplasjesh,” shtoi ai.

Një parti “e kapur” nga kryetari i saj

Meqenëse rikonfirmimi i Sali Berishës si kryetar i partisë konsiderohet pothuajse i sigurt, pyetja kryesore mbetet nëse ai mund t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare, duke pasur parasysh se Partia Demokratike ka humbur disa herë përballë socialistëve të Edi Ramës.

Një nga kritikat kryesore ndaj drejtimit të tij është se identifikimi i fortë i partisë me figurën e Berishës ka kontribuar në fitoret e Ramës.

Ergys Mërtiri, sociolog dhe analist politik me bazë në Tiranë, thotë se “zgjedhjet pa garë për drejtimin e Partisë Demokratike tregojnë kapjen e plotë të partisë nga kryetari i saj”.

“Ai është i vendosur të mos lejojë asnjë mendim ndryshe, kritikë apo zë kundërshtues, apo çdo përpjekje për të diskutuar problemet reale të partisë, e cila ndodhet në krizën më të thellë që ka përjetuar ndonjëherë një parti e madhe në këtë vend,” tha Mërtiri për BIRN.

“Kjo do të thotë se Partia Demokratike po shkon drejt një autokracie të plotë, larg hapjes për t’u kthyer në një alternativë qeverisëse,” shtoi ai.

Mërtiri beson se Berisha është, në fakt, arsyeja kryesore pse partia nuk arrin të fitojë zgjedhjet.

“Ai ka frikë se çdo reflektim mbi gjendjen e partisë do të çojë në artikulimin e të vërtetave të pamohueshme, që tregojnë se partia është zhytur në degradim dhe duhet të ndryshojë rrënjësisht për t’u rikthyer në garën për pushtet – çka do të thotë se Berisha duhet të largohet, pasi ai është personi që e mban partinë të paaftë për të konkurruar,” tha Mërtiri.

“Së fundi, ajo do të jetë një parti që përdoret si një ‘bombol oksigjeni’ për ta mbajtur Sali Berishën në politikë, pa asnjë mundësi reale për të sfiduar Partinë Socialiste në marrjen e pushtetit,” përfundoi ai.

Luljeta Progni pajtohet me idenë se një parti që nuk arrin të zhvillojë një garë reale për drejtimin e saj do ta ketë të vështirë të bindë elektoratin se mund të garantojë standarde më të larta demokratike në qeverisjen e vendit.

“Prej 13 vitesh dhe rreth shtatë betejash elektorale të humbura, opozita vazhdon të përjashtojë dhe injorojë garën, përballjen e ideve dhe alternativave brenda saj,” tha ajo.

“Duket se ky lidership është më i interesuar të menaxhojë humbjen sesa të ndërtojë fitoren,” shtoi Progni.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turkut Veysel Sahin i bllokohen 500 mln USD, në Shqipëri operon në Call Centera

Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë

KORRIDORI I TETE DHE LUFTA PËR ENERGJINË

Parku i Karavastasë/ Rama-Balluku kontrata klienteliste

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë
Artikulli tjetër Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama lëshon disa nga agjencitë, por ruan MIA-n
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 21 Maj, 2026
Rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Maj, 2026
Ministria e Jashtme maqedonase thërret ambasadorin e Shqipërisë në Shkup
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 21 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.